FOL kërkon qasje në prokurim në Ministrinë e Administratës Publike, Infrastrukturës, Arsimit…

Prishtinë, 25 mars 2011: Lëvizja FOL, sot, përmes një letre drejtuar ministrave përkatës, i ka propozuar Ministrisë së Administratës Publike, asaj të Infrastrukturës si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë nënshkrimin e një memorandum që do ti mundësonte FOL-it qasje në procedurat e prokurimit në cilësinë e monitoruesit, të ngjashëm siç është nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë.

Memorandumi i propozuar nga Lëvizja FOL ka për qëllim të rrisë dhe zhvilloj transparencën gjatë procesit të dhënies së kontratave publike, procedurave të prokurimit dhe tenderimit, duke synuar parandalimin e keqpërdorimeve, korrupsionin dhe konfliktin e interesit deklaroi z. Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL.
FOL pret që Ministritë përkatëse të përgjigjen pozitivisht ndaj propozimit duke qenë se një praktikë e tillë është vendosur edhe nga zv. Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi.