Mbledhja e fundvitit e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL
Prishtinë, 19 Dhjetor – Bordi Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL ka mbajtur të mërkurën, mbledhjen e fundit për këtë vit. Udhëheqësit e Lëvizjes FOL njoftuan anëtarët e Bord-it me zhvillimet dhe aktivitetet që FOL ka realizuar në këtë vit dhe gjithashtu për planet që do të realizohen në vitin e ardhshëm.
Në këtë takim ndër pikat që u diskutuan ishte edhe organizimi i ceremonisë së çmimit vjetor për guximin qytetarë. Pas një diskutimi për kushtet dhe kriteret e këtij çmimi, Bordi vendosi për emrin e personit i cili do ta marrë këtë çmim në këtë vit.
Bord-i u pajtua që deri në mbledhjen e ardhshme, që do të jetë në mes të shkurtit të vitit të ardhshëm me ç’rast do të vlerësojë punën një vjeçare të Lëvizjes FOL dhe do të miratoi strategjinë e re për vitet 2013-2015.
Galeria e aktivitetit
![Foto Galeria: Mbledhja e fundvitit e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL](https://levizjafol.org/wp-content/uploads/2014/12/20140305031108_1358.jpg)
![Foto Galeria: Mbledhja e fundvitit e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL](https://levizjafol.org/wp-content/uploads/2014/12/20140305031108_863-640x321.jpg)