FOL Hapur mbi Qasjen në Drejtësi
Në kuadër të projektit “Ngritja e vetëdijes dhe besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, Lëvizja FOL, në partneritet me Qendra per Studime te Avancuara FIT dhe me mbështetjen e European Union in Kosovo 🇪🇺, organizoi diskutimin me temën:
“Avancimi i Qasjes në Drejtësi – Sfidat dhe Rëndësia”.
Të ftuar në panel ishin:
Armend Hamiti – Prokuror, Prokuroria Themelore Prishtinë
Florent Zeqiri – Gjyqtar, Gjykata Komerciale
Qëndrim Gashi – Agjencia për Ndihmë Juridike Falas
Arrita Rezniqi – Hulumtuese, Instituti i Kosovës për Drejtësi
Gjatë diskutimit u prezantua “Udhëzuesi Praktik për Qasjen në Drejtësi”, një dokument që synon të fuqizojë qytetarët me njohuri ligjore dhe t’i udhëzojë në mënyrë të qartë brenda sistemit të drejtësisë.
Ky aktivitet është pjesë e fushatës “Qasja në Drejtësi”, e cila do të vijojë në komunat e Pejës, Gjilanit për të afruar qytetarët më pranë institucioneve dhe diskutimeve mbi qasjen në drejtësi.