Tryezë diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik në Pejë

Pejë, 23 korrik 2014 –  Lëvizja FOL ka organizuar sot tryezë diskutimi me temën “Aktivitetet e Prokurimit Publik në periudhën e parë gjashtë (6) mujore të vitit”, në të cilën është diskutuar përmbledhja e të dhënave statistikore në lidhje me aktivitetet e prokurimit në komunën e Pejës.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet mbi problemet dhe parregullsitë e mundshme që i shoqërojnë zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në komunën e Pejës. Ai më tutje vazhdoi me të gjeturat e raportit për këtë komunë duke theksuar se gjatë periudhës së parë 6 mujore të këtij viti Komuna e Pejës ka shpallur gjithsejtë 54 Njoftime Kontrate, 45 Njoftime për Dhënie të Kontratës, 9 Njoftime Anulimi, 3 Anulime të Dhënies së Kontratës. Në këtë periudhë kohore Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka marrë dy vendime kundër komunës së Pejës, në njërin prej të cilëve duke miratuar vendimin e komunës por me shkelje procedurale që nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar, ndërsa në tjetrin duke kthyer tenderin në Ri-vlerësim. Për sa i përket problemeve që në përgjithësi janë prezentë në prokurimin publik, ai theksoi problemin e mos-standardizimit të procesit të hartimit të dosjes së tenderit,çmimeve jo-normalisht të ulëta, mos-koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe jo-profesionalizmit të komisioneve të vlerësimit.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se hapi i parë që ka ndërmarrë si kryetar i komunës ka qenë vendosja e kamerës në zyrën e prokurimit e cila transmeton online në ueb-faqe e komunës, në mënyrë që të shtohet transparenca e gjithë procesit. Për sa i përket problemeve evidente, ai vazhdoi duke thënë se “çmimet jo-normalisht të ulëta janë problem që e përcjellin prokurimin edhe në komunën e Pejës dhe po ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në kualitetin e punës dhe dëmtimin e parasë publike, por është handikap i madh që me ligj nuk kemi masa të paracaktuar që mund të ndërmerren në lidhje me këtë problem”. Më tutje ai vazhdoi duke thënë se pikërisht për arsye të rritjes së kualitetit të punës ka punësuar 6 inxhinier të rinj specifikisht për mbikëqyrje të realizimit të kontratave dhe se stafi i komunës ka nevojë për ndërhyrje në kontekstin e profesionalizmit.

Më pas fjalën e mori udhëheqësi i zyrës së prokurimit Xhemë Berisha, i cili tha se problemet e evidentuara nga FOL qëndrojnë edhe për komunën e Pejës dhe se duhet profesionalizëm më i madh dhe korrektësi edhe nga ana e KRPP-së dhe OSHP-së.

Në anën tjetër Myhedin Sylqa-asamblist nga Partia e Drejtësisë tha se ankesat më të mëdha nga këndvështrimi i qytetarëve janë për kualitetin e realizimit të punëve dhe në këtë kontekst komuna duhet të bëjë më shumë. Po të njëjtat ankesa i tha edhe Nazmi Krasniqi- asamblist nga radhët e AAK-së.

Po ashtu Miradije Gashi nga shoqata “Venera” tha se marrëveshjet mes kompanive dhe manipulimet e tyre edhe gjatë procesit të ofertimit po ndikojnë drejtpërdrejtë në kualitetin e punës dhe dëmtimin e parasë publike.

 

Galeria e aktivitetit

Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Peje3Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Peje2Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Peje

Tryezë diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik në Prishtinë

Prishtinë, 22 korrik 2014 – Lëvizja FOL ka organizuar sot tryezë diskutimi me temën “Aktivitetet e Prokurimit Publik në periudhën e parë 6 mujore të vitit”, në të cilën është diskutuar përmbledhja e të dhënave statistikore në lidhje me aktivitetet e prokurimit në komunën e Prishtinës.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet mbi problemet dhe parregullsitë e mundshme që i shoqërojnë zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në komunën e Prishtinës. Ai më tutje vazhdoi me të gjeturat e raportit për këtë komunë duke theksuar se gjatë periudhës së parë 6 mujore të këtij viti Komuna e Prishtinës ka shpallur gjithsejt 64 Njoftime Kontrate, 43 Njoftime për Dhënie të Kontratës, 13 Njoftime Anulimi, 3 Anulime të Dhënies së Kontratës. Në këtë periudhë kohore Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ i autorizuar dhe i obliguar me Ligjin për Prokurim Publik për shqyrtimin dhe vendosjen e lëndëve të ankesave në aktivitetet e Prokurimit Publik në institucione publike, ka marrë dy vendime kundër komunës së Prishtinës duke i kthyer 2 tender në Ri-vlerësim. Për sa i përket problemeve që në përgjithësi janë prezente në prokurimin publik ai theksoi problemin e mos-standardizimit të procesit të hartimit të dosjes së tenderit, çmimeve jo-normalisht të ulëta, mos-koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe jo-profesionalizmit të komisioneve të vlerësimit.

Ndërsa, kryetar i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se ndër masat e para që ka ndërrmarrë me të ardhur në pushtet ka qenë hapja e zyrës së prokurimit për monitorim nga ana e shoqërisë civile. Pas kësaj sipas Ahmetit “komuna është duke planifikuar zhvillimin e një softveri në mënyrë që të shihen të gjitha të dhënat sa i përket operatorëve ekonomik që aplikojnë, kjo do të bënte edhe më transparente punën në prokurimin publik, ndërkaq si fazë e tretë sipas tij është riorganizimi më i mirë dhe ndryshimi që duhet bërë në mënyrë që komuna të jetë më e përgatitur që ti përgjigjet të gjitha kërkesave dhe si rrjedhojë të ketë një qeverisje të mirë”. Ahmeti në vazhdim duke pranuar se qëndrojnë problemet e përgjithshme të cekura në raportin e FOL-it shtoi se sipas tij drejtori i prokurimit duhet të jetë staf civil dhe jo staf politik, në këtë mënyrë nuk do të ketë ndikime nga politika tek ai, OSHP-ja duhet të jetë shumë më profesionale se sa që është dhe se duhet të hartohet një listë me çmime referente dhe ne të mos përballemi me çmimet jo normalisht të ulëta. Po ashtu sipas Ahmetit edhe hartimi i “Listës me kompani jo serioze” dhe menaxhimi më i mirë i kontratave do të kontribuonte që ky proces të jetë pa probleme.
Xhevat Simnica, drejtor i prokurimit në komunën e Prishtinës, tha se problemi i çmimeve jo-normalishtë të ulëta po ndikon drejtëpërdrejtë edhe në kualitetin e implementimit të kontratave dhe se monitorimi më i mirë i implementimit të kontratave do të ndikonte që ulej rreziku që paraja publike të dëmtohet nga manipulimet me çmime jo-normalishtë të ulëta.

