Bashkëbisedim me z. Safet Hoxha, Kryetar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik
Prishtinë, 4 Maj 2017 – Lëvizja FOL ka organizuar ligjëratën e radhës me z. Safet Hoxha, Kryetar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Z.Hoxha, bashkëbisedoj me studentë rreth punës së institucionit që ai drejton, për ndikimin e prokurimit elektronik në zvogëlimin e keqpërdorimit të shpenzimit të parasë publike dhe ndikimi i korrupsionit në prokurim dhe luftimi ndaj tij.
Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL. Ligjërata të tilla informuese do të mbahen edhe në të ardhmen nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) –i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation – KCSF “