OSCE diskriminon shtetasit e Kosovës

Prishtinë, 22 Shkurt 2009 – Aksioni Qytetar FOL”08 ka reaguar ndaj një njoftim (konkurs), të publikuar në të përditshmen ”Koha ditore”, të datës 21 shkurt, 2009, në faqe 47, për dy vende të lira të punës në Misionin e OSCE në Kosovë, në kuadër të kushteve të aplikimit parashihet që personat, të cilët aplikojnë për pozitat përkatëse, duhet të jenë banues të Kosovës dhe që një gjë të tillë duhet ta dëshmojnë përmes letërnjoftimit të UNMIK-ut ose që konkurrenti të jetë qytetar i Serbisë.

Sipas FOL “08, ky kusht i OSCE-së diskriminon të gjithë ata persona që posedojnë dokumente identifikimi të Shtetit të Kosovës. OSCE duke njohur plotësisht të drejtën për aplikim shtetasve serbë, por jo edhe të atyre Kosovarë, nuk dëshmon se është neutral ndaj statusit të Kosovës, por përkundrazi dëshmon se është e njëanshme në favor të shtetit Serb.