Reagimi negativ i Qeverisë ndaj raporteve ndërkombëtare, shqetësues

Pjesëmarrësit e konferencës me temën “Raportet ndërkombëtare si instrument presioni” të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme ngritën shqetësimet e tyre për reagimin negativ të Qeverisë së Kosovës ndaj raporteve ndërkombëtare, duke e theksuar problemin e presionit që ushtrohet te organizatat joqeveritare kosovare dhe ekspertët vendorë, të cilët kontribuojnë në hartimin e këtyre raporteve, raporton KosovaLive.

Kjo konferencë kishte për qëllim nxitjen e debatit mbi rolin e shoqërisë civile në përpilimin e raporteve ndërkombëtare vlerësuese për Kosovën dhe përdorimin e këtyre raporteve për të ushtruar presion mbi institucionet shtetërore në segmentin e qeverisjes së mirë.

Panelistë të konferencës ishin Agron Demi nga Instituti GAP dhe Ramadan Ilazi nga Lëvizja FOL, të cilët diskutuan për mënyrën e hartimin të raporteve ndërkombëtare për Kosovën dhe shfrytëzimin e tyre për të ndikuar në përmirësimin e performansës së qeverisjes shtetërore në Kosovë.

Duke filluar nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, por edhe raportet tjera ndërkombëtare të Kosovës, konferenca adresoi aftësinë e shoqërisë civile për t”i shndërruar ato në instrumente presioni dhe avokuar për përmirësime në performansën e qeverisjes, në veçanti në fushat më të kritikuara nga raportet ndërkombëtare.

Në konferencë u prezantuan versioni kosovar i Raportit të Progresit, i hartuar nga organizatat joqeveritare të Kosovës dhe analiza për raportet ndërkombëtare për shtetin e Kosovën në këto dy vitet e fundit. Qëllimi i këtyre produkteve është të ofrojë një pasqyrë alternative të progresit dhe regresit në Kosovë, duke reflektuar pikëpamjen dhe vlerësimin e organizatave të shoqërisë civile kosovare mbi fushat esenciale të qeverisjes shtetërore.

Konferenca më specifikisht adresoi çështjet si: A po tregohet e aftë shoqëria civile e Kosovës për t”i përdorur këto raporte si instrumente presioni” Cilat janë kapacitetet e shoqërisë civile për të ofruar raporte alternative të vlerësimit të performansës së qeverisjes në Kosovë” Me çfarë serioziteti trajtohen raportet ndërkombëtare nga institucionet shtetërore të Kosovës” Çka thonë në përgjithësi raportet ndërkombëtare për Kosovën” Konferenca u përkrah nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, e cila e ka mundësuar edhe përgatitjen e Raportin të Progresit Made in Kosova