Qeveria Hoti realizoi vetëm 42% të planit një vjeçar të punës
Prishtinë 16 mars 2021 – FOL ka bërë monitorimin e Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës të 15 Ministrive dhe Zyrën e Kryeministrit, të cilat në bazë të realizimit të planit tregojnë se ka pasur nivel të ulët të realizimit të aktiviteteve të cilat ishin paraparë të përfundonin për vitin 2020. Nga ky monitorim del se Plani Vjetor i Punës së Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2020 u realizuara vetëm 42%.
Erblin Hoxha koordinator i projektit në Lëvizjen FOL tha se ministritë të cilat arritën të realizojnë mbi 90% e planit të punës janë; Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 9 objektiva me 89 aktivitete, nga të cilat 38 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria për Komunitete dhe Kthim në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me 12 aktivitete ku vetëm 1 ka mbetur pa përfunduar.
Ministria e Zhvillimit Rajonal në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 3 objektiva me 18 aktivitete, nga të cilat 1 ka mbetur pa përfunduar.
Ministria e Shëndetësisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej 29 aktivitete. Nga 29 aktivitetet e parapara 14 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 10 aktivitete. Nga to 4 kanë mbetur pa u realizuar.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 6 objektiva gjithsej 71 aktivitete. Janë 19 aktivitete kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 56 aktivitete, nga të cilat 31 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 8 objektiva me gjithsej 159 aktivitete nga të cilat 72 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 20 aktivitete. Nga të 20 aktivitetet e parapara 12 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Financave në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me 51 aktivitete gjatë gjithë vitit. Nga 51 aktivitetet e parapara 10 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Infrastrukturës në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej 30 aktivitete, nga të cilat 16 kanë mbetur pa përfunduar.
Zyra e Kryeministrit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 28 objektiva me gjithsej 166 aktivitete prej të cilave ka realizuar vetëm 73 aktivitete.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 6 objektiva me 46 aktivitete, ku të papërfunduara kanë mbetur 33 aktivitete.
Ministria e Drejtësisë në kuadër të planit vjetor të punës se Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva. Në kuadër të këtyre 5 objektivave ishin paraparë të realizohen gjithsej 52 aktivitete, mirëpo kanë mbetur 24 aktivitete të parealizuara.
Ministria e Pushtetit Lokal në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 3 objektiva në kuadër të të cilave ishin planifikuar të realizohen 23 aktivitete. Nga 23 aktivitete vetëm 1 ka mbetur parealizuar.
Ministria e Mbrojtjes në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 23 aktivitetet, nga të cilat 7 kanë mbetur parealizuar.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 6 objektiva me 149 aktivitete. Fatkeqësisht përkundër insistimit tonë nuk kemi pranuar përgjigje nga zyra e sekretarit të kësaj ministrie rreth realizimit të planit të punës.