Thyhen zyret e Lëvizjes FOL
Prishtinë, 23 Prill 2012 ” Sot, rreth orës 8:30 janë thyer zyret e Lëvizjes FOL nga persona të panjohur. Pas njoftimeve nga kompania e sigurimit, në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësit e Policisë së Kosovës, të cila ka kryer ekspertizat e nevojshme. Në këtë rast është dëmtuar dera e hyrjes mirëpo, pas një verifikimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe të stafit të Lëvizjes FOL u konstatua që nuk ka pasur ndonjë vjedhje të aparaturës ose të dokumenteve në zyre.
Më pas Policia e Kosovës ka hapur rastin për hetime, të cilat besojmë që do të rezultojnë me kapjen e personave, e të cilët në të njëjtin objekt është hera e dytë që tentojnë për thyerje dhe vjedhje të zyrave.