Muhamet Selmani, asambleist nga radhët e PDK-së në komunën e Prishtinës, tha se komuna e Prishtinës në aspektin e prokurimit është mjaft mirë e konsoliduar, dhe si rrjedhojë kjo ka nihmuar edhe në realizimin e projekteve. Mirëpo sipas tij këtë 6-mujor komuna është karakterizuar me dinamik të ulët të realizimit të projekteve kapitale dhe kjo do të ndikojë negativisht në fund të vitit në mirë menaxhimin e buxhetit. Po ashtu edhe Selmani potencoi rëndësinë e implementimit kualitativ të kontratave.

Problemin e dinamikës së ulët të realizimit të projekteve dhe planit të prokurimit për vitin 2014 e potencoi edhe Osman Bllaca nga INPO.

Galeria e aktivitetit

Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Prishtine5Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Prishtine4Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Prishtine3Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Prishtine2Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Prishtine

Tryezë diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik në Ferizaj

Ferizaj, 18 korrik 2014- Lëvizja FOL ka organizuar sot në Ferizaj tryezën e diskutimit me temën “Aktivitetet e prokurimit publik në periudhën e parë 6 mujore të vitit”. Në këtë tryezë është prezentuar një raport me përmbledhje të statistikave mbi aktivitetet e prokurimit të inciuara nga Komuna e Ferizajt. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin kryetari i komunës së Ferizajt Muharem Svarqa, drejtoresha e prokurimit Hanife Obrazhda-Selimi, asambleist të partive të ndryshme politike si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet mbi problemet dhe parregullsitë e mundshme që i shoqërojnë zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në komunën e Ferizajt. Ai më tutje vazhdoi me të gjeturat e raportit për këtë komunë duke theksuar se gjatë periudhës së parë 6 mujore të këtij viti Komuna e Ferizajt i ka shpallur 47 njoftime kontrate, 31 njoftime për dhënie të kontratës, 0 njoftime anulimi dhe 2 anulim të dhënies së kontratës, kurse OSHP ka marrë dy vendime kundër komunës së Ferizajt duke i kthyer dy aktivitete të prokurimit në Ri-vlerësim. Për sa i përket problemeve që në përgjithësi janë prezente në prokurimin publik ai theksoi problemin e mos-standardizimit të procesit të hartimit të dosjes së tenderit, çmimeve jo-normalisht të ulëta, mos-koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe jo-profesionalizmit të komisioneve të vlerësimit.

Më pas fjalën e mori kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili tha se parregullsitë apo problemet e ngritura nga Lëvizja FOL pjesërisht janë të pranishme edhe në komunën e Ferizajt. Ai vazhdoi duke thënë se shumë shpesh haset në problemin e çmimeve jo-normalishtë të ulëta dhe se ky problem ka qenë i pranishëm edhe në njërën prej lëndëve që ka shkuar në OSHP dhe se tani e tutje po mendojnë seriozisht së bashku me zyrën e prokurimit që rastet specifike kur dyshohet se operatorët ekonomik po tentojnë të manipulojnë me çmime jo-normalishtë të ulëta ti dërgojnë në prokurori. Më tutje kryetari Svarqa tha se që nga ardhja në pushtet ka vënë në zbatim standardin e mos tenderimit të lëndëve pa i pas pasur mjetet në disponim sic ka ndodhur më herët dhe që ka rezultuar me borxhe të shumta të komunës që janë trashëguar nga pushteti paraprak, është duke punuar që të vë në zbatim standardin e mos-pranimit të garancioneve nga kompani të sigurimit përvec atyre bankare dhe se është munduar që të ketë qasje sistematike në mënyrë që të adresohen problemet evidente dhe zyra e prokurimit të bëjë punën në mënyrë sa më profesionale.

Ndërsa, menaxherja e prokurimit Obrazhda-Selimi në vazhdim tha se çmimet jo-normalishtë të ulëta janë problem që vazhdimisht janë prezent në ofertat e operatorëve ekonomik dhe se kjo po krijon probleme serioze në zgjedhjen e ofertës më kualitative dhe pastaj po reflektohet në kryerjen e punës. Për sa i përket profesionalizmit ajo tha se tentojnë që komisionet të jenë sa më profesionale mirëpo gjithmonë ka hapësirë për tu bërë më shumë, sidmos në kontekstin e mbikëqyrjes së punëve të kryera.

Juristi Admir Salihu, tha se pavarësisht se Ligji aktual i Prokurimit Publik ka disa mangësi, kjo nuk e parandalon autoritetin kontraktues të zhvillojë procedurat në mënyrë profesionale dhe se autoritetet komunale duhet të kenë kujdes në mos-diskriminimin e operatorëve ekonomik.

Kurse, Afrim Demiri- gazetar tha se duhet të investohet në kapacitetet e zyrës së prokurimit dhe profesionalizmit të saj dhe se shpeshherë kjo zyrë ka rënë pre e presioneve nga jashtë duke u cilësuar mandej si vrimë e zezë. Ai vazhdoi duke thënë se zyra e prokurimit duhet të raportojë drejtpërdrejtë kuvendit komunal dhe për sa i përket implementimit të projekteve të ketë vëmendje të shtuar në mbikëqyrjen e kryerjes së punëve në bazë të kontratës së nënshkruar.

