Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në Drejtësi, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane
Prishtinë, 28 janar 2022 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me PIPS dhe me mbështetjen e Ambasadës e Mbretërisë së Holandës në Kosovë ka organizuar sot konferencën një ditore me temën “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në Drejtësi, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane”.
Mexhide Demolli Nimani – drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se qëllimi i konferencës ishte reflektimi mbi përpjekjet e bëra nga Kosova për zbatimin e drejtë të reformave në drejtësi, administratë publike dhe integrim në Bashkimin Evropian.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo në fjalën e saj të rastit tha se këto lloje të takimeve na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë për atë që po ndodh dhe janë të mirëseardhura. “Integrimi në BE në esencë do të thotë, të japësh për qytetarët e Kosovës, kryerja e reformave, miratimi i legjislacionit dhe zbatimi i të dyjave, është mënyra për ta arritur këtë. Është e rëndësishme që forcat të bashkohen për të afruar Kosovën më afër BE-së, më afër integrimeve evropiane dhe kjo bëhet duke bërë reforma dhe duke adaptuar legjislacionin me BE-në. Ende ka sfida të shumta dhe Holanda do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me ekspertizë që të vazhdojë përpara”, tha Ambasadorja Lobbezoo.
Penalistë në sesionin e parë me të cilët u diskutua rrugëtimi i Kosovës dhe reforma në sistemin e drejtësisë ishin:
- Lulzim Beqiri – Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
- Donikë Qerimi – Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës
- Albert Avdiu – Ekspert ligjor
- Ehat Mistaraj – Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi
Ndërkaq, në sesionin e dytë u diskutuar për sfidat në Reformën e Administratës Publike. Funksionimi i mirëfilltë i administratës publike është një nga sfidat kryesore për qeverisjen demokratike dhe krijimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Administrata publike e Kosovës ballafaqohet me sfida serioze siç janë politizimi në proceset e emërimit, stafi i tej ngarkuar nëpër institucione dhe përpjekjet për përfshirje politike në rekrutimet e shërbimit civil të lartë. Në kuadër të këtij sesioni panelist ishin:
- Edmir Sejdiu, Udhëheqës i Divizionit për Koordinimin, Monitorimin dhe Zbatimin e Reformave, Ministria e Punëve të Brendshme
- Naser Shamolli, Hulumtues, Grupi për Studime Juridike dhe Politike
- Albana Rexha, Hulumtuese, Demokraci Plus
Në Sesionin e tretë të konferencës së sotme u diskutua për “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Integrimi në BE”.
Kosova në aspektin politik dhe ekonomik vazhdon të qëndrojë mbrapa sa i përket kritereve për integrim në BE pavarësisht se në përafrim të legjislacionit ka bërë hapa të mirë. Rrugëtimi i Kosovës në BE ka filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe më tutje është zgjeruar në mekanizma tjerë si ERA I dhe ERA II. Në këtë panel u nda përvoja e shteteve të anëtarësuara së fundmi në BE duke e parë si kanë vepruar ata në avancimin e një procesi të tillë të integrimit dhe se ku duhet të fokusohen institucionet e Kosovës për të vendosur Kosovën në një pozitë më të favorshme në raport me integrimin në Bashkimin Evropian.
Për të diskutuar për këtë temë panelistë ishin:
- Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv, Insitituti EPIK
- Bekim Çollaku, ish Ministër i Integrimeve Europiane
- Ingrid Shikova (Bullgari) – Shefe e Departamentit të Studimeve Evropiane të Qendrës së Ekselencës Jean Monnet dhe Drejtoreshë e Qendrës së Informacionit të BE-së 2001-2007
- Jeton Zulfaj, Këshilltar Politik i Kryeministrit