Lëvizja FOL bashkë me studentë të Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Themelore të Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe të Prizrenit
Prishtinë, 14 korrik 2022- Lëvizja FOL mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL), së bashku me studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Themelore të Pejës, të Gjakovës, të Ferizajt dhe Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Studentët u pritën në takim nga kryetarët apo nënkryetarët e këtyre gjykatave. Gjatë takimeve të mbajtura studentët u informuan nga afër për organizimin dhe funksionimin e këtyre gjykatave, sfidat me të cilat përballen dhe fluksin e lëndëve, si dhe patën mundësi që të shohin për së afërmi sallat ku mbahen proceset gjyqësore.
Kryetarët e gjykatave u shprehën të gatshëm që edhe në të ardhmen të presin studentë në takime apo dhe grupe tjera që shfaqin interesim për organizimin dhe punën e gjykatave.
Lëvizja FOL së bashku me studentë do të vizitojnë edhe gjykatat tjera themelore, si dhe Gjykatën Supreme dhe atë të Apelit.
Ky Projekt financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Sundim të Ligjit (INL).