Shoqëria Civile – Protestë para Kuvendit
Prishtinë, 25 qershor 2025 – Sot, në prag të vazhdimit të 37-të të seancës konstituive, NE – aktivistë të shoqërisë civile përmes një proteste para Kuvendit të Kosovës, kundërshtuam sjelljet bllokuese të deputetëve të zgjedhur dhe kërkuam nga liderët e partive politike t’i japin fund krizës institucionale.
Papërgjegjësia dhe tentativat për t’a normalizuar një gjendje e cila ka kaluar çdo kufi të normales janë të papranueshme. Kuvendi është shndërruar në një cirk të demokracisë, ndërsa qytetarët po vuajnë pasojat e këtyre humbjeve.
Ne besojmë që zgjidhja e problemit gjindet tek vullneti politik dhe konsensusi. Gjykata Kushtetuese nuk mund ta zgjidhë këtë ngërç, sepse bllokada nuk është çështje procedurale e ligjore. Edhe po të ketë vendim të Gjykatës Kushtetuese, prapëseprapë duhet që deputetë të tregojnë vullnet politik. Andaj kërkojmë arritjen e një marrëveshjeje politike, e cila normalisht është përgjegjësi e partisë fituese.
#Deputetë, emri juaj është bllokadë
#Kur t’ju bohet boll, kallëzoni
#Konsensusi është baza e demokracisë
#ShtetiNePauze