Mbledhja e fundvitit e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 12 Dhjetor – Bord-i Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL ka mbajtur të enjten, mbledhjen e fundit për këtë vit. Udhëheqësit e Lëvizjes FOL njoftuan anëtarët e Bord-it me zhvillimet dhe aktivitetet që FOL ka realizuar përgjatë vitit 2013, dhe gjithashtu për planet që do të realizohen në vitin e ardhshëm. Pas prezantimit të punës për vitin 2013, anëtarët e Bord-it shprehen mbështetjen për punën që FOL ka bërë si dhe për planet për vitin 2014.

Në këtë takim ndër pikat që u diskutuan ishte edhe organizimi i ceremonisë së Çmimit për Guximin Qytetarë, ku FOL për herë të pestë do ta ndaj këtë Çmim. Pas një diskutimi të gjatë për propozimet dhe arsyetimet për këtë Çmim, Bord-i vendosi për propozimet si dhe për ditën kur do të mbahet takimi i fundvitit.

Galeria e aktivitetit

foto (88)

20140305031110_1176

20140305031110_358

Qasja në drejtësi ndihmon në realizimin e të drejtave të njeriut

Gjakovë, 10 dhjetor 2013 – Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Afrimi i qytetarëve me institucionet e drejtësisë”, i cili financohet nga populli amerikan përmes USAID/ATRC, ka mbajtur të martën në ditën ndërkombëtare të të drejatve dhe lirive të njeriut takimin e radhës të “Forumit për Qasjen në Drejtësi” në Komunën e Gjakovës. Panelist në këtë forum ishin: Vaton Durguti, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe Aishe Berisha, zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. të ftuar tjerë ishin edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Avokatit të Popullit, nga Qendra për Ndihmë Juridike, shoqëria civile dhe qytetarët e interesuar në Komunën e Gjakovës. Në këtë takim u prezetua Raport i monitorimit të seancave gjyqësore në Gjakovë dhe Podujevë.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se që nga fillimi Forumi për Qasje në Drejtësi është inicuar dhe formuar me qëllim që të forcoj qasjen në drejtësi duke vendosur kanale të reja të komunikimit që lehtësojnë bashkëpunimin në mes të institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve në Komunën e Gjakovës, dhe po ashtu të shërbejë si platformë ku jo vetëm diskutohet për problemet që hasen çdo ditë në sistemin e drejtësisë por edhe si platformë ku prodhohen ide për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ai po ashtu prezentoi edhe të gjeturat kryesore të raportit mbi monitorimin e seancave gjyqësore të ndërlidhura me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, duke nënvizuar se qasja në informata në Gjykata shpesh është tejet e vështirë per shkak të procedurave tejet burokratike. Prezentimi i këtij raporti dhe mbajtja e forumit konsistoi në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Me këtë rast ai foli edhe për rëndësinë e kësaj dite dhe tha se qasja e qytetarëve në institucionet e drejtësisë mund të ketë efekt tejet pozitiv në realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre.

Ndërsa Aishe Qorraj- Berisha zëdhënëse e KGJK-së prezentoi për punën e KGJK por gjithashtu potencoi dhe pranoi problemet dhe sfidat e gjyqësorit të cilat ndërlidhen edhe me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ku tha se shkelja e të drejtave të njeriut ekziston edhe në Kosovë. “Nuk duhet harruar që pushteti i tretë në Kosovë ka kaluar nëpër faza të ndryshme. Në vitin 2013 gjyqësori ka kaluar nëpër një reformë rrënjësore”, deklaroi Qorraj-Berisha.

Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Durguti, tha se të gjitha të gjeturat e Lëvizjes FOL qëndrojnë dhe e kanë vendin e vet për shqetësim. Ai tregoj se ekziston qëndrimi që kemi numër shumë të madh të lëndëve por kjo arsyetohet me gjendjen se Gjykata Themelore në Gjakovë ka nën juridiksion Komunën e Rahovecit dhe Komunën e Malishevës. “Kur kësaj i shtohet edhe bartja e lëndëve nga ish Gjykata e Qarkut në Pejë kjo tregon se numri i lëndëve është shumë i madh. Gjithashtu në kuadër të Gjykatës Themelore në Gjakovë është krijuar një hapësirë për funksionin për Këshillin Sprovues – Këshillin Korrektues”, tha Durguti.

Ndërkohë, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija tha se ndjekja e veprave penale në Gjakovë është kryer me sukses. “Nga Janari 2013 kemi startuar me 70 lëndë ku tani kemi edhe Rahovecin dhe Malishevën. Meqenëse tani jemi Prokurori Themelore dhe e kemi nën juridiksion edhe Rahovecin atëherë duhet të potencoj që kemi pranuar lëndë edhe nga Gjykata e Qarkut në Prizren”.
Diskutimi u hap edhe për pjesëmarrësit të tjerë ku ndër të tjera Komandanti i Stacionit Policorë në Gjakovë, Kristë Gjokaj tha që ky institucion ka bashkëpunim të shkëlqyer me Gjykatën dhe Prokurorinë ku ata gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve.

Edmond Dushi, përfaqësues nga OSBE kërkoi nga Kryetari i Gjykatës që “rekomandimet e Lëvizjes FOL ti marrë parasysh dhe që të punohet që këto rekomandime të përmirësohen në mënyrë që qytetarë të mos kenë pengesa në kërkesën e informacioneve apo të ofrimit të shërbimeve nga ana e administratës së Gjykatës”.

Flamur Gojani – kërkoi që të përdoren më shumë mediet elektronike ku edhe informimi i qytetarëve për punën dhe raportet e tyre të publikohen në ueb faqe të Gjykatës.

Galeria e aktivitetit

20140305031110_1274

20140305031110_97

20140305031110_120

20140305031110_370

Mbi 160 ankesa presin funksionalizimin e OSHP-së

Prishtinë, 6 Dhjetor- Lëvizja FOL ka prezantuar sot një analizë të shkurtër mbi efektin e mos-funksionimit të OSHP-së në Prokurim Publik gjatë periudhës Gusht-Nëntor 2013.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL sqaroi se ” Lëvizja FOL tash e tri vite me radhë në periudha të rregullta tre mujore ka publikuar raportin “Monitoruesi i Prokurimit”. Në këtë raport është analizuar implementimi i Ligjit për Prokurim Publik nga ana e Autoriteteve Kontraktuese gjegjësisht Institucioneve Publike të Republikës së Kosovës përmes analizimit të vendimeve të marra nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, institucion i cili në bazë të Ligjit për Prokurim Publik ka kompetencat dhe përgjegjësit për shqyrtimin dhe vendosjen e lëndëve të ankesave për sa i përket procedurave të prokurimit publik. Mirëpo, që nga data 01 Gusht 2013 një problem substancial që e ka preokupuar dhe dëmtuar sektorin e Prokurimit Publik si një tërësi ka qenë mos-funksionimi i OSHP-së, kjo për arsye se 4 nga 5 anëtarët e bordit të OSHP-së ju ka përfunduar mandati. Lëvizja FOL përmes një reagimi në media me datë 12 Shtator 2013 ka tërhequr vëmendjen dhe ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar. Në këtë analizë të shkurtë Lëvizja FOL analizon efektet e situatës së krijuar kur OSHP është jo-funksionale, situatë kjo e cila po vazhdon edhe më tutje”.

