“FOL hapur” ” Sfidat e bisedimeve me Serbinë

Prishtinë, 3 qershor 2011 – Lëvizja FOL ka nisur sot një forum të quajtur “Fol Hapur”, i cili synon të sjellë shoqërinë civile më pranë proceseve të rëndësishme vendimmarrëse për vendin tonë. Aktiviteti i parë në kuadër të forumit ishte diskutim për dialogun Kosovë- Serbi. Në panel ishin: z. Bekim Baliqi, shef i departamentit të Shkencave Politike në UP si dhe z. Halil Matoshi, analist.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL në hapje të këtij diskutimi tha se qëllimi i këtij debati është të sjell një perspektivë tjetër prej asaj politike të bisedimeve Kosovë-Serbi. Më tej ai deklaroi se “Është e rëndësishme të kuptojnë që nëse ky proces do të përmblidhet me një marrëveshje dhe nëse një dokument i tillë do të dërgohet për miratim në Kuvendet e dy shteteve përkatëse. Përvoja e Kosovës me negociata ka dëshmuar se procese që nuk kanë pronësi publike mund të dështoj prandaj është qenësore transparencë e procesit dhe që qytetarët e Kosovës të sigurohen se vendi do të përfitoj nga ky proces.

Në anën tjetër, z. Halil Matoshi, tha se është mirë që së paku shoqëria civile të flas hapur për këtë proces, kur dihet se në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur diçka serioze për këtë proces.
“Mendoj se nuk ka qenë koha e duhur për Kosovën që të hyj në këto bisedime. Kuvendi i Kosovës duhet të miratoj një rezolutë me anë të së cilës do të kërkohej ndërprerja e bisedimeve deri në përmbushjen e disa kushteve nga Serbia, duke përfshirë edhe ndërprerjen e fushatës kundër Kosovës si dhe ndërprerjen e mbështetjes së strukturave paralele në Kosovë.

Shefi i departamentit të Shkencave Politike në UP z. Bekim Baliqi, tha se nuk pajtohet me frikën se çfarë po humb Kosova dhe se çfarë po fiton Serbia nga këto bisedime. “Ajo që dihet është se këto nuk janë bisedime, por negociata klasike. Më e rëndësishmja në këtë proces e që nuk po bëhet transparente është kohëzgjatja e këtyre bisedimeve, sepse nuk mund të negociohet pafundësisht për diçka”, tha Baliq. Sipas tij, zakonisht palët që hyjnë në bisedime kanë qëndrime të kundërta andaj kërkohet një mes i artë. “Ne si Kosovë ende nuk e kemi të qartë se çfarë presim nga këto negociata, e që shihet Serbia këtu e ka më të qartë se çfarë pret nga to. Nëse për Serbin ka qenë një lloj joshje anëtarësimi në BE, e për Kosovën liberalizimi i vizave, do duhej të dihej se cili do të jetë çmimi që Kosova do ta paguaj në këtë rast”. Baliq i cili shtoi se mos përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ndërmjetësues në këto negociata, është një gabim.

Konkluzionet e dala nga ky diskutim ishin:
” Status quo në Kosovë po ndihmon krimin në veri të vendit
” Kosova është fut në negociata pa përgatitje paraprake të opinionit publik për pritjet dhe pa strategjinë për pronësi publike në proces.
” Transparenca e këtyre bisedimeve është qenësore për të rritur mbështetjen e publikut për ndonjë marrëveshje eventuale