Konsultim publik për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Komunën e Prizrenit

Prizren, 18 mars 2014 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Ec me Ndryshe si anëtare të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneritetin për Qeverisje të Hapur sot kanë organizuar konsultimin publik në Komunën e Prizrenit me qëllim përgatitjen e Planit Nacional të Veprimit 2014-2016. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve komunale, të shoqërisë civile, media dhe qytetarë të interesuar.

Elmedina Baxhaku nga Ec me Ndryshe pas një prezantimi të shkurtër të aktiviteteve të organizatës në rritjen e transparencës së Komunës së Prizrenit, tha se ne si organizatë e kemi mbështetur këtë iniciativë. Ajo tha se sot përmes këtij debati tentojmë të identifikojmë problemet me të cilat përballen qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës sa i përket qasjes në institucione publike.

Kenan Tora, nga Lëvizja FOL, pas një prezantimi të shkurtër të historikut të krijimit Partneritetit për Qeverisje të Hapur – PQH (për më shumë ju lutem referojuni historikut të PQH-së: http://www.ogpkosova.org/what-does-open-government-mean/), vazhdoj të sqaroj shkurtimisht hapat që janë ndërmarrë dhe që duhet ndërmerren nga Kosova me qëllim anëtarësimin e saj në Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Ai tha se është themeluar Grupi Koordinues i cili është i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit privat, i cili Grup ka për mision hartimin e Planit Nacional të Veprimit për Kosovën. Ai tha se Grupi Koordinues ka vendosur që Plani të fokusohet në 4 sfidat kryesore të parapara dhe sugjeruara nga PQH, gjegjësisht: Përmirësimi i shërbimeve publike, Rritja e integritetit publik, Menaxhimin e burimeve publike në mënyrë më efikase dhe Rritja e llogaridhënies korporatave. Ai gjithashtu tha se kjo fushatë e konsultimeve publike do të shërbejë për rritjen e gjithpërfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces dhe gjithashtu për mbledhjen e propozim aktiviteteve konkrete, e që do të përfshiheshin në Planin Nacional të Veprimit të Republikës së Kosovës.

Dea Spahiu, nga UNDP në Prizren shprehi përkrahjen dhe mbështetjen e UNDP-së për procesin e anëtarësimit të Kosovës në OGP.

Afrim Tejeci nga Shoqata Zejtare në Prizren tha se janë angazhuar shumë që të ketë transparencë më të madhe nga komuna sa i përket zonës industriale. “Kemi pasur investitor të jashtëm që kanë dashtë të investojnë në Prizren, por nuk nuk kemi arritur të kemi një planprogram për zonë industriale. Kemi ngecje me këto informata dhe nuk dim si t’ia sqarojmë të interesuarve kur as ne vet si dimë”.

Aqim Emurli nga OSBE tha se në Kosovë ka ligje e rregullativa të ndryshme sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, por ka edhe manipulime se sa qytetaret janë të inkuadruar në vendim marrje, kjo për arsye se qytetarët nuk ftohen në mënyrën e duhur dhe debatet mbahen debate sa per për sy e faqe. Çështja thelbësore e inkuadrurimit të qytetarëve në vendimmarrje është e rëndësishme sidomos tek planet rregullative, ku “debatet mbahen, por kur fillojnë punimet atëherë shfaqen pakënaqsitë e njerëzve se nuk janë konsultuar më herët” tha ai.

Veton Ruka nga Karitasi Zvicerian, se theksojë përdorimin e teknologjisë  informative në Kosovë ku tha se çdo i dyti kosovar ka njohuri të tilla. Sipas tij, ueb faqja e komunës duhet të sofistikohet dhe të përditësohet sa më shpesh rregullisht në mënyrë që qytetarët të fillojnë ta përdorin dhe informohen sa më shumë.

Naim Cahani nga KDI, tha se zyret për informim duhet të përmirësohen dhe të avancohen më shumë. Po ashtu në kuadër të takimeve publike për projektimin e buxhetit duhet të kemi procesverbale dhe këto të jenë publike.

Mentar Karjagdiu nga OSBE tha takimet me qytetarë sa i përket hartimit të buxhetit duhet të organizohen nga Komiteti për Politike dhe Financa e jo nga zyra e kryetarit. “Është parë që Komiteti për politikë dhe financa nuk kanë qenë shumë të angazhuar në mbajtjetn e këtyre debateve përkundër se ata janë të obliguar me ligjta respektojnë ligjin dhe ti organizojnë vet këto debate”, tha ai.

Antigona Shestan nga OPDMK tha se kur flitet për transparencë dhe qasje në institucione “mendoj se personi me aftësi të kufizuar duhet të ketë një trajtim të veçantë në këtë aspekt”. Personat me aftësi të kufizuar nuk kanë asnjë qasje në institucionet e vendit duke u nis nga qasja fizike në objektet e institucioneve”.

Galeria e aktivitetit

Public consultation on Open Government Partnership in Prizren Municipality2Public consultation on Open Government Partnership in Prizren Municipality

Konsultim publik për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Komunën e Pejës

Pejë, 12 mars 2014- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Syri Vizionin në Pejë si anëtare të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneritetin për Qeverisje të Hapur sot kanë organizuar konsultimin publik në Komunën e Pejës me qëllim përgatitjen e Planit Nacional të Veprimit 2014-2016. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve komunale, të shoqërisë civile, media dhe qytetarë të interesuar.

Naser Lajqi nga Syri Vizioni pas një prezantimi të shkurtër të historikut të krijimit Partneritetit për Qeverisje të Hapur – PQH (për më shumë ju lutem referojuni historikut të PQH-së: http://www.ogpkosova.org/what-does-open-government-mean/), tha se ne si organizatë e kemi mbështetur këtë iniciativë. Ai tha se sot përmes këtij debati tentojmë të identifikojmë problemet me të cilat përballen qytetarët e Pejës dhe të Kosovës sa i përket qasjes në institucione publike. Sipas tij kjo fushatë e konsultimeve publike do të shërbejë për rritjen e gjithpërfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces dhe gjithashtu për mbledhjen e propozim aktiviteteve konkrete, e që do të përfshiheshin në Planin Nacional të Veprimit të Republikës së Kosovës.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL, prezantojë shkurtimisht hapat që janë ndërmarrë dhe që duhet ndërmerren nga Kosova me qëllim anëtarësimin e saj në Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Ai tha se është themeluar Grupi Koordinues i cili është i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit privat, i cili Grup ka për mision hartimin e Planit Nacional të Veprimit për Kosovën. Ai tha se Grupi Koordinues ka vendosur që Plani të fokusohet në 4 sfidat kryesore të parapara dhe sugjeruara nga PQH, gjegjësisht: Përmirësimi i shërbimeve publike, Rritja e integritetit publik, Menaxhimin e burimeve publike në mënyrë më efikase dhe Rritja e llogaridhënies korporatave.

