Studentët nga Programi Evropian për të Drejtat e Njeriut vizituan Lëvizjen FOL

Prishtinë, 19 Janar 2017 –  Lëvizjen FOL e vizituan sot rreth 20 studentë nga vende të ndryshme të botës të cilët janë duke kryer studimet e Magjistraturës në programin evropian për të drejtat e njeriut dhe demokraci – në Venedik dhe Vjenë.

Menaxheri i Programeve në Lëvizjen FOL Jeton Zulfaj, prezantoi punën e FOL-it dhe rolin e Qendrës së Edukimit Kundër – Korrupsion, cila është e para e këtij lloji në Kosovë.

Gjatë këtij takimi studentët u njohën më afër me hapësirat dhe mundësitë që ofron kjo qendër si dhe qëllimin e krijimit të saj si dhe me punën që ka bërë dhe po bën aktualisht FOL-i.