Sipas të dhënave zyrtare që Lëvizja FOL i ka siguruar për qëllim të hartimit të kësaj analize nga Sekretariati i OSHP-së 2 anëtarëve të bordit mandati ju ka përfunduar me datë 01 Gusht 2012, kurse Kryetarit të OSHP-së dhe një anëtari të bordit mandati ju ka përfunduar me datë 01 Gusht 2013, dhe prej kësaj date OSHP ka funksionuar vetëm me një anëtarë të bordit, rrjedhimisht duke mos qenë në gjendje të ushtrojë të gjitha kompetencat dhe ti kryejë të gjitha përgjegjësit që i ka me Ligj. Përveç kësaj fatkeqësisht i vetmi anëtarë i bordit të OSHP-së me mandat z. Osman Kryeziu me datë 21 Nëntor 2013 ka ndërruar jetë dhe OSHP tani gjendet në situatë ku nuk ka asnjë anëtarë bordi me mandat.

Në bazë të Ligjit për Prokurim Publik, bordi i OSHP-së përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët propozohen nga Qeveria e Kosovës dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës për një mandat 5 vjeçar. Kuvendi i Kosovës themelon një organ përzgjedhës, të pavarur, i përbërë nga tre gjykatës të emëruar sipas rregullit të caktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kuvendi pranon rekomandimet e këtij organi për anëtarët e rinj të OSHP dhe pastaj votohen.
Qeveria e Kosovës i ka neglizhuar afatet ligjore dhe ka propozuar me vonesë emrat e rinj për anëtarë të bordit të OSHP-së, të cilët janë dërguar për emërim në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo fillimisht pushimet verore, më pas fushata elektorale për zgjedhjet lokale dhe mospajtimet në mes të partive politike për çështje të caktuara kanë bllokuar mbajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit të Kosovës dhe rrjedhimisht çështja e emërimit të anëtarëve të rinj të bordit të OSHP-së ka mbetur ende pezull.

Lëvizja FOL me qëllim që të pasqyrojë në numra situatën e krijuar ka kërkuar nga sekretariati i OSHP-së të dhëna lidhur me numrin e lëndëve që kanë mbet të bllokuara si rezultat i mos-funksionimit të OSHP-së, vlerën monetare të këtyre lëndëve si dhe cilave Autoritete Kontraktuese gjegjësisht institucioneve ju përkasin lëndët në fjalë.

Në bazë të dhënave zyrtare që Lëvizja FOL i ka siguruar nga Sekretariati i OSHP-së nga data 01 Gusht 2013 kur bordit të OSHP-së i ka skaduar mandati deri me datë 19 Nëntor 2013, në OSHP kanë mbetur të pashqyrtuara gjithsej 160 ankesa të parashtruara nga Operatorët e ndryshëm Ekonomik. Vlera monetare e tenderëve për të cilët është deponuar ankesë dhe janë në pritje të shqyrtimit nga ana e OSHP-së e kap përafërsisht vlerën 52,292,393.59 �, dhe këta tender janë shpallë nga 61 Autoritete Kontraktuese të ndryshme. Rrjedhimisht këta tenderë si pasojë e mos-funksionimit të OSHP-së mbesin të bllokuar dhe nuk mund të procedohen.

Në këtë periudhë kur OSHP ka qenë jo-funksionale, zhvillimi i procedurave të prokurimit dhe nënshkrimi i kontratave nga ana e disa institucioneve ka vazhduar, pavarësisht se operatorët ekonomik nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore për tu ankuar për çështje të caktuara. Kjo situatë e krijuar mund të ketë për pasojë dëmtimin e rëndë të parasë publike dhe konkurrencës së drejtë mes operatorëve ekonomik. Përveç kësaj, efektet e kësaj gjendjeje do të jenë prezente edhe pas emërimit të bordit të ri të OSHP-së për shkak të numrit të madh të lëndëve që janë grumbulluar, e ndër to ka edhe lëndë që ju ka skaduar afati ligjor i shqyrtimit.

Duke pas parasysh se të gjitha raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare dhe lokale flasin për një nivel të lartë të korrupsionit në Kosovë dhe faktin që pjesa më e madhe e parasë publike harxhohet përmes procedurave të prokurimit publik, Lëvizja FOL vlerëson se situata e krijuar kur OSHP është jo-funksionale mund të ndikojë në rritjen e mundësive për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim publik.