Samir Lleshi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se aferat korruptive tek korporatat, gjenezën e kanë te Ligji i Prokurimit, ku përkundër insistimit të OEK-ut tash e dy vite që të kemi një prokurim online ende nuk po bëhet asgjë.

Mevylde Idrizi, këshilltare komunale në komunën e Pejës (punëtore në ndërmarrjen ‘Hidrodrini’-Pejë), tha kemi nevojë për ndryshime rrënjësore, sepse këto fusha që janë përcaktuar sa i përket ndërmarrjeve publike janë shumë larg zbatimit. “Në ndërmarrje publike transparenca nuk ekziston fare, pjesëmarrja qytetare asnjëherë nuk kanë qenë aktiv, as për ndonjë plan rregullues e as për një kërkesë për qasje në dokumente publike. Stafi menaxherial asnjëherë nuk jep llogaridhënie ku edhe në cilësinë e këshilltares komunale nuk kam pas qasje në dokumente publike. Ajo tha se insistimi i saj ka bërë që të kërcënohet shumë herë edhe me largim nga puna.  Menaxhimi korrekt, dokumentet e ndryshme të jenë të hapura për publikun do të ndihmonte që edhe punëtorët të jenë të informuar për të drejtat e tyre që i kanë. Gjithashtu znj. Idrizi sugjerojë që në kuadër të Planit Nacional të Veprimit të parashihet përgatitja dhe zbatimi i sistematizimit të vendeve të punës për të gjitha nivelet e administratës.

Gazmend Shabaj– këshilltar komunal tha se një pjesë e konsiderueshme e ligjeve që i kemi sot, ndodh që shumë nene bien ndesh njëra me tjetrën, këtu edhe duhet të fillojnë ndryshimet. Në të njëjtën kohë duhet të sensibiliozen edhe qytetarët sa i përket obligimeve të qytetarëve në raport me shtetin, kur dihet se shumë pak paguajnë tatimin në pronë, rrymën apo ujin me rregull. Sipas tij, rritja e përdorimit të teknologjisë si në publikimin e konkurseve, kontratave, e shumë gjërave të tjera do të ndikonte shumë për të mirë në këtë drejtim.

Islam Husaj, kryesues i Kuvendit Komunal Pejë, tha se kemi shumë ligje të cilat duhet të ndryshohen e veçanërisht Ligji për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligji për Prokurimin Publik. Është një praktikë në krejt Kosovën që Kuvendi Komunal është në shërbim të kryetarit, në këtë mënyrë ai ka aq shumë kompetenca sa që secilin vendim mund ta merr vet. Gjithashtu të ky ligj duhet të ndryshohen edhe kriteret e përzgjedhjes së drejtorëve komunal, e të mos mbetët vullnet i kryetarit përzgjedhja e tyre. Sa i përket transparencës, Husaj tha se shumë pak gjëra postohen në ueb sajt të komunës. Ne duhet të jemi në shërbim të qytetarit, ne duhet të mbajmë edhe seanca këshilluese me qytetarët që ti informojmë ata më të drejtat që i kanë. Qytetarëve duhet t’i ofrojmë njohuri për çdo veprim që bën Kuvendi Komunal. z. Husaj tha se pajtohet që sistematizimi i vendeve të punës është qenësor për institucione transparente, llogaridhënëse dhe efektive. Rekomandimet e Husajt ishin se duhet të ndryshohen ligjet kontestuese, të sigurohen mjetet financiare, të sigurohet mekanizmi mbikëqyrës, dhe të hartohen rregullore për sistematizimin e vendeve të punës.

Galeria e aktivitetit

Public consultation on Open Government Partnership in Peja Municipality3Public consultation on Open Government Partnership in Peja Municipality2Public consultation on Open Government Partnership in Peja Municipality

Konsultim publik për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Komunën e Ferizajt

Ferizaj, 11 mars 2014- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Iniciativën për Progres – INPO si anëtare të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneritetin për Qeverisje të Hapur sot kanë organizuar konsultimin publik në Komunën e Ferizajt me qëllim përgatitjen e Planit Nacional të Veprimit 2014-2016. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve komunale, të shoqërisë civile, media dhe qytetarë të interesuar.

Sipas organizatorëve kjo fushatë e konsultimeve publike do të shërbejë për rritjen e gjithpërfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces dhe gjithashtu për mbledhjen e propozim aktiviteteve konkrete, e që do të përfshiheshin në Planin Nacional të Veprimit të Republikës së Kosovës.

Drejtori Ekzekutiv i INPO-së Samir Reka pas një prezantimi të shkurtë të historikut të krijimit Partneritetit për Qeverisje të Hapur – PQH (për më shumë ju lutem referojuni historikut të PQH-së: http://www.ogpkosova.org/what-does-open-government-mean/), tha se ne si organizatë e kemi mbështetur këtë iniciativë. Ai tha se sot përmes këtij debati tentojmë të identifikojmë problemet me të cilat përballen qytetarët e Ferizajt dhe të Kosovës sa i përket qasjes në institucione publike. Gjithashtu, Samir Reka nga INPO theksojë se përpos identifikimit, ne do të mundohemi që të identifikojmë dhe propozojmë veprime e mekanizma që ju mendoi se do të ndryshonin gjendjen dhe do të përmirësonin funksionimin e institucioneve dhe do të përmirësonin shërbimet publike.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL, prezantojë shkurtimisht hapat që janë ndërmarrë dhe që duhet ndërmerren nga Kosova me qëllim anëtarësimin e saj në Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Ai tha se është themeluar Grupi Koordinues i cili është i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit privat, i cili Grup ka për mision hartimin e Planit Nacional të Veprimit për Kosovën. Ai tha se Grupi Koordinues ka vendosur që Plani të fokusohet në 4 sfidat kryesore të parapara dhe sugjeruara nga PQH, gjegjësisht:Përmirësimi i shërbimeve publike, Rritja e integritetit publik, Menaxhimin e burimeve publike në mënyrë më efikase dhe Rritja e llogaridhënies korporatave.

Këshilltari i Kuvendit Komunal z. Faruk Guri tha se e meta kryesore sa i përket funksionimit të institucioneve publike ka qenë mungesa e transparencës dhe llogaridhënies ndër-institucionale dhe karshi publikut. Ai përmendi raste të ndryshme të rasteve të tilla dhe propozojë që për projekte madhore kapitale duhet të ketë transparencë sa i përket realizmit të atyre projekteve.

