Takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Afërdita Bytyçi
Prishtinë, 20 Shkurt 2018 – Përfaqësues nga Lëvizjes FOL sot u takuan me znj.Afërdita Bytyçi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjatë këtij takimi u diskutua për punën në Gjykatën Themelore në përgjithësi, e me theks të veçantë për numrin e madh të lëndëve të korrupsionit në këtë gjykatë.
Kryetarja e Gjykatës znj. Bytyçi tha se numri i madh i lëndëve të kësaj natyre, janë pasojë e bartjes nga vitet paraprake. “Përveç bartjes së lëndëve nga vitet paraprake këtu ndikon edhe numri shumë i vogël i gjykatësve në këtë gjykatë”, tha Bytyçi, duke shtuar se edhe pse kanë buxhet për të pranuar në punë gjykatës të rinj, nuk e di se ku ka ngecur puna në rekrutimin e tyre.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka zyrtarë për statistika, i cili është i angazhuar në këtë pozitë me kontratë mbi vepër.
Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).