Në gjashtë mujorin e këtij viti, rreth 1800 lëndë korrupsioni të pazgjidhura nga Gjykatat dhe Prokuroria
Prishtinë, 03 gusht 2014 – Lëvizja FOL sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ç’rast ka publikuar statistikat për periudhën gjashtë mujore të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave në kuadër të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion dhe gjithashtu vendimet dhe veprimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit në Kosovë përgjatë kësaj periudhe.
Fidan Kalaja, nga Lëvizja FOL tha se përgjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014, Policia e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar gjithsej 19 raste, ku për 6 persona ka ngritur kallëzim penal dhe 6 persona janë arrestuar. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka trajtuar 30 raste, ku për 10 persona është ngritur kallëzim penal dhe 6 persona janë arrestuar. Ndërkaq, për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare Policia e Kosovës ka trajtuar 236 raste të korrupsionit, ku për 106 persona është ngritur kallëzim penal dhe 34 persona janë arrestuar.
Ai më tutje theksojë se Prokuroria e Kosovës gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014, për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pasur gjithsej në punë lëndë ku kanë qenë të implikuar 53 persona, ku nga të gjitha këto ka zgjidhur 13 prej tyre, ndërkaq lëndë të pazgjidhura për në fund të periudhës kanë mbetur gjithsej 19. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Prokuroria ka pasur në punë gjithsej lëndë ku kanë qenë të implikuar 55 persona, ku 24 nga këto lëndë i ka zgjidhur ndërsa 16 prej tyre kanë ngelur të pazgjidhura në fund të gjashtë mujorit të parë 2014. Dhe për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare, Prokuroria e Kosovës ka pasur gjithsej lëndë në punë ku kanë implikuar 1244 persona, ku nga këto vetëm 372 lëndë janë zgjidhur ndërsa 1065 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura gjatë periudhës së parë gjashtë mujore të vitit 2014.
Sipas tij, përgjatë periudhës gjashtë mujore të vitit 2014, Gjykatat e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit kanë pasur gjithsej në punë lëndë që kanë implikuar 171 persona, ku nga këto lëndë kanë zgjidhur vetëm 20 prej tyre, ndërsa 77 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë ku kanë qenë të implikuar 87 persona, ku 8 nga këto lëndë i kanë zgjidhur ndërsa 44 nga këto lëndë janë të pazgjidhura në fund të gjashtë mujorit të parë 2014. Dhe për veprën penale të korrupsioni keqpërdorim i pozitës zyrtare, Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë ku kanë implikuar 619 persona gjatë periudhës së parë gjashtë mujore të vitit 2014, ku nga këto vetëm 93 lëndë janë zgjidhur ndërsa 573 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe.
Gjithashtu Fidan Kalaja tha se Lëvizja FOL, përveç tri institucioneve të përfshira në këtë platformë për periudhën këtë periudhë gjashtë mujore, ka monitoruar edhe vendimet e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës nga 15 seanca plenare sa ka mbajtur në gjashtë mujorin e parë të vitit 2014, në vetëm një prej tyre ka diskutuar për luftën kundër-korrupsion. Ndërsa Qeveria e Kosovës në 6 mujorin e parë të vitit 2014 nga 169 vendime sa ka miratuar vetëm një ka qenë në fushën kundër korrupsion.
Për më shumë rreth Platformës së Statistikave anti-korrupsion gjeni të bashkangjitur linkun; http://www.levizjafol.org/plateforma-statistikave-anti-korrupsion/?message=true&FaqeID=1