Albion Sherifi nga OJQ NA në Ferizaj tha se sa i përket veprimeve konkrete që duhet të përfshihen në Planin Nacional të Veprimit janë këto: përmirësimi i qasjes në dokumenta publike, avancimi i planeve për transparencë lokale, krijimi i databazës online nëpërmjet se cilës shpenzimet e komunës të publikohen në baza të rregullta javore dhe gjithashtu sa i përket angazhimit qytetarë në vendimmarrje institucionet e nivelit lokal duhet të realizojnë fushatë të identifikimit të nevojave të qytetarëve duke hartuar dokumente specifike sa i përket këtyre nevojave.

Samir Reka nga INPO gjatë debatit theksojë nevojën që të gjitha konkurset, listat e konkurruesve për pozita të caktuara, procesi i selektimit të tyre të jetë i hapur dhe transparent për publikun duke përfshi sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe stafit civil nëpër institucione publike.

Visar Demiri këshilltar i Kuvendit Komunal theksojë nevojën e ngritjes profesionale të administratave të komunave me qëllim shfrytëzimin pastaj të teknologjisë për ofrimin e shërbimeve të ndryshme siç janë aplikimi për dokumente bazike në formë online.

Bashkim Fazliu këshilltarë i Kuvendit Komunal nga ana tjetër theksojë që rëndësinë e inovacionit, duke e konsideruar si prioritet që duhet të jetë në Planin Nacional të Veprimit.

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt z. Gafurr Ilazi theksojë nevojën e hartimit të listës e cila në mënyrë të qartë parasheh se cilat dokumente mund të jenë të qasshme për publikun dhe të gjitha dokumentet tjera që konsiderohen si dokumente të klasifikuara në mënyrë që të evitohet konfuzioni dhe efikasiteti i institucioneve në përgjigjen e kërkesave të ndryshme.

Galeria e aktivitetit

Public consultation on Open Government Partnership in Ferizaj MunicipalityPublic consultation on Open Government Partnership in Ferizaj Municipality2

Vetëm 45% e tatimit të faturuar në pronë paguhet

Prishtinë, 03 Mars – Lëvizja FOL ka publikuar sot raportin analitik “Tatimi në Pronë në Komunat e Kosovës”. Në këtë raport analizohet shkalla e inkasimit të tatimit të faturuar në pronë nga ana e komunave të Kosovës si dhe rëndësia e këtij inkasimi për qëndrueshmërinë financiare të komunave.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se “ky raport është përgatitur duke u bazuar në të dhënat mbi inkasimin e tatimit të faturuar në pronë të ofruara nga ana e vet komunave pas kërkesës që FOL paraprakisht ju ka drejtuar të njëjtave dhe se qëllimi i raportit është që të paraqes një pasqyrë reale të inkasimit të tatimit të faturuar në pronë nga ana e komunave”. FOL ju ka drejtuar me kërkesë për qasje në këto të dhëna 34 komunave, ku 26 nga ato kanë ofruar të dhënat me ç’rast të dhënat e katër komunave nuk kanë qenë në formatin e kërkuar për analizë. Ndërsa komunat të cilat nuk janë përgjigjur në kërkesën e Lëvizjes FOL për qasje në dokumenta publike janë: Komuna e Prizrenit, Deçanit, Klinës, Lipjanit, Shtërpcës, Kllokotit, Mamushës dhe Parteshit. Lëvizja FOL ka dërguar në zyrën e Avokatit të Popullit ankesën për refuzimin në kërkesën për qasje në dokumenta publike nga ana e këtyre komunave dhe do të vazhdojë procedurat tjera ligjore për realizimin e të drejtës për qasje në dokumenta publike.

Më tutje Kenan Tora deklarojë se “tatimi në pronë është njëri nga burimet më të rëndësishme të të hyrave vetanake të komunave, të cilat specifikohen në nenin 8 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si burime financiare që duhet t’u sigurohen komunave për t’u shfrytëzuar për ofrimin e shërbimeve qytetarëve”. Duke u bazuar në të gjeturat e raportit, në kuptim të madhësisë, të hyrat vetanake historikisht përbënin rreth 17% të të hyrave totale komunale në çdo vit. Brenda të hyrave vetanake, tatimi në pronë është më i rëndësishmi që zë rreth 30% të të hyrave vetanake dhe në mesatare për vitin 2012, tatimi në pronë i faturuar përbën rreth 4% të buxhetit total të komunave të analizuara. Sa i përket përbërjes së faturës së tatimit në pronë, në bazë të të dhënave të ofruara për vitin 2012 nga 22 komunat, 80% e vlerës së faturuar ka të bëjë me vlerën e tatimit në pronë për vitin përkatës. Kurse pjesa e mbetur përfshin faturimin e kamatave për vonesat për vitet paraprake (15% e vlerës totale të faturuar) dhe me faturimin e dënimeve për mospagesë me kohë të kësteve të tatimit në pronë për vitet paraprake (5% e vlerës totale).

Nga të dhënat e analizuara shihet se 69.22% të vlerës totale të faturuar është inkasuar. Mirëpo, sipas Kenan Torës “kjo pasqyrë është e shtrembëruar, pasi në këtë inkasim përfshihen të gjitha inkasimet ku bëjnë pjesë edhe inkasimet e borxheve të vjetra, inkasimet e dënimeve dhe kamatave”. Pas analizës na del se vetëm 52% e shumës së inkasuar ka të bëjë me pagesën e tatimit në pronë për vitin aktual (2012), ndërsa 48% e pagesave te inkasuara nga komunat në emër të tatimit në pronë kanë të bëjnë me pagesa të borxheve të vjetra (38%), pagesë të kamatave për vonesa (7%) si dhe dënimeve për tajkalim e afateve ligjore për pagesë (3%).

Një çështje edhe më problematike është se nga shuma e inkasuar që ka të bëjë me pagesën e tatimit në pronë për vitin aktual (2012) pa dënime dhe kamata shohim se vetëm 45% e tatimit në pronë të faturuar për vitin 2012 është inkasuar nga komunat e analizuara. Kjo paraqet një çështje shumë të rëndësishme, pasi një shkallë e inkasimit nën 50% të vlerës së tatimit në pronë të faturuar për një vit përkatës do të thotë se borxhet totale për tatimin në pronë çdo vit rriten për mbi 50% të vlerës së faturuar.

Galeria e aktivitetit

Vetem 45 perqind e tatimit te faturuar në pronë paguhet

Vetem 45 perqind e tatimit te faturuar në pronë paguhet2

Vetem 45 perqind e tatimit te faturuar në pronë paguhet3

Lëvizja FOL dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për monitorimin e prokurimit

Prishtinë, 25 shkurt 2014 – Sot, përfaqësues nga Lëvizja FOL janë takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i një Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili Memorandum i mundëson Lëvizjes FOL monitorimin e procedurave të prokurimit në këtë komunë me qëllim të rritjes së transparencës në këtë sektor.

