Rritet numri i aktgjykimeve të publikuara, 112 gjyqtar kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit shtator
Prishtinë, 21 tetor 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës. Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin shtator 2019.
Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – shtator 2019.
Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 shtator – 30 shtator 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.
Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartëpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 1185 aktgjykime që i bie të jenë 9 aktgjykime më shumë se ato që BIRN dhe FOL kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vie si rrjedhojë e publikimit të dyfishtë të aktgjykimeve si dhe publikimit të aktvendimeve.
Po gjatë muajit shtator, është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit shtator.
*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.