Infosesion me gazetarët dhe aktivistët lokal të Komunës së Prishtinës mbi paditë SLAPP
Prishtinë, 19 shtator 2025 – Në kuadër të projektit “Fuqizimi i lirisë së shprehjes dhe të drejtave të gazetarëve”, të mbështetur nga Safe Journalists, Lëvizja FOL ka organizuar një infosesion me gazetarët, aktivistët dhe përfaqësues të organizateve të shoqërisë civile të Komunës së Prishtines.
Gjatë këtij takimi informues, u diskutua gjerësisht rreth fenomenit të padive SLAPP (Strategic Lawsuits Against Public Participation), dhe pjesëmarrësit patën mundësi të njihen nga afër me natyrën e këtyre padive, pasojat që ato mund të kenë në punën e gazetarëve dhe aktivistëve, si dhe mënyrat më efektive për t’u mbrojtur nga to.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Lëvizjes FOL për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe të drejtat e gazetarëve në Kosovë, duke synuar të ndërgjegjësoj publikun dhe profesionistët e medias mbi kërcënimet që i kanosen lirisë së shprehjes dhe nevojën për reforma ligjore që parandalojnë abuzimin me paditë SLAPP.