Lëvizja FOL duke u bazuar në situatën e krijuar dhe efektet që mund të ketë kjo situatë edhe pas emërimit të bordit të ri, ashtu siç ka kërkuar edhe deklaratën e datës 12 Shtator 2013 kërkon që procedurat e emërimit të anëtarëve të rinj të bordit të OSHP-së të kryhen sa më shpejtë që të jetë e mundur nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe OSHP-ja të bëhet funksionale për të kryer detyrën që i përcaktohet me Ligj.

Galeria e aktivitetit

20140305031110_902

20140305031110_485

20140305031110_954

Lëvizja Fol propozon 5 kryeministra për të kaluar krizën politike

Kaqusha Jashari PSD – Debati FOL & PIPS

E ftuara e radhës në “Forumin për Prishtinën 2013” debat ky me kandidatët e partive politike për Prishtinën ishte Kaqusha Jashari nga PSD-ja. Kjo seri e debateve po mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë

Visar Arifaj nga Partia e Forte- Debati FOL & PIPS

Visar Arifaj nga Partia e Fortë ishte i ftuari i radhës në “Forumin për Prishtinën 2013” debat ky me kandidatët e partive politike për Prishtinën. Kjo seri e debateve po mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë.

Valon Murati LB – Debati PIPS & FOL

I ftuari i radhës në ‘Forumin për Prishtinën 2013’ debat ky me kandidatët e partive politike për Prishtinën ishte Valon Murati nga LB-ja. Kjo seri e debateve po mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë.

Agim Çeku PDK – Debati PIPS & FOL

I ftuari i radhës në ‘Forumin për Prishtinën 2013’ debat ky me kandidatët e partive politike për Prishtinën ishte Agim Ceku nga PDK-ja. Kjo seri e debateve po mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë.

Korab Sejdiu AKR – Debati PIPS & FOL

I ftuari i radhës në ‘Forumin për Prishtinën 2013’ debat ky me kandidatët e partive politike për Prishtinën ishte Korab Sejdiu nga AKR-ja. Kjo seri e debateve po mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë

Besnik Tahiri AAK – Debati PIPS & FOL

I ftuari i radhës në ‘Forumin për Prishtinën 2013’ debat ky me kandidatët e partive politike për Prishtinën ishte Besnik Tahiri nga AAK-ja. Kjo seri e debateve po mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë.

Shpend Ahmeti VV – Debati PIPS & FOL

Lëvizja FOL dhe PIPS sot filloj serinë e debateve me kandidatët e partive politike për Prishtinën. Në debatin e parë I ftuar ishte Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje. Në ditët në vijim do të organizohen debate edhe me kandidatët e tjerë për Prishtinën. Kjo ser…

Armend Mazreku, Interaktiv KTV- Per Ligjin per Informatoret

https://www.youtube.com/watch?v=raWsQgF1HC8

Lëvizja FOL – Për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Petrit Zogaj ne Emisionin SOT – KTV – KONFLIKTI I INTERESIT DHE KORRUPSIONI

https://www.youtube.com/watch?v=mop7LpvxvLE

Zyrtarët e lartë të shtetit thyejnë rekord me deklarata të pavërteta – KosovaPress

https://www.youtube.com/watch?v=QCtjkZT5twU

Petrit Zogaj ne “Sytë 7” – Projektligji per Amnisti

FOL “dezinfekton” Qeverinë

https://www.youtube.com/watch?v=ruF7EQRSat8

Forumi për Prishtinën 2013 – Visar Arifaj

Visar Arifaj nga Partia e Fortë ishte i ftuari i radhës në “Forumin për Prishtinën 2013” debat ky me kandidatët e partive politike për Prishtinën.
Kjo seri e debateve po mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë.

Galeria e aktivitetit

 

20140305031110_257

20140305031110_449

20140305031110_6