Portalin Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq u prezantuan në Odën Amerikane

Prishtinë, 6 tetor 2021 – Sot në Odën Amerikane Lëvizja FOL dhe Democracy Plus organizuan sesionin informues për Portalin Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq. Qëllimi i këtij eventi është informimi dhe bashkëbisedimi me përfaqësuses të biznesve, në lidhje me prokurimin publik në Kosovë, të dhënat e hapura, si dhe platformat që ofrojnë këto të dhëna, siç janë Portali Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq. Ky sesion informues do të shërbejë për të promovuar platformat e lartëpërmendura dhe për nxitur hulumtimin e kontratave publike nga bizneset kosovare. Ky aktivitet u mbështet nga USAID Kosovo-Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.