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti tha se “duke pas parasysh gjendjen në sektorin e prokurimit, ne me kënaqësi kemi pranuar kërkesën e Lëvizjes FOL për monitorimin e procedurave të prokurimit në Komunën e Prishtinës”. Ai tha se “për ne është prioritet transparenca e përgjithshme e sidomos transparenca e prokurimit publik duke pas parasysh se ky është njëri nga sektorët më të ndjeshëm sa i përket konfliktit të interesit, keqpërdorimeve dhe aferave të ndryshme korruptive”.

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes FOL Petrit Zogaj tha se “Lëvizja FOL që tri vite është duke u marrë intensivisht me monitorimin e prokurimit publik, ku pothuajse rreth shtatëdhjetë përqind e buxhetit të Kosovës shpenzohet përmes këtyre proceduarve”. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje “ne marrim zotime të dy anshme për zbatimin e tij me qëllim rritjen e transparencës dhe mirëmenaxhimit të parasë publike” tha Petrit Zogaj.

Galeria e aktivitetit

Lëvizja FOL dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për monitorimin e prokurimitLëvizja FOL dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për monitorimin e prokurimit2Lëvizja FOL dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për monitorimin e prokurimit3

Lëvizja FOL dërgon letër të hapur udhëheqjes së BE-së rreth procesit të liberalizimit të vizave

Prishtinë, 24 shkurt 2014 – Lëvizja FOL ka zhvilluar sot konferencë për media me ç’rast ka prezantuar letrën e hapur drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me këtë rast Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL deklarojë se “përmes kësaj letre FOL si organizatë e shoqërisë civile shpreh shqetësimin e saj në të cilën Kosova dhe qytetarët e saj gjenden sa i përket perspektivës së liberalizimit të vizave”. Sipas tij “duke njohur plotësisht përpjekjet e tyre të deritanishme, nga pikëpamja e shoqërisë civile dhe publikut të gjerë, ne konsiderojmë se të gjitha institucionet dhe akterët politikë të Kosovës, nga njëra anë, dhe të BE-së, nga ana tjetër, akoma nuk kanë demonstruar përkushtim, aftësi profesionale, sinqeritet dhe seriozitet të plotë dhe të qartë në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave për Kosovën”.

Përmes kësaj letre FOL ka adresuar një numër kërkesash të cilat vlerësohen si kyçe nëse do të duhej filluar me adresimin e shqetësimeve të thella të ngritura në këtë letër.

• Para së gjithash, të dyja palët duhet të dalin me një vlerësim të përbashkët që tregon në mënyrë të qartë secilin kriter, një nga një, që Kosova ka përmbushur dhe një listë të secilit kriter të mbetur.
• Së dyti, gjithashtu duhet të vendosen linja të qarta të llogaridhënie, si në anën e Kosovës, ashtu edhe atë të BE-së, dhe kjo t’i komunikohet publikut.
• Së treti, duhet vendosur dhe ruajtur llogaridhënie e transparencë ndaj publikut dhe pjesëmarrje të përmirësuar të shoqërisë civile.
• Së katërti, roli i EULEX-it dhe e ardhmja e tij janë të lidhura pazgjidhshmërisht me procesin e liberalizimit të vizave. Sa i përket rolit të tij, udhërrëfyesi në mënyrë të qartë përcakton kriteret në përmbushjen e të cilave EULEX-i duhet nëpërmjet përfshirjes së efektshme
• Së fundi, dialogu politik me shtetet anëtare është kyç. Kjo kërkon që të gjithë vendimmarrësit relevantë politik (përfshirë ligjvënësit) të të dyja palëve të angazhohen shumë më tepër me njëri-tjetrin në ndërtimin e një kuptimi më të thellë të të gjitha kritereve si dhe sfidave me të cilat përballet Kosova në përmbushjen e secilit prej kritereve.

Gjithashtu Petrit Zogaj tha se “me anë të kësaj letre të hapur synojmë të shprehim besimin e qytetarëve tanë se ka ardhur koha që institucionet e BE-së dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës do të ndani në mënyrë të barabartë të gjitha shqetësimet e ngritura nga ne”. Duam të besojmë se ju do merrni në konsideratë në punën tuaj të përditshme të gjitha këto shqetësimet e ngritura këtu, si dhe shumë të tjera për të cilat tashmë jeni të njoftuar, dhe të ndërmerrni gjithçka që është në fuqinë tuaj në mënyrë që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të mos ngecë për shkak të neglizhencës. Kosovarët e meritojnë këtë nëse duhet t’i jepet fund hendekut midis pritjeve fillestare dhe pasigurisë së vazhdueshme rreth rezultatit përfundimtar të këtij procesi. Jemi të sigurt se kjo është gjithashtu në interesin më të mirë të BE-së, tha Petrit Zogaj.

Galeria e aktivitetit

FOL dërgon letër të hapur udhëheqjes së BE-së rreth procesit të liberalizimit të vizaveFOL dërgon letër të hapur udhëheqjes së BE-së rreth procesit të liberalizimit të vizave2FOL dërgon letër të hapur udhëheqjes së BE-së rreth procesit të liberalizimit të vizave3FOL dërgon letër të hapur udhëheqjes së BE-së rreth procesit të liberalizimit të vizave4

Lëvizja FOL bëhet anëtare e Konventës Anti-Korrupsion i Kombeve të Bashkuara – Koalicioni UNCAC

Prishtinë, 20 janar 2014- Lëvizja FOL sot është njoftuar se është bërë anëtare e Konventës Anti-Korrupsion i Kombeve të Bashkuara – Koalicioni UNCAC (http://www.uncaccoalition.org). Koalicioni UNCAC është rrjet global i më shumë se 350 organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 100 vende të botës. Ky rrjet i organizatave angazhohet dhe promovon luftën anti-korrupsion përmes avokimit për ratifikimin, zbatimin dhe monitorimin e Konventës Anti-Korrupsion të Kombeve të Bashkuara – UNCAC. Ky koalicion është themeluar në vitin 2006, përmes mobilizimit të organizatave të shoqërisë civile të UNCAC në nivelin ndërkombëtarë, regjional dhe kombëtarë.

Me këtë rast, Lëvizja FOL shpreh mirënjohjen për besimin e dhënë nga Koalicioni UNCAC për të qenë pjesë a angazhimit global në luftën anti-korrupsion. Kjo është edhe një shenjë e cila dëshmon njohjen dhe kontributin e FOL dhe partnerëve të saj në promovimin e luftës anti-korrupsion në Kosovë. Besojmë se ky është një rast i mirë për ne që të rrisim angazhimin tonë në përmbushjen e misionit, përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave edhe me organizata tjera regjionale e ndërkombëtare si pjesë e Koalicionit UNCAC.