Gazmend Rexhepi nga INPO duke vazhduar diskutimin në kontekstin e mbikëqyrjes së implementimit të projekteve tha se është e evidentuar se Komuna e Ferizajt ka më shummë të punësuar se sa që duhet, prandaj ajo do të duhej të angazhonte edhe punonjësit e vet që mbikëqyrja e punëve të bëhet në mënyrën e duhur.

Tryezë diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik në Gjakovë

Gjakovë, 16 korrik 2014- Lëvizja ka organizuar sot në Gjakovë tryezë diskutimi me temën “Aktivitetet e prokurimit publik në periudhën e parë 6 mujore të vitit”. Në këtë tryezë është prezentuar një raport me përmbledhje të statistikave mbi aktivitetet e prokurimit të inciuara nga Komuna e Gjakovës.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, u.d i drejtorit të prokurimit Xhelal Halilosmani, asambleist të partive të ndryshme politike si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet mbi problemet dhe parregullsitë e mundshme që shoqërojnë zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në komunën e Gjakovës. Ai më tutje vazhdoi me të gjeturat e raportit për këtë komunë duke theksuar se gjatë periudhës së parë 6 mujore të këtij viti Komuna e Gjakovës i ka shpallur 28 njoftime kontrate, 14 njoftime për dhënie të kontratës, 14 njoftime për anulimi dhe 1 anulim të dhënies së kontratës, kurse OSHP ka marrë një vendim kundër komunës së Gjakovës duke e kthyer një aktivitet të prokurimit në Ri-vlerësim. Për sa i përket problemeve që në përgjithësi janë prezente në prokurimin publik ai theksoi problemin e mos-standardizimit të procesit të hartimit të dosjes së tenderit, çmimeve jo-normalisht të ulëta, mos-koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe jo-profesionalizmit të komisioneve të vlerësimit.

Më pas fjalën e mori kryetarja e komunës së Gjakovës Kusari-Lila, e cila tha se në përgjithësi konstatimet e raportit të Lëvizjes FOL janë të qëndrushme sepse këto probleme janë prezente në prokurimin publik. Ajo vazhdoi duke vënë theksin se pikërisht në tenderin për të cilin kanë kontest në OSHP, është prezent problemi i çmimeve jo-normalisht të ulëta, ku në ofertën e operatorit ekonomik ankues ka njësi me çmime të pakuptimta prej 0.0001 euro. Kusari-Lila më tej tha se edhe Ligji për Prokurim Publik ka nevojë për amandamentim sepse lë hapësira për interpretim në shumë fusha dhe se ajo që nga ardhja në pushtet është munduar në maksimum që të ndajë prokurimin publik nga niveli politik i qeverisjes lokale dhe në këtë mënyrë të parandaloj ndikimet politike në proces.

Kurse, u.d i drejtorit të prokurimi Halilosmani në vazhdim tha se kanë bërë përpjekje që anëtarët e komisioneve të jenë sa më profesional dhe secila drejtori apo njësi kërkuese të bart përgjegjësinë për hartimin e specifikacioneve në mënyrë që ato të jenë sa më profesionale.
Në anën tjetër Arbërie Nagavci, asambleiste nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet bërë më shumë që anëtarët e komisioneve të jenë profesionistë dhe të mos bien pre e ndikimeve qoftë nga ana e bizneseve apo politikës, sepse kjo po e dëmton drejtëpërdrejt paranë publike.

Galeria e aktivitetit

Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Gjakove3Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Gjakove4Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Gjakove2Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Gjakove

Performancë në lidhje me ngërçin politik për konstituimin e organeve të reja shtetërore

Prishtine, 4 korrik – Lëvizja FOL ka organizuar sot performancën “Kryeministrat e Kosovës” përmes së cilës ka reaguar për situatën politike të krijuar në vend pas zgjedhjeve të 8 Qershorit.

Lëvizja FOL, konsideron se në zgjedhjet parlamentare të organizuara më 8 qershor, Kosova ka arritur të tregoj avancim në organizimin dhe mbajtjen e tyre. Por, procesi paszgjedhor ka futur vendin në një ngërç politik, i cili po e mban peng vendin dhe konstituimin e institucionve kryesore shtetërore.

Në përputhshmëri me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja FOL fton forcat politike që pas certifikimit të rezultateve të përshpejtojnë konstituimin e parlamentit dhe qeverisë në mënyrë që të shmanget çfarëdo vakumi institucional.
Ne konsiderojmë se duke iu referuar vendimit të Kushtetueses duhet procedohet me hapat e tjerë për të shmangur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.Kredibiliteti i këtyre zgjedhjeve mund të ruhet vetëm nëse rast se ky proces përmbyllet me konstituimin e përbërjes së re të parlamentit dhe qeverisë.

Kosovës i duhet një Parlament, Qeveri e Kryeministër.

Nëpërmjet kësaj performanse, FOL dëshiron ta tërheqë vërejtjen për nivelin e degradimit të procesit dhe klasës politike. Konform kësaj, FOL synon t`ua rikujtoj të gjithë kandidatëve potencial për kryeministra dështimet me të cilat janë përballur. Prandaj, FOL-i, propozon që të gjithë pretendentët të jenë kryeminisra në fushat specifike sic janë: Hashim Thaçi për Energjetikë, Isa Mustafën për Pushtet Lokal dhe Urbanizëm, Albin Kurtin për Zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, Ramush Haradinaj për Infrastrukturë, dhe Fatmir Limaj kryeministër për luftimin e Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar .

