Mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL
Prishtinë, 24 Korrik ” Bordi Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL ka mbajtur të martën, mbledhjen e radhës. Stafi i Lëvizjes FOL dhe anëtarët e Bord-it i uruan mirëseardhje anëtarit të ri të Bord-it të FOL, Astrit Gashi, e i cili u njoftua më gjerësisht me punën e organizatës.
Pastaj, takimi vazhdoj me diskutimin për gjendjen e përgjithshme të organizatës, për angazhimet e FOL-it në gjashtëmujorin e parë të këtij viti si dhe për punën dhe aktivitetet e planifikuara të cilat do të realizohen deri në fund të këtij viti.
Në këtë takim ndër pikat më të rëndësishme që u diskutuan ishin Draft-Strategjia e Punës 2013-2015 e Lëvizjes FOL, dhe vlerësimi i punës së Lëvizjes FOL në raport me ndikimin tek institucionet dhe publikun. Bord-i në këtë takim ra dakord që dy dokumentet të diskutohen gjatë kësaj periudhe më gjerësisht me stafin, anëtaret e Bord-it, anëtarët e Kuvendit dhe miqtë e FOL-it për të qenë një vlerësim objektiv, i qëndrueshëm, i krahasueshëm e i cili do të ishte në shërbim të një pune më të avancuar në funksion të misionit të organizatës.
Në funksion të kësaj, Bord-i u pajtua që deri në mbledhjen e ardhshme, që do të jetë në fund të shtatorit do t”i adresoj të gjitha rekomandimet, vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat për draft-strategjinë dhe për vlerësimin e punës së FOL-it.