Me ritëm edhe më të shtuar, ne do të vazhdojmë më tej punën tonë, në funksion të misionit, në mbrojtën e interesit publik, si mision fisnik i çdo qytetari e shoqërie.

Lëvizja FOL takoi Kryetarin e Gjilanit z. Lutfi Haziri rreth transparencës në Prokurimin Publik

Gjilan, 16 Janar 2014 – Me iniciativën për të diskutuar transparencën e qeverisjeve lokales, Lëvizja FOL sot takoi Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes këtij institucioni dhe Lëvizjes FOL e në veçanti rreth mundësisë së monitorimit të proceseve të prokurimit publik në Komunën e Gjilanit.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se kërkesa për monitorimin e proceseve të prokurimit publik bëhet me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës dhe llogaridhënies në këtë sektor, përmes të cilit mekanizëm shpenzohet një pjesë e madhe e parasë publike. Gjithashtu Petrit Zogaj tha se “monitorimi do të ndikojë në parandalimin e keq-përdorimeve, keq-menaxhimeve dhe korrupsionit në këtë sektor dhe do të ndikojë në respektimin e ligjit dhe procedurave gjatë realizmit të proceseve të prokurimit”.

Kurse kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri shprehu gatishmërinë e tij si kryetar komune për mundësitë e bashkëpunimit. Ai më tutje potencoi se “përpos që është interes i komunës të bashkëpunojë me shoqërinë civile gjithashtu unë si kryetar kam kërkuar nga zyra e prokurimit që të krijohen komisionet e qytetarëve të cilët do të merrnin pjesë në monitorimin e proceduarve të prokurimit në Komunën e Gjilanit”.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneriteti i Qeverive të Hapura, ku kryetari Haziri tha se është shumë e rëndësishme anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë e cila do ti ndihmonte Kosovës në krijimin e një sistemi të hapur qeverisës. Ky proces sipas të pranishmëve në takim do të ndikonte edhe në realizimin e prokurimit elektronik i cili do të ndikonte në efikasitetin e sektorit të prokurimit dhe parandalimin e keq-përdorimeve dhe keq-menaxhimit në këtë sektor përmes ngritjes së transparencës.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që në një afat të shkurtër kohor të nënshkruajnë një Memorandum të Bashkëpunimit në bazë të te cilët do të realizohet monitorimi i procedurave të prokurimit publik në Komunën e Gjilanit.

Galeria e aktivitetit

FOL takoi Kryetarin e Gjilanit z. Lutfi Haziri

FOL takoi Kryetarin e Gjilanit z. Lutfi Haziri 3

FOL takoi Kryetarin e Gjilanit z. Lutfi Haziri 2

Lëvizja FOL takoi Kryetarin e Prishtinës z. Shpend Ahmeti rreth transparencës në Prokurimin Publik

Prishtinë, 16 Janar 2014 – Me qëllim diskutimin dhe promovimin e transparencës së qeverisjeve lokale, Lëvizja FOL sot takoi Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes këtij institucioni dhe Lëvizjes FOL e në veçanti rreth mundësisë së monitorimit të proceseve të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se duke pas parasysh nevojën dhe vullnetin për të ngritur transparencën në nivelin komunal me qëllim ngritjen e nivelit të mirëqeverisjes dhe parandalimit të keq-përdorimeve, keq-menaxhimeve dhe korrupsionit në këtë sektor. Sipas tij në bazë të shumë raporteve vendore e ndërkombëtare njëri nga sektorët më i ndjeshëm sa i përket aferave korruptive është sektori i prokurimit publik si mekanizëm në bazë të secilit shpenzohet një pjesë e madhe e parasë publike. Me këtë rast Petrit Zogaj tha se ne kemi marrë iniciativën që të kërkojmë nga gjashtë komuna qasje në monitorimin e procedurave të prokurimit në këto komuna.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti vlerësojë gatishmërinë e shoqërisë civile për të bashkëpunuar me Komunën e Prishtinës, sidomos në fushën e ngritjes së transparencës së kësaj komune. Ai shprehu gatishmërinë e tij si kryetar komune për mundësitë e bashkëpunimit me Lëvizjen FOL në kuadër fushës së transparencës në prokurimin publik dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin e Qeverive të Hapura. Ai më tutje potencoi se “përpos që është nevojë e komunës të përmirësojë nivelin e transparencës në sektorin e prokurimit në këtë komunë janë edhe disa probleme tjera që duhet evitohen, e ku njëri nga ta është edhe konflikti i interesit’.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që në një afat të shkurtër kohor të nënshkruajnë një Memorandum të Bashkëpunimit në bazë të te cilët do të realizohet monitorimi i procedurave të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës.

Galeria e aktivitetit

FOL takoi Kryetarin e Prishtinës z. Shpend Ahmeti2

FOL takoi Kryetarin e Prishtinës z. Shpend Ahmeti

FOL takoi Kryetaren e Gjakovës znj. Mimoza Kusari-Lila rreth transparencës në Prokurimin Pubik

Gjakovë, 14 Janar 2014 – Në vazhdën e kërkesave nga Lëvizja FOL drejtuar gjashtë komunave të Kosovës, përfaqësues nga Lëvizja FOL, sot janë takuar me Kryetaren e Komunës Gjakovë znj. Mimoza Kusari-Lila. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes Komunës së Gjakovës dhe Lëvizjes FOL e në veçanti rreth mundësisë së monitorimit të proceseve të prokurimit publik në Komunën Gjakovë.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, fillimisht uroi Kryetaren Kusari-Lila për zgjedhjen si Kryetarja e parë grua në Kosovë. Pastaj, diskutimi u orientua në fillimin e një fryme të bashkëpunimit që komunat në përgjithësi dhe shoqëria civile duhet ndërtuar. Një ndër fushatë më të ndjeshme në këtë process bashkëpunimi është është monitorimi I procesit të prokurimit public. Ky monitorim synohet të bëhet me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës dhe llogaridhënies në këtë sektor, përmes të cilit mekanizëm shpenzohet një pjesë e madhe e parasë publike dhe po ashtu se monitorimi do të ndikojë në parandalimin e keq-përdorimeve, keq-menaxhimeve dhe korrupsionit në këtë sektor dhe do të ndikojë në respektimin e ligjit dhe procedurave gjatë realizmit të proceseve të prokurimit. Përveç kësaj ai potencoi edhe nevojën që zyra për komunikim me publikun të jetë aktive dhe e hapur dhe të përmirësohet qasja e qytetarëve në dokumente publike.

