FOL: Të bëhet publike marrëveshja me shtetin e IMO-s/Nigeria

Prishtinë, 29 mars – Në media të vendit tonë dje është raportuar për një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës (të nënshkruar nga zv. kryeministri Behxhet Pacolli) dhe Imo State Nigeria (nënshkruar nga Guvernatori Rochas). Njoftimi për këtë marrëveshje është botuar në web-sajtin zyrtar të Shtetit të Imo-s/Nigeria, por e njëjta nuk është bërë në web-sajtet e institucioneve të vendit tonë. Në njoftimin zyrtar të Guvernatorit të shtetit të Imo-së/Nigeria, thuhet që “Qeveria e Kosovës do të investojë në sektorin e energjisë në këtë shtet”.

Ndërkohë, ne, gjatë ditës së djeshme kemi kërkuar në të gjitha web-site-te e institucioneve të vendit, por nuk kemi gjetur asnjë informatë lidhur me ato të cilat i publikoi Guvernatori i Shtetit të Imos.

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një praktikë jo-demokratike dhe jo transparente në lidhje me marrëveshjet qe ka nënshkruar kohëve të fundit.

“Ne sot kërkojmë nga Qeveria e vendit që të bëjë publike marrëveshjet e nënshkruara. Kjo për të kuptuar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, si ka vendosur që Qeveria të investojë në këtë shtet dhe në çfarë kapaciteti e ka nënshkruar zv. Kryeministri Pacolli një marrëveshje të tillë” Nëse është nënshkruar në kapacitet institucional, atëherë si është e mundur që Qeveria e Kosovës të investojë në fushë të energjisë në këtë shtet, problem ky që është ende i pazgjidhur në shtetin tonë””, deklaroj Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL.

E, nëse zv. Kryeministri Pacolli e ka nënshkruar si biznesmen, që është edhe në të shumtën e herëve, kërkojmë nga Agjencia Kundër Korrupsion që të nis menjëherë procedurat e hetimeve paraprake për konflikt interesi.

Pra, e gjithë ajo çka ne kërkojmë është një komunikim me qytetarët e Kosovës, një përgjegjësi qeverisëse në politikat që ndërmerr, dhe zbatim të praktikave demokratike të cilat janë të përcaktuara me Kushtetutën e vendit për marrëveshjet ndërkombëtare.

Galeria e aktivitetit

g15

g14

g13

g12

g11

foto (80)