FOL Hapur me kryetarin e komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku

Llapushnik, 12 Prill 2016 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, vazhdon serinë e debateve në formatin FOL Hapur me kryetarët e Komunave. Diskutimi i radhës është mbajtur sot në komunën e Drenasit më saktësisht në fshatin Llapushinik.

Petrit Zogaj, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL prezantoi të gjeturat e hulumtimit që FOL ka bërë gjatë kësaj periudhe për investimet kapitale që komuna e Drenasit ka bërë gjatë dy viteve të fundit, në katër fshatra me numrin më të madh të banorëve të kësaj komune si dhe të kërkesat e banorëve për investime. Sipas tij, pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë katër fshatra: Nekoc, Tërstenik, Llapushnik, Komoran dhe se këto kërkesa do të dërgohen në komunë në mënyrë që të shihet mundësia e investimeve me rishikim të buxhetit apo edhe vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku, shpalosi investimet e bëra nga komuna deri më tani dhe premtoj se me rishikimin e buxhetit por edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm do të shikohen mundësit për investime.

IMG_6969 IMG_6976 IMG_7009