Kurse kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila shprehu interesimin dhe gatishmërinë e saj si kryetare komune për mundësitë e bashkëpunimit. Ajo më tutje potencoi se “është shumë e interesuar që të ndryshoj kahjen që ka karakterizuar qeverisjen deri më tani në Gjakovë, duke rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies dhe duke menjanuar parregullsitë në zhvillimin e të gjitha proceseve në Komunën e Gjakovës.
Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që në një afat të shkurtër kohor të nënshkruajnë një Memorandum të Bashkëpunimit në bazë të te cilët do të realizohet monitorimi i procedurave të prokurimit publik në Komunën Gjakovë dhe për bashkëpunim edhe në fusha të tjera.

Galeria e Aktivitetit

FOL takoi Kryetaren e Gjakovës znj. Mimoza Kusari-Lila3

FOL takoi Kryetaren e Gjakovës znj. Mimoza Kusari-Lila2

FOL takoi Kryetaren e Gjakovës znj. Mimoza Kusari-Lila

Lëvizja FOL takoi Kryetarin e Ferizajt z. Muharem Svarqa rreth transparencës në Prokurimin Publik

Ferizaj, 13 Janar 2014 – Në vazhdën e kërkesave nga Lëvizja FOL drejtuar gjashtë komunave të Kosovës, përfaqësues nga Lëvizja FOL, sot janë takuar me Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Muharem Svarqa. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes këtij institucioni dhe Lëvizjes FOL e në veçanti rreth mundësisë së monitorimit të proceseve të prokurimit publik në Komunën e Ferizajt.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se monitorimi i proceseve të prokurimit publik synohet të bëhet me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës dhe llogaridhënies në këtë sektor, përmes të cilit mekanizëm shpenzohet një pjesë e madhe e parasë publike. Gjithashtu Petrit Zogaj tha se “monitorimi do të ndikojë në parandalimin e keq-përdorimeve, keq-menaxhimeve dhe korrupsionit në këtë sektor dhe do të ndikojë në respektimin e ligjit dhe procedurave gjatë realizmit të proceseve të prokurimit”.

Kurse kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Muharem Svarqa shprehu interesimin dhe gatishmërinë e tij si kryetar komune për mundësitë e bashkëpunimit. Ai më tutje potencoi se “është shumë i interesuar për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies jo vetëm në sektorin e prokurimit publik por edhe në sektorët tjerë të qeverisjes komunale”.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që në një afat të shkurtër kohor të nënshkruajnë një Memorandum të Bashkëpunimit në bazë të te cilët do të realizohet monitorimi i procedurave të prokurimit publik në Komunën e Ferizajt.

Levizja FOL takoi Kryetarin e Ferizajit3

Levizja FOL takoi Kryetarin e Ferizajit2

Levizja FOL takoi Kryetarin e Ferizajit

FOL kërkon nga gjashtë kryetar të komunave hapjen e zyrave të prokurimit publik

Prishtinë, 9 janar 2014 – Lëvizja FOL ju është drejtuar sot gjashtë kryetarëve të rinj të komunave të Kosovës më një kërkesë për hapjen e zyrave të prokurimit publik. FOL, përmes kësaj kërkese po synon që të nis një bashkëpunim i mirëfilltë dhe i drejtpërdrejt i qeverisjes lokale dhe kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e nëntorit dhe shoqërisë civile, në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së këtyre institucioneve.

FOL beson që vullneti i shprehur gjatë fushatës së fundit zgjedhore nga tashmë kryetarët e zgjedhur do të tregohet edhe në qeverisjen e përditshme në këto komuna. Ne kemi përzgjedhur fillimisht gjatë komuna të Kosovës, që janë Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Gjakova dhe Peja, por që në një kohë të përshtatshme të njëjtat kërkesa do t’i drejtojmë edhe komunave tjera.

Xhabir Hamiti dhe Visar Arifaj fitojnë Çmimin për Guxim Qytetar 2013

Prishtinë, 27 Dhjetor 2013 – Lëvizja FOL në një ndejë të organizuar për fundvit, ndau për herë të pestë Çmimin për Guxim Qytetar. Këtë vit, ky çmim iu është ndarë Xhabir Hamitit dhe Visar Arifajt.

Petrit Zogaj, Drejtor Ekzekutiv në FOL tha se “Lëvizja FOL po mbyll këtë vit, sikur se edhe katër vitet e tjera, me një ngjarje, e cila po tenton të mbështes, të mbroj dhe të falënderoj individët, të cilët, edhe pse kanë hasur në vështirësi gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme, nuk janë ndalur në asnjë moment për të informuar publikun, për të hapur debat për çështje të caktuara dhe për t’i mbrojtur kauzat e tyre të drejta. z.Hamiti dhe z.Arifaj, janë shembull i qytetarëve të devotshëm, të cilët nuk bëjnë kompromise me parimet, duke qenë të gatshëm të pranojnë edhe rreziqet që mund t’ju vijnë”.

Ndërkaq, Halil Matoshi, anëtar i Bord-it të Lëvizjes FOL tha se në kontekstin e debatit të madh në shoqërinë kosovare dhe më gjerë, lidhur me sekularitetin e shtetit dhe të drejtën e besimit, Xhabir Hamiti duke qenë vet dijetar i fesë islame, me qasjen e tij kundërshtuese ndaj politizimit të saj, dhe kundër tendencave të hapura për përdorimin e fesë për mbifuqi politike dhe dominimin e shoqërisë, pra duke mbajtur një diskurs pajtuese mes këtyre dy të drejtave. “Ndonëse nën shtrëngesa e kërcënime të ndryshme edhe brenda vetë Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), z. Hamiti nuk ra në konformizëm për t’iu përshtatur tendencave të defigurimit kulturor e shpirtëror të kësaj shoqërie dhe këtij vendi, duke luftuar me fuqinë e fjalës për të drejtën e besimit fetar, përkatësisht për diversitetin fetar në njërën anë dhe për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit modern, të ndarë nga kleri. Kësisoj, z.Hamiti dëshmoi se besimi islam mund t’u përshtatet kushteve të një demokracie të re, si kjo kosovare, pa i përplasur këto dy të drejta, prandaj duhet të vlejë si një shembull klasik i mendimtarit të guximshëm i cili, me asnjë çmim nuk u pajtua me ndërrimin e karakterit multifetar të shoqërisë kosovare, duke e ruajtur të paprekur tolerancën dhe ekumenizimin ndërfetar, si një vlerë ndër më të spikaturat të shqiptarëve përgjatë rrjedhave të historisë”, deklaroi Matoshi.

