Grumbullimi i lëndëve në prokurori vonon drejtësinë për personat nën hetime

Prishtinë, 17 maj 2017 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “Performanca e Prokurorisë në luftën kundërkorrupsion”, ku pjesëmarrës ishin Blerim Isufaj nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Sevdije Morina, zëvendëskryeprokurore e shtetit, prokuror të prokurorive themelore, përfaqësues të Këshillit të Evropës, organizata të shoqërisë civile dhe mediat.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL, tha se prokuroritë për vitin 2016 më shumë kanë zgjidhur lëndë sesa që ka pranuar.

“Fluksi i lëndëve, lëndë të pazgjidhura më 1 janar të vitit 2016 ka qenë 1424. Ne po i themi lëndë, mirëpo këta janë persona, sepse puna e prokurorisë matet me persona sipas gjykimit tonë”.826 ka qenë numri i personave, të cilët kanë hyrë gjatë vitit kalendarik. Po flasim për 365 ditë dhe gjithsej lëndë në punë 2250 persona, të zgjidhura janë 1073 persona që mundeni me pa që nga 826 persona që kanë hyrë në vitin 2016, 1073 janë zgjidh që është një trend pozitiv, tha ai.

Ndërkaq, Blerim Isufaj kyresues i KPK-së, tha se lufta kundërkorrupision është prioritet i Prokurorisë së Shtetit. “Ky raport është tejet i dobishëm që analizon lëndët e prokurorit të shtetit përmes një metodologjie të qartë siç është norma e zgjidhjes së lëndëve  të prokurorisë , trendet, kohëzgjatjen dhe pasqyrimi i të dhënave statistikore”, tha Isufaj. Sipas tij, ky raport është tejet i dobishëm pasi që është pjesë e këshillit dhe mundëson një pasqyrë të qartë të performancës së sistemit prokurorial, luftimin e korrupsionit.

Zëvendës prokurorja e Shtetit, Sevdije Morina tha se wshtw e shqetësuar me numrin  madh të rasteve. “Me të vërtetë është shqetësuese numri i madh që gjatë rrugës dhe procedimit të tyre duhet të jetë edhe Kosova. Aty ku nuk ka prova, detyrë që duhet bërë që është kryerja e detyrës me profesionalizëm që është hedhja, sepse çdo veprim tjetër ndaj një detyre zyrtare nëse dikush e dërgon një rast në gjykatë sa herë që nuk ka prova. Kur është fjala të performanca e prokurorëve, ngritja e akuzave kjo është edhe më shqetësuese nëse ngrihen akuza pa themelin që e parasheh ligji,” ka thënë Morina.

Jetish Maloku kyreprokuror i prokurorisë themelore në Gjilan tha se me gjithë punën që është bërë ka ende shumë për të bërë. “Neve na duhet besimi i publikut, andaj në këtë drejtim kemi shumë për të bërë”, tha Maloku.

Stephanie Lefeuvre nga Këshilli i Evropës tha se FOL ka bërë shumë mirë që ka përdor këta indikator për zbërthimin e këtyre statistikave.

Lëvizja FOL do të publikoj gjatë vitit 2017 raportet për matjen e performancës tre mujore në luftën kundërkorrupsion për prokurorinë dhe gjykatat por do të masë përformancën edhe të gjykatësve dhe prokurorëve.

 “Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) –i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”