Kryeministër në funksion të shtetit, e jo të partisë

Prishtinë, 02 Maj – Ndonëse jemi në vitin e pestë të Pavarësisë së shpallur, institucionet e Republikës ende nuk kanë nën kontroll territorin e saj. Jemi në vitin e trembëdhjetë qysh kur veriu i Kosovës mbetet i mbytur nga kriminaliteti dhe paligjshmëria. Shteti i Kosovës më shumë se nga jashtë kontestohet nga brenda territorit të saj. Institucionet e tona udhëtojnë përditë në vende të ndryshme të botës, por e kanë të “pamundur” të jenë prezentë në veri të Kosovës.

Kryeministri i vendit qëndroi më ditë të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk qëndroi as edhe një orë të vetme në Zveçan, Zubin-Potok apo Leposaviç.
Lëvizja FOL për gjatë fushatës për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Ferizajt e ka monitoruar dhe analizuar përkushtimin që kryeministri Thaçi ka treguar për zgjedhjet atje.
Prezenca e Kryeministrit në Ferizaj të krijonte përshtypjen se vet ai po kandidonte për kryetar të Ferizajt. Atje ishte e gjithë qeveria: ministra, zv. ministra, këshilltarë, drejtorë dhe pothuajse të gjithë udhëheqësit ekzekutiv të Qeverisë së Kosovës. Nuk kemi parë përkushtim të tillë të Qeverisë së vendit për veriun e vendit dhe qytetarët e saj. Pra, atje kemi parë çdo gjë: krim të organizuar, informalitet, struktura anti-shtetërore, por nuk kemi parë dhe nuk po shohim dot institucione të Republikës së Kosovës.

“Zgjedhjet në Ferizaj treguan që për Qeverinë e Kosovës më i rëndësishëm është pushteti në atë komunë sesa shteti në veri të vendit. Qeveria dhe Kryeministri i Kosovës ka treguar që Strategjia për Veriun, Koordinatori për atë pjesë dhe vetë ndërhyrja më 25 korriku e Forcave Special nuk ishin për shtrirjen e autoritetit të Kosovës, por ishte kryekëput për rehabilitimin e pushtetit të tij brenda opinionit publik”, deklaroj Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL.

Prandaj, në funksion të kësaj, FOL përmes këtij aksioni i kërkon Qeverisë që ta forcojë pushtetin shtetëror në tërë Republikën e Kosovës, e jo pushtetin partiak dhe personal të kryeministrit Thaçi.

Galeria e aktivitetit

g511

g510

g59

g58

g57

g56

g55

g54

g53

g52

g51