Xhabir Hamiti, deklaroi se e ardhmja jonë, avancimi dhe përparimi ynë si shoqëri dhe si vend, do të varet edhe nga orientimi dhe qasja e jonë e shëndosh dhe e drejtë fetare. “Të gjithë, e në rend të parë prijësit fetar, duhet të punojnë me kokën tyre, në rrugën dhe qasjen autoktone të interpretimit të fesë, që nënkupton formën dhe qasjen e ofrimit besimtarëve mes vete dhe kurrsesi formën kërcënuese e lënduese në emër të saj”, tha ai. Sipas tij, ata të cilët marrin flamurin për t`i ndarë qytetarët tanë, duke përdorur ndjenjat e fesë, në emër të interesave personale, të huaja apo të ndonjë ideologjie, e cila shkakton dëmtim, përçarje dhe bren trungun tonë të përgjithshëm, ata nuk ja duan të mirën as fesë e as qytetarëve tanë e as të ardhmes tonë.

Ndërkohë që për Visar Arifajn, Matoshi tha se ishte fitues i bindshëm i këtij çmimi, për ndihmesën që e dha në demaskimin e politikës së korruptuar dhe në krijimin e një fryme krejt të freskët politike në Kosovë, që kulminoi me rezultatet e papritura të zgjedhjeve lokale në mbarë vendin. “Shembulli i tij sa është i veçantë, aq duhet të jetë dhe model i guximit dhe kreativitetit për të gjithë ata që aspirojnë ta ndikojnë diskursin publik në të mirën e vendit, i krijimit të qasjeve inventive tek publiku, që janë njëkohësisht popullore dhe progresive. Formula e Visarit dhe Partisë së Fortë e rrëzoi një mur për ne. Ky çmim ndahet për ta përshëndetur këtë”, tha Matoshi.

Ndërkaq, Visar Arifaj, tha se “kjo puna e guximit është mjaft interesante. Prej kur kemi fillu me idenë e Partisë, para rreth dy vitesh, nuk e kemi mendu që duhet me pas guxim për një ide si kjo. Vetëm kur erdhën zgjedhjet, filloi me u përmend që paska qenë i nevojshëm guximi për diçka si Partia e Fortë. Neve në fakt na është dukur që kjo është një shprehje shumë e natyrshme në rrethanat politike e shoqërore në të cilat jetojmë. E mira e gjithë kësaj është se për krijimin e organizimin e Partisë së Fortë ka punuar një numër shumë i madh i njerëzve, duke filluar nga vetë kandidatët, nënkryetarët e rregullt dhe ata në hije, ashtu që Partia të bëhet realitet. Unë, si një kryetar dhe politikan tipik, thjeshtë vetëm i marr meritat”.

Fituesit e këtij Çmimi në katër vitet e fundit ishin: z. Rufki Suma, kandidat i pavarur që fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hani të Elezit, znj. Ajnishahe Shala-Halimi, aktiviste për të drejta të njeriut, z.Ejup Bajrami, qytetarë i Prishtinës dhe mbrojtës i këtij qyteti, z.Adem Meta, gazetar nga Skenderaj.

Galeria e aktivitetit

20140305031110_1297

20140305031110_570

20140305031110_717

20140305031110_349

20140305031110_89

20140305031110_1315

20140305031110_896

20140305031110_1298

20140305031110_810

20140305031110_87020140305031110_64320140305031110_553

foto (92)

Gjykimet e drejta të domosdoshme për rritjen e besueshmerisë në sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 20 Dhjetor 2013– Lëvizja FOL ka organizuar sot tryezën me temën: E Drejta për “Gjykim të Drejtë”, me ç’rast është publikuar raporti po me të njëjtin titull. Kjo tryezë ka shërbyer si platformë ku janë diskutuar parakushtet e të drejtës për Gjykim të Drejtë si dhe zbatimi i saj në praktikë në Kosovë, temë kjo e cila është analizuar edhe në raport.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës, Eulexi, shoqëria civile, mediat si dhe ekspertë të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL deklaroi se, qëllimi i këtij raporti është analizimi i parakushteve të drejtës për Gjykim të Drejtë dhe zbatimit të saj në praktikën gjyqësore në kontekst të rasteve të ndërlidhura me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtarë të monitoruara nga Lëvizja FOL. Më pas Admir Salihu po ashtu nga Lëvizja FOL vazhdoi me të gjeturat kryesore të raportit si dhe rekomandimet e dala nga ky raport. Ai tha se: E drejta për Gjykim të Drejtë është e drejtë e garantuar me të gjitha Konventat Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe po ashtu zbatimi i saj në Kosovë është fuqizuar edhe me Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi në Kosovë. Megjithatë, sistemi i tanishëm ekzistues nuk siguron mbrojtje adekuate. Zotimi i institucioneve publike të Republikës së Kosovës për zbatimin e standardeve ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të fuqizuara me Kushtetutë, kërkon përkushtim shumë më të madh në praktik. Ai vazhdoi se, rekomadohet trajnim dhe edukim i vazhdueshëm i gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në lidhje me të drejtat e njeriut, standarde më të larta të të vepruarit nga ana e prokurorëve, stadandarde më të larta etike dhe juridike dhe të ndërrmerren masa adekuate përfshirë edhe ato disiplinore në rastet kur avokatët nuk veprojnë në pajtim me standardet profesionale të përcaktuara në kodet e Odës së Avokatëve apo të dispozitave ligjore.

Ndërkaq Fikrije Krasniqi-Fejzullahu- Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, vlerësoi lartë hartimin e këtij raporti dhe tha se të gjitha të gjeturat e raportit si të tilla qëndrojnë e po ashtu vlerësoi edhe rekomandimet e dhëna. Ajo tha se grumbullimi i lëndëve është njëra ndër shkaqet kryesore që ndikon në vonesën në gjykim të lëndëve, gjë e cila ka ndikim të drejtpërdrejt në zbatimin e standardeve për Gjykim të Drejtë.

Hilmi Jashari- ekspertë i të drejtave të njeriut tha se ky raport do të ndihmojë në trasimin e rrugës për avancimin e standardeve për Gjykim të Drejtë në sistemin gjyqësor të Kosovës. Ai vazhdoi duke thënë se në qoftë se Kosova do të ishte anëtare e Këshillit të Europës problemet aktuale me zbatimin e standardeve për Gjykim të Drejtë do të shkaktonin dëme edhe për buxhetin e Kosovës, meqenëse atëherë Kosova do të mund të bëhej subjekt i ankesave në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Më pas fjalën e mori Shqipe Ibraj-Mala- zëvendëse e avokatit të popullit e cila tha se, raporte të tilla ndihmojnë në avancimin e stadandardeve të të drejtave të njeriut në vendin tonë. Edhe ajo potencoi problemet institucioneve të drejtësisë me mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe teknike.
Emin Beqiri- nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës tha se, institucioni që ai drejton vazhdimisht po punon në avancimin profesional në procesimin e lëndëve. Mirëpo për të arritur avancim në këtë drejtim duhet koordinim i mirëfilltë në mes të të gjitha institucioneve të drejtësisë.

Galeria e aktivitetit

foto (91)

20140305031110_1292

20140305031110_395

20140305031110_626

20140305031110_1343

Sqarim rreth lansimit të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion

Prishtinë, 16 dhjetor 2013 – Lëvizja FOL, të shtunën, me 14 Dhjetor 2013 ka lansuar Platformën e Statistikave Anti-Korrupsion. Në këtë platformë janë të prezantuara statistikat e lëndëve anti-korrupsion që Prokuroria, Gjykata dhe Policia kanë iniciuar ose i kanë në proces në nëntë muajt e këtij viti. Po ashtu në këtë platformë, në mënyrë online mund të krahasohen të dhënat e këtyre institucioneve në baza tre mujore dhe vjetore.

Mirëpo, ajo çfarë ditën e shtunë dhe të diel është raportuar(paqëllimshëm) nga disa media të shkruara dhe elektronike është se shifrat që ne i kemi prezantuar në platformë janë cilësuar sikur këto të dhëna janë raste të korrupsionit që kanë ndodhur përbrenda Prokurorisë, Gjykatave dhe Policisë. Pra, në këtë rast është bërë një interpretim i gabuar i të dhënave të platformës në disa raportime mediale. Duam të ia sqarojmë opinionit publik se shifrat e publikuara në këtë platformë kanë të bëjnë më të gjitha rastet që këto tre institucione i kanë trajtuar brenda kësaj periudhe, pra Janar-Shtator 2013.

Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptim nga Prokuroria e Shtetit, Gjykatat dhe Policia për raportimet e këtyre dy ditëve, e të cilat raportime në një mënyrë kanë shënjuar paqëllimshëm këto institucione si institucione shkelëse të ligjit dhe të korruptuara.

Për më shumë, ju lutemi, gjeni të bashkangjitur më poshtë linkun e deklaratës së dërguar nga Lëvizja FOL më rastin e lansimit të Platformës së Statistikave Anti-korrupsion.

Deklarata: Lëvizja FOL lanson platformën e Statistikave Anti-Korrupsion
http://levizjafol.org/al/aktivitetet/artikulli/levizja_fol_lanson_platformen_e_statistikave_anti_korrupsion

Lëvizja FOL lanson platformën e Statistikave Anti-Korrupsion

Prishtinë, 14 dhjetor 2013 – Lëvizja FOL sot ka publikuar platformën online të Statistikave Anti-Korrupsion në të cilën do të publikohen statistikat anti-korrupsion në baza të rregullta tre mujore dhe vjetore për Prokuroritë, Gjykatat dhe Policinë.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se kjo platformë është e inkuadruar në ueb faqen e Lëvizjes FOL (http://levizjafol.org/plateforma-statistikave-anti-korrupsion/) dhe statistikat që do të publikohen në këtë platformë do jenë të krahasueshme dhe krahasimi i tyre do bëhet po ashtu në baza tre mujore brenda për brenda institucionit.

“Duke shkrirë punën katër vjeçare të ekipit të FOL-it në monitorimin e korrupsionit në Kosovë, organizata po bën një hap tjetër më të avancuar në përmbushjen e misionit të saj për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit duke krijuar një Platformë të Statistikave Anti-Korrupsion në Kosovë”, tha Kalaja.

Kjo platformë përfshin tri Institucionet të cilat janë drejtpërdrejt të involvuara në luftën kundër-korrupsion si: Prokuroritë, Gjykatat dhe Policinë, ku për secilin institucion janë të përfshira tri kategoritë kryesore: Marrje ryshfetit, Dhënie ryshfetit dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Secila nga këto kategori ka nën kategoritë, të cilat janë të inkuadruara në Platformë dhe do përbëjnë totalin e kategorive kryesore.

Platforma është krijuar me qëllim që të përfshihen statistikat anti-korrupsion nga viti 2010, mirëpo për shkak të mos standardizimit të statistikave nga ana e këtyre institucioneve ka qenë e pamundur të përfshihen vitet e mëparshme. Pra, të dhënat të cilat do përfshihen në platformë do jenë për vitin 2013, për prokurorinë, gjykatat dhe policinë në baza tre mujore, pra Janar-Mars, Prill-Qershor dhe Korrik-Shtator.

Lëvizja FOL po krijon një sistem që është tërësisht i ri, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, deklarojë Fidan Kalaja. “Këto të dhëna sipas tij do të freskohen në vazhdimësi dhe kategori të reja do të krijohen për të zhvilluar më tej këtë qasje, e cila është jetike në veçanti për matjen e ndikimit të zbatimit të ligjeve, veprimeve dhe politikave anti-korrupsion në vend. Ne, presim që këto të dhëna do të jenë të dobishme për institucionet tona, sidomos për sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor, që të reflektojnë dhe të rrisin efektivitetin e luftës kundër korrupsionit”.

Kjo platformë do të krijojë mundësi dhe qasje secilit qytetarë të Kosovës për punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit në luftën anti-korrupsion duke u bazuar në të dhëna të matshme dhe të krahasueshme.

Platforma është mundësuar me një mbështetje të rëndësishme nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Prishtinë.

Galeria e aktivitetit

20140305031110_926

20140305031110_1453

20140305031110_287

20140305031110_899

Mbledhja e fundvitit e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 12 Dhjetor – Bord-i Këshillëdhënës i Lëvizjes FOL ka mbajtur të enjten, mbledhjen e fundit për këtë vit. Udhëheqësit e Lëvizjes FOL njoftuan anëtarët e Bord-it me zhvillimet dhe aktivitetet që FOL ka realizuar përgjatë vitit 2013, dhe gjithashtu për planet që do të realizohen në vitin e ardhshëm. Pas prezantimit të punës për vitin 2013, anëtarët e Bord-it shprehen mbështetjen për punën që FOL ka bërë si dhe për planet për vitin 2014.

Në këtë takim ndër pikat që u diskutuan ishte edhe organizimi i ceremonisë së Çmimit për Guximin Qytetarë, ku FOL për herë të pestë do ta ndaj këtë Çmim. Pas një diskutimi të gjatë për propozimet dhe arsyetimet për këtë Çmim, Bord-i vendosi për propozimet si dhe për ditën kur do të mbahet takimi i fundvitit.

Galeria e aktivitetit

foto (88)

20140305031110_1176

20140305031110_358