Galeria e aktivitetit

Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore8Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore7Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore6Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore5Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore4Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore3Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore2Performance ne lidhje me ngercin politik per konstituimin e organeve te reja shteterore

Pesë vite FOL për anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie

Prishtinë, 25 qershor 2014 – Lëvizja FOL, sot shënon 5 vjetorin e themelimit të saj. E ballafaquar me sfida të shumta në funksionalizimin dhe qëndrueshmërinë e saj, FOL sot ka arritur që të avancojë misionin e saj në promovimin e qeverisjes së mirë, zbatimin e rendit dhe ligjit si dhe ngritjen e qytetarisë aktive. Sot, Lëvizja FOL konsiderohet organizatë lidere në fushën e promovimit të luftës kundër korrupsion, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe kohore 5 vjeçare, Lëvizja FOL ka realizuar mbi 290 aktivitete publike, nga të cilat janë realizuar 54 publikime të ndryshme (Raporte dhe Analiza), 67 konferenca për shtyp, janë organizuar 57 tryeza të rrumbullakëta në nivel qendror dhe lokal, kemi koordinuar 10 deklarata të përbashkëta të Shoqërisë Civile, kemi pasur 33 reagime publike, kemi nënshkruar 9 marrëveshje mirëkuptimi me institucione të nivelit qendror dhe lokal në fushën e qasjes në drejtësi dhe prokurimit publik. Kemi organizuar 7 Turne Kombëtar dhe Përgatitor të Debatit të formatit “Karl Popper”. Kemi organizuar Kampin veror 2012 me vullnetarët e rinj të FOL-it, kemi realizuar Platformën e deklarimit dhe e krahasimit të pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe gjithashtu kemi lansuar Platformën e Statistikave Anti-Korrupsion si platformë e vetme jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë që matë performancën e institucioneve në luftën anti-korrupsion. Me qëllim ngritjen e nivelit të qytetarisë aktive FOL ka realizuar një seri performancash rrugore përmes së cilave ka reaguar kundër fenomeneve dhe ngjarjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me misionin e organizatës. Po ashtu kemi organizuar fushatën Testi i përgjegjshmërisë në tetë komuna të Kosovës, konsultimet publike në procesin e anëtarësimit të Kosovës në PQH dhe fushatën Java e FOL-it nëpër fshatra të ndryshëm të Kosovës. Që nga viti 2009, Lëvizja FOL ka ndarë 5 çmime për Guxim Qytetarë.

Lëvizja FOL ka iniciuar dhe bashkë koordinuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH dhe nga janari i këtij viti FOL është bërë anëtare e Konventës Anti-Korrupsion i Kombeve të Bashkuara – Koalicioni UNCAC duke e përfaqësuar Regjionin e Evropës në Komitetin Koordinues të këtij koalicioni.

FOL është e përkushtuar që të vazhdojë edhe më fuqishëm përpjekjet dhe kontributet e saja për ta sjellë institucionin më afër qytetarit, të ndikojë në uljen e korrupsionit në vend, si dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike në shpenzimin e buxhetit të shtetit.

Lëvizja FOL me rastin e 5 vjetorit ka përgatitur buletinin i cili përmbanë një sërë aktivitete kryesore të realizuara gjatë këtyre viteve. Për më shumë klikoni këtu!

Lëvizja FOL edhe në këtë 5 vjetor falënderon të gjithë anëtarët e Bordit Këshillëdhënës, anëtarët e Kuvendit të FOL-it, aktivistët dhe mbështetësit, mediat dhe donatorët për ndihmën dhe përkrahjen e madhe që i kanë dhënë FOL gjatë këtyre viteve.

FOL do të vazhdoj të flasë gjithmonë për interesin publik!

Java e FOL-it në fshatrat e komunës së Kamenicës

Me vizitën në fshatin Strezofc dhe Leshtar të komunës së Kamenicës Lëvizja FOL mbaruar të premten javën e FOL-it të quajtur “FOL edhe TI’. Gjatë tërë javës FOL ka vizituar disa fshatra nga pesë komunat e Kosovës. Kërkesat e shumta të banorëve nga të gjitha fshatrat do të dërgohen te secila komunë dhe do të avokohet që investimet komunale të shtrihen edhe në këto fshatra.

Java e FOL-it në fshatrat e komunës së Ferizajt dhe Mitrovicës

Lëvizja FOL ka filluar të hënën javën e FOL-it të quajtur “FOL edhe TI’, ku do të vizitohen disa fshatra të pesë komunave të Kosovës. Gjatë takimeve me banorë, FOL do t’ju mundëson atyre që të bëjnë kërkesa konkrete sa i përket investimeve në ato fshatra e që më pas këto kërkesa do të dërgohen në komunat përkatëse. Të mërkurën FOL ishte në fshatin Bare të komunës së Mitrovicës ndërsa të enjten FOL ishte në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt.

Java e FOL-it në fshatrat e komunës së Pejës

Lëvizja FOL ka filluar të hënën javën e FOL-it të quajtur “FOL edhe TI’, ku do të vizitohen disa fshatra të pesë komunave të Kosovës. Gjatë takimeve me banorë, FOL do t’ju mundëson atyre që të bëjnë kërkesa konkrete sa i përket investimeve në ato fshatra e që më pas këto kërkesa do të dërgohen në komunat përkatëse. Të martën FOL ishte në fshatin Baran dhe Poqestë të komunës së Pejës.

Lëvizja FOL fillon realizimin e fushatës “Java e FOL-it”

Prishtinë, 19 maj 2014 – Lëvizja FOL ka filluar sot realizimin e fushatës “Java e FOL-it”, nëpër shumë disa fshatra të komunave kryesore të Kosovës me qëllim identifikimin e nevojave dhe avokimin për shtimin e investimeve komunale dhe qeveritare në këto zona.

Gjatë kësaj fushate, aktivistët e Lëvizjes FOL do të ju mundësojnë banorëve të këtyre zonave që të bëjnë kërkesa konkrete sa i përket investimeve, e që më pas këto kërkesa do të dërgohen në komunat ose sektorët përkatës qeveritar dhe gjithashtu FOL do të avokojë që këto kërkesa të jenë prioritet i planifikimit buxhetor të këtyre institucioneve për periudhën e ardhshme.

Lëvizja FOL , sot ka vizituar disa fshatra të Komunës së Prishtinës, të cilat sipas një hulumtimi paraprak kanë dal se nuk kanë pasur ndonjë investim gjatë viteve të fundit. Banorët e fshatit Slivovë dhe Llajshevc, treguan se përkundër kërkesave të bëra në komunë dhe institucione tjera qeveritare për investime të ndryshme, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje nga këto institucione jo më të ketë ndonjë investim. Sipas këtyre banorëve në këto zona ka nevojë të menjëhershme të intervenohet në ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, subvencione në bujqësi dhe blegtori, përmirësimi i sistemit të elektrifikimit, përmirësimi i infrastrukturës rrugore duke ndërtuar trotuare të cilat aktualisht mungojnë dhe rrezikojnë sigurinë e banorëve, investimet në arsim e sidomos fillimin e programeve parashkollore.

