Kosova renditet e 11-ta në Turneu Ndërkombëtar i Debatit në Bosnje e Hercegovinë

Prishtinë, 3 Gusht 2009 – Ekipi i Kosovës i cili po përfaqëson vendin në Turneun Ndërkombëtar të Debatit në Bosnje dhe Hercegovinë ka arritur të kualifikohet në të tetat e finales dhe në fund të turneut është renditur në vendin e 11 nga gjithsej 34 ekipe sa po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Organizatorët e turneu kanë vlerësuar lartë arritjen e ekipit të Kosovës dhe kanë shprehur respektin e tyre për këtë sukses. Edhe tre folësit e ekipit të Kosovës, Jon Mulliqi, Gresa Statovci dhe Samin Emini kanë treguar sukses duke u dëshmuar për aftësi cilësore të argumentimit dhe retorikës.