Trajnimi mbi Shkrimin kreativ dhe analizat e politikave publike

Prishtinë, 30 korrik 2021- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Debate Center kanë mbajtur trajnimin tre ditorë mbi Shkrimin kreativ dhe analizat e politikave publike. Ky trajnim tre ditor, do ju mundësoj pjesmarrësve të kuptojnë më lehtë proceset teknike dhe institucionale që lidhen me procesin e propozimit dhe implementimit të politikave publike.

Gjatë ditës së sotme, pjesëmarrësit u njoftuan mbi konceptet e shkrimit akademik dhe kreativ. Ndër të tjera, mësuan rreth ndërtimit të paragrafëve, referencimit dhe bibliografisë, parafrazimit dhe përmbledhjes si dhe teknikat e shkrimit kreativ dhe aplikimit të tyre në praktikë.