Kampi Veror 2016-“Të rinjtë- Luftimi i korrupsionit”

Vushtrri, 27 Gusht 2016 – Filloj Kampi Veror 2016, i cili organizohet nga Lëvizja FOL me mbështetjen e USAIDKosovo dhe ATRC, në kuadër të projektit “Përfshirja e të rinjëve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë”.

Rreth 80 të rinjtë nga mosha 16-24 vjeç, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Gjakova dhe Ferizaj, janë pjesëmarrës në këtë Kamp i cili po mbahet në Akademinë për Siguri Publike të Kosovës në Vushtrri nga 26-29 Gusht.

Të rinjtë pjesëmarrës do të ndjekin 4 module gjatë këtij kampi: Shteti, Zgjedhjet, Gjyqësori dhe Teatri i rrugëve. #sedukorrupsionincamp

IMG_8332 IMG_8334 IMG_8341 IMG_8343 IMG_8345