Lëvizja FOL gjatë kësaj jave do të vizitojë fshatrat e Komunës së Pejës me 20 maj 2014; Komunën e Mitrovicës 21 maj 2014, Komunën e Ferizajt 22 maj 2014 dhe  Komunën e Kamenicës me 23 maj 2014.

Galeria e aktivitetit

FOL Movement begins the implementation of the campaignFOL Movement begins the implementation of the campaign2FOL Movement begins the implementation of the campaign3FOL Movement begins the implementation of the campaign4FOL Movement begins the implementation of the campaign5FOL Movement begins the implementation of the campaign6FOL Movement begins the implementation of the campaign7FOL Movement begins the implementation of the campaign8

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të përpiloj listën me çmime referente

Prishtinë, 08 Maj- Lëvizja FOL sot në një konferencë për media ka trajtuar problemin e çmimeve jo-normalisht të ulëta për njësi në prokurimin publik. Ky është njëri ndër problemet që haset më së shpeshti gjatë monitorimeve të drejtëpërdrejta të procedurave të prokurimit, që i realizon Lëvizja FOL, në institucione të ndryshme publike.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se “Çmimet jo-normalisht të ulëta janë çmimet që ofrohen për artikuj nga operatorët ekonomik gjegjësisht kompanitë e ndryshme në ofertat e tyre dhe të cilat janë pakrahasimisht më të ulëta se çmimet e atyre artikujve në treg”. Kjo ndodh, me qëllim që vlera totale e ofertës të jetë më e lira, duke e ditur se me Ligjin aktual të Prokurimit Publik në nenin 61 “Tenderët Jo-Normalisht të Ulët” nuk specifikohen çmimet e ulëta jashtë normales për njësi dhe në bazë të nenit 60 “Kriteret për Dhënien e Kontratës” operatori ekononomik fitues shpallet vetëm në bazë të çmimit më të ulët në total. Kurse çmimet jo-normalisht të ulëta ofrohen për ata artikuj që operatorët ekonomik vlerësojnë se do të kërkohen më së paku pas nënshkrimit të kontratës.

Po ashtu, Kenan Tora deklarojë se “meqenëse, Ligji aktual i Prokurimit Publik nuk specifikon çmimet jo-normalisht të ulëta për artikuj dhe KRPP nuk ka përpiluar një listë me çmime referente të paktën për artikujt bazë në sektor të ndryshëm, diskualifikimi nga tenderi i operatorëve ekonomik për të cilët institucionet vlerësojnë se kanë ofruar çmime jo-normalisht të ulëta në artikuj të ndryshëm nuk ka bazë ligjore dhe praktikisht po është i pamundur”.
Prandaj, ky problem po krijon mundësi për manipulim me çmimin në total, dhe si rezultat po dëmtohet konkurrenca e drejtë në mes të operatorëve ekonomik. Përveç kësaj si rezultat i këtij problemi në raste të ndryshme ka pasoja gjatë implementimit të kontratave, ku haset edhe në raste kur Operatorët Ekonomik kërkojnë shkëputjen e kontratës së fituar për shkak se nuk mund t’i ofrojnë shërbimet ose t’i kryejnë punët e kërkuara me çmimet që kanë ofertuar në fillim.

Lëvizja FOL, pastaj me prezentimin “Çmimet jo-normalisht të ulëta” ka demonstruar raste nga kontrata të ndryshme ku artikuj të ndryshëm janë ofruar me çmime jo-normalisht të ulëta si p.sh: Dera e parë e veturës: 1.00 euro, fshesa të dritareve të veturës 12.00 euro, Air Bag në Timon 65.00 euro, pjesë të ndryshme të veturës me çmim prej 0.01 cent, biftek: 2.00 euro, pasta 0.40 cent, produkte të ndryshme ushqimore me 0.10 cent, etj.
Më tej Kenan Tora ka thënë se “Lëvizja FOL ka reaguar dhe ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me këtë problem vazhdimisht. Përveç kësaj FOL ka propozuar që në kuadër të amandamentimit të Ligjit për Prokurim Publik të përfshihet një pikë e re në nenin 61 “Tenderët Jo-Normalisht të Ulët”, ku do të obligohej me ligj KRPP-ja që të përgatis listën me çmime referente”.

Edhe sot, FOL ka kërkuar nga KRPP-ja që në bazë të ligjeve aktuale në fuqi të cilat ia lejojnë KRPP-së një gjë të tillë, në bashkëpunim me Agjencionin për Konkurencë të përpilojë një listë me çmime referente të artikujve bazik, në bazë të të cilit institucionet do të kryenin procedurën e vlerësimit të ofertave dhe do të kishin bazë ligjore për mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe zgjedhjen e ofertës me çmime reale.
Kjo, përveç mbrojtjes së konkurrencës së drejtë do të kishte impakt tejet pozitiv edhe në implementimin me sukses dhe kualitet të kontratave të nënshkruara.

Prezantimin e plotë mund ta gjeni në këtë link:

Galeria e aktivitetit

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik te përpiloj listen me çmime referente2Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik te përpiloj listen me çmime referente

Tatimi në pronë- sfidë për komunat

Niveli aktual i arkëtimit të tatimit në pronë në komunat kosovare tregon një nivel solid të përgjegjshmërisë qytetare.
Nga hulumtimi që ka bërë FOL-i, del se në 22 komuna, përgjatë vitit 2012 është arkëtuar 45 për qind e tatimit të faturuar. Ky një tregues i qartë se kosovarët ende nuk kanë krijuar njeshmëri ndaj shtetit, i cili funksionon pikërisht mbi bazën e tatimit në pronë apo taksave të tjera që krijojnë buxhetin.
Një gjendje e tillë prodhon probleme zingjirore. Nga një arkëtim i tillë nën masën 50 për qind, gjithsesi që edhe komunat do të privohen në disa projekte të tyre, të cilat do të pezullohen apo mbeten peng për shkak të mungesës së buxhetit, të cilin e mbushë edhe tatimi në pronë.
Nga ana tjetër, rezufuesit e pagesës së tatimit në pronë nuk përfitojnë asgjë nga ky proces, por vetëm rrisin shkallën e borxhit individual. Kjo për shkakun se shumës së borxhit të tatimit në pronë i shtohet edhe kamata ndëshkuese si dhe dënimi i përllogaritur nga tejkalimi i afatit ligjor për ta kryer këtë veprim.
Niveli i pagesës së tatimit në pronë nën 50 për qind, të faturuar për një vit përkatës nënkupton se edhe borxhet totale për tatimin në pronë çdo vit rriten për mbi 50% të vlerës së faturuar.
Kësisoj, nga 11,835,059 euro të faturuara nga 22 komuna, në emër të tatimit në pronë për vitin aktual, janë grumbulluar vetëm 5,330,840 euro.
Nga gjithsej 288,709 prona të faturuara për tatim në pronë (në komunat e analizuara për këtë raport), mund të shihet se proporcioni i pronave të cilat kanë paguar në emër të tatimit në pronë së paku pjesërisht (mbi zero euro) është vetëm 115,777 prona, apo pak nën 32% të pronave të cilat janë faturuar. Kjo tregon se si pasojë e mos-menaxhimit adekuat të tatimit në pronë nga komunat e Kosovës, rreth 68% e pronave të regjistruara dhe faturuara nuk paguajnë asgjë në emër të tatimit në pronë.
Në këtë kontekst, del se ka një dallim përmbajtësor ndërmjet shkallës së pagesës së tatimit në pronë te pronat rezidenciale dhe te ato komerciale. Te kategoria e parë, niveli i pagesës arrinë në 40 për qind, teksa të kategoria dytë, shifra e pagesës së TP-së, mbërrin në 38 për qind gjatë vitit 20012, në 22 komuna të analizuara.
Në pronat rezidenciale përfshihen të gjitha pronat për banim, ato të liruara nga tatimi, pronat e paklasifikueshme, të papërfunduara, të përjashtuara, të braktisura, garazhet dhe të vazhduara. Ndërsa, në prona komerciale janë llogaritur të gjitha pronat që klasifikohen për shfrytëzim komercial, përfshirë edhe pronat industriale dhe të industrisë së përpunimit, pronat bujqësore, ato për rekreacion, shërbime, transport, pronat sociale, kultutore dhe institucionale.
Nga të dhënat për 22 komuna del se shkalla nominale e arkëtimit është më e madhe te pronat rezidenciale (74.13%) kundrejt atyre komerciale (63.29%).
Një rezultat i tillë i arkëtimit të tatimit të TP-së, sjellë në një pozicion tejet delikat komunat, të cilat të përballuar me këtë problem duhet rishikojnë domosdoshmërisht mënyrën e arkëtimit të këtij borxhi me idenë për të ndryshuar trendin e arkëtimit. Problemi merrë përmasa edhe më të mëdhanga fakti se komunat aktualisht bartin barrën e vetëm 40 për qind të pronave të faturuara e të regjistruara, duke lënë jashtë kësaj kornize 60 përqindëshin tjetër, i cili e bën këtë proces krejtësisht të pandjeshëm për arkat komunale.
Duke pas parasysh, shifrat e arkëtimit të tatimit në pronë në kategori të ndryshme, komunat kosovare, urgjentisht duhet të gjejnë strategji për të rritur shkallën e arkëtimit të TP-së. Analiza e FOL-it për 22 komuna ka prodhuar edhe një sërë rekomandimesh, të cilat komunat mund t`i marrin si udhërrëfyes në përpjekejn e tyre për ngritjen e performancës në këtë sferë.

Detyrë parësore e komunave është regjistrimi i rregullt i pronave të reja dhe atyre ekzistuese, por të paregjistruara,si një faktor esencial në rritjen e shkallës së arkëtimit. Kjo duhet shoqëruar me ushtrim rigoroz të masave për realizimin e vjeljes dhe asaj të detyruar, e parparë me Udhëzim Administrativ, i cili parasheh konfiskimin e aseteve dhe palujtshmërive.
Komunat, duhet gjithashtu ta shqyrtojnë edhe mundësinë e ndërmarrjes së masave kushtëzuese ndaj tatimpaguesve, por gjithnjë në përputhje me ligjet aktuale në fuqi, në mënyrë që një masë e tillë të mos bie ndesh me të drejtat njerëzore. Krejt në fund, komunave u nevojitet edhe ta trajnojnë kuadrin e Njësisë për tatimin në pronë dhe gjithashtu edhe të përdorin fushatat publike për t`i njoftuar qytetrarët për rëndësinë e pagesës së tatimit në pronë dhe gjithashtu edhe me sanksionet eventuale me të cilat mund të përballen në rastë të shpërfilljes së këtij obligimi ligjor.

 

Ky artikull është refleksion nga “Raporti analitik mbi rëndësinë dhe suksesin e inkasimit të tatimit në pronë në komunat e Kosovës” i publikuar nga Lëvizja FOL

Plani i Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur të filloj të zbatohet

Prishtinë, 30 Prill 2014-Lëvizja FOL vlerëson aprovimin e Planit Nacional të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Pas më shumë se një vit punë intensive të grupit të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në procesin e draftimit të Planit Nacional të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (ang: Open Govermnet Partnership- OGP), Qeveria e Kosovës, dje ka miratuar këtë plan dy-vjeçar.

Obligimet që dalin nga ky Plan Nacional janë jashtëzakonisht të rëndësishme për politikëbërjen, funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Si i tillë, ky Plan tregon qartazi hapat që duhen ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet publike në fusha si ato të: Përmirësimin e Shërbimeve Publike; Rritjen e integritetit publik; Menaxhimi më efektiv i burimeve publike; dhe Rritja e llogaridhënies së korporatave.

Për më tepër, Plani adreson shumë drejt dhe me afate të përcaktuara veprimet që institucionet publike duhet ndërmarrë në përmirësimin e shërbimeve në shëndetësi, arsim, financa publike, bujqësi, shërbim civil, administratë publike dhe një varg sektorësh të tjerë në funksion të avancimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe krijim të llogaridhënies politike dhe publike. Prandaj, aprovimi i këtij Plani është lajm i rëndësishëm dhe fillimi i zbatimit të tij do të jetë lajm shumë i mirë për qytetarët e vendit.

Në funksion të monitorimit dhe të mbikëqyrjes së zbatimit të këtij Plani, FOL do të filloj në mënyrë aktive të monitoroj secilin hap që do të merret nga institucionet publike gjatë zbatimit të Planit. Po ashtu, FOL do të angazhohet që një monitorim i tillë që bashkëorganizohet me faktorët tjerë brenda Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Open Govermnet Partnership.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur apo Open Government Partnership -OGP është iniciative globale ndër-qeveritare, e cila filloi në vjeshtë të vitit 2011 dhe si mandat ka krijimin e kushteve për një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse përballë qytetarëve në shtetet përkatëse. Ky mekanizëm global obligon shtetet anëtarë të saj që të zbatojnë planet e tyre nacionale sepse në të kundërtën merren masa edhe të përjashtimit nga kjo iniciativë globale. Republika e Kosovës është në faza të ndjeshme të negocimit për anëtarësim në OGP, ku po bëhen hapa të kujdesshëm gjatë procesit të anëtarësimit, me besimin që një ditë të jemi anëtarë me të drejta të plota në OGP.

Drejtori i Programeve në Lëvizjen FOL bëhet anëtar i Komitetit Koordinues për Evropë në Koalicionin UNCAC

Prishtinë, 25 prill – Drejtori i Programeve në Lëvizjen FOL, Fidan Kalaja është zgjedhur në Komitetin Koordinues për Evropa në Konventën Anti-Korrupsion të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Koalicioni UNCAC. Përpos promovimit të parimeve dhe vlerave të koalicionit UNCAC në luftën anti-korrupsion, anëtarët e këtij komiteti kanë për detyrë që të konsolidojnë dhe fuqizojnë koalicionin dhe anëtarët e saj në luftën anti-korrupsion, mbështes punën dhe angazhimin e koalicionit në rrafshin nacional, regjional dhe ndërkombëtarë.

Lëvizja FOL, është bërë anëtare e Konventës Anti-Korrupsion e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht Koalicioni UNCAC. Koalicioni UNCAC është rrjet global i më shumë se 350 organizatave të shoqërisë civile nga më shumë se 100 vende të botës. Ky rrjet i organizatave angazhohet dhe promovon luftën anti-korrupsion përmes avokimit për ratifikimin, zbatimin dhe monitorimin e Konventës Anti-Korrupsion të Kombeve të Bashkuara – UNCAC. Ky koalicion është themeluar në vitin 2006, përmes mobilizimit të organizatave të shoqërisë civile të UNCAC në nivelin ndërkombëtarë, regjional dhe kombëtarë.

Lëvizja FOL falënderon mediat, organizatat dhe partnerët e saj, të cilët mbështetën dhe kontribuan drejtpërdrejt në përzgjedhjen e z.Kalaja në Komitetin Koordinues për Evropë të Koalicionit UNCAC. Duke qenë pjesë e UNCAC dhe Komitetit Koordinues të saj, FOL do të angazhohet me tepër në promovimin e luftës anti-korrupsion në Kosovë duke shkëmbyer përvojat dhe zbatuar praktikat efikase në luftën anti-korrupsion të anëtarëve të Koalicionit UNCAC.

Konferenca rajonale: Anëtarësimi i Kosovës në Open Government Partnership dhe përvojat rajonale

Prishtinë, 18 prill 2014 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Ambasadës Britanike në Kosovë ka organizuar sot konferencën rajonale me temën “Rruga drejt anëtarësimit në Open Government Partnership – OGP”. Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile nga Kosova dhe vendet e rajonit si dhe përfaqësues nga OGP.

Ministrja e Integrimeve Evropiane znj. Vlora Çitaku, tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj qeverisjes së hapur dhe përdorimit të teknologjisë në mënyrë që të jetë më e qasshme nga qytetarët. Znj. Çitaku, theksoi se Kosova ballafaqohet me një numër sfidash, ku korrupsioni është një sfidë serioze dhe anëtarësimin në OGP Kosova e sheh si një mundësi për të intensifikuar përpjekjet për luftimin e korrupsionit. Ajo tha se është e rëndësishme që Qeveria dhe Institucionet tjera të hapin të dhënat e tyre në kohën e duhur sepse aktualisht hapja e të dhënave sidomos atyre të nivelit të lartë nuk është në vetvete e mjaftueshme. Pra sipas znj. Çitaku qeverisja e hapur duhet të përdoret për të rritur llogaridhënien, duke ulur pabarazinë dhe duke rritur qasjen në arsim, kujdes shëndetësor. Sipas Ministres Çitaku, pavarësisht ndonjë problemi eventual politik në procesin e pranimit të Kosovës ne OGP, Qeveria e Kosovës duhet të demonstrojë përkushtim për parimet e OGP-së, duke zbatuar Planin Nacional të Veprimit 2014-2016.

Paul Maassen, koordinator për Shoqëri Civile në OGP, theksoi se sfida kryesore për Kosovën dhe vendet tjera anëtare të OGP-së është zbatimi i Planit Nacional të Veprimit dhe se nevojitet jo vetëm përkushtimi politik por edhe përkushtimi i shërbyesve civil nga disa dikastere institucionale. Plani Nacional i Veprimit i Kosovës është plan që përmbush parimet e OGP-së, parasheh veprime konkrete dhe rezultatet të gjera dhe është plan që nuk bazohet vetëm në aktivitete. Reformat e parapara me këtë plan do të ju ndihmojnë shumë se si institucionet do të bashkëpunojnë me qytetarët në vendimmarrje. Sipas z. Maassen “pa shoqërinë civile ky proces nuk do të funksionojë dhe se sfidat janë të që mbahet shoqëria civile e përfshirë dhe e interesuar në këtë proces”. Dhe kjo është diçka që ata duhet ta bëjnë vet, duke punuar së bashku por edhe qeveria duhet ti merr seriozisht kërkesat dhe idetë e shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë të arrihet edhe bashkëpronësia në këtë proces.

Lorin Ymeri, nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike e Republikës së Shqipërisë , prezantoi procesin nëpër të cilin ka kaluar Shqipëria gjatë anëtarësimit në OGP dhe punën që është duke e bërë Qeveria në planin e dytë të veprimit që Shqipëria do ta dorëzoj në OGP. Ymeri tha se ky është plani i dytë veprimit i Qeverisë së Shqipërisë. Tani jemi duke ndërvepruar për të marrë komentet e shoqërisë civile mbi planin e dytë.

Natalia Mirković, përfaqësuese e organizatës GONG nga Kroacia, prezantoj përvojat e shtetit të Kroacisë gjatë anëtarësimit të saj në OGP. Ajo tha se gjatë asaj periudhe kur Kroacia përgatitej për anëtarësim në OGP, vendi po kalonte një periudhë të rëndësishme. Gjatë atij viti ishin edhe zgjedhjet në Kroaci e po ashtu edhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një nga sfidat të cilat ajo prezantojë ishte sfida e involvimit të qeverisjes lokale kundrejt planit të OGP-së. Sipas saj plani i ri i veprimit të Kroacisë do të ketë përqendrim më shumë në nivel lokal. Dhe janë shumë anëtar që janë të interesuar që të bëjnë më shumë në nivel lokal ku do të hapet buxheti lokal.

Petrit Zogaj, nga Lëvizja FOL, bëri një prezantimi të punës së deritanishme të Lëvizjes FOL në kuadër të Grupit Koordinues sa i përket punës në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në OGP. Ai tha se Grupi Koordinues ka zhvilluar 5 takime të rregullta, janë zhvilluar konsultime publike online dhe me qytetarë nëpër 6 regjionet e Kosovës. Gjithashtu Grupi Koordinues ka zhvilluar punëtorinë finale ku ky grup ka strukturuar dhe finalizuar Planin Nacional të Veprimit i cili më pas është dërguar edhe tek qeveria për miratim.

Galeria e aktivitetit

Regional conference - Kosovo-s membership in the Open Government Partnership and regional experiencesRegional conference - Kosovo-s membership in the Open Government Partnership and regional experiences2Regional conference - Kosovo-s membership in the Open Government Partnership and regional experiences3

Komunat të ndryshojnë Rregullorën e Transparencës

Prishtinë, 16 Prill – Lëvizja FOL ka mbajtur sot konferencën për media përmes së cilës ka bërë publike kërkesën të cilën do t’ia dërgojë komunave të Kosovës për rishikimin dhe plotësimin e Rregullores Komunale për Transparencë në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike i miratuar në Tetor të vitit 2010.
Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL deklaroi se nga të gjeturat e Lëvizjes FOL del se nga të gjitha komunat e Kosovës, 11 prej tyre nuk e kanë publikuar rregulloren për transparencë në ueb faqen zyrtare, siç janë: Klina, Novobërda, Parteshi, Ranillug, Shtërpca, Vitia, përfshirë këtu edhe komunat veriore si Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, që ueb faqet e tyre janë ende në përpunim dhe Mitrovica Veriore ende nuk ka ueb faqen zyrtar. Ndërsa, Deçani dhe Suhareka, figurojnë se e kanë rregulloren për transparencë tek lista e rregulloreve, mirëpo nuk gjenden komplet rregullorja.

Sipas Demolli-Nimani, vetëm tetë prej komunave të Kosovës (Graçanica, Hani i Elezit, Istogu, Mitrovica, Obiliqi, Prizreni, Rahoveci dhe Vushtrria) kanë bërë ndryshimet dhe plotësimet në rregulloret për Transparencë.
“Kllokoti është rast i veçantë ku ndonëse rregulloren e kanë miratuar në shkurt të vitit 2011 dhe thirren në Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike, tek afati i përgjigjes në kërkesat për qasje në dokumente publike, figuron ende afati prej 15 ditësh”, tha ajo.
Ndërkaq, 17 komunat e tjera si: Dragashi, Ferizaj, Fushë Kosova, Gjakova, Gjilani, Gllogovc, Junik. Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Podujevë, Pejë, Prishtinë, Shtime, Skenderaj, kanë rregulloret e vjetra e të cilat me ndryshimin e legjislacionit për Qasje në dokumente publike duhet të bëjnë ndryshimet edhe te rregullorja komunale për transparencë.
Ajo tha se ka raste kur komunat kanë miratuar Rregulloren për Transparencë pas vitin 2010, pra, pas miratimit të ligjit të ri, ndërkaq janë thirr në ligjin e vjetër për qasje në dokumente zyrtare 2003/12.

Arsyeja pse duhet të ndryshohet kjo rregullorje është se rregullorja aktuale ndër të tjera thirret në ligjin e vjetër për qasje në dokumente zyrtare nr.2003/12, Ligj ky i cili është shfuqizuar me hyrjen në fuqi të Ligjit për Qasje në dokumente Publike.
Po ashtu, në rregulloren aktuale për transparencë afati kohorë për përgjigjen në një kërkesë për qasje në dokumente publike është 15 ditë, përderisa me ligjin për Qasje në Dokumente Publike është vetëm 7 ditë. Po ashtu edhe forma e kërkesës me rregulloret aktuale është e kufizuar vetëm në formën e shkruar, përderisa me Ligjin për Qasje në dokumente zyrtare thuhet se “Kërkesat për qasje në dokumente parashtrohen në çfarëdo mënyrë e cila i mundëson institucionit publik të identifikojë dokumentin”.

“Prandaj, duke e parë të nevojshme dhe të domosdoshme, që komunat të forcojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, FOL po ju drejtohet me këtë kërkesë Komunave që të bëjnë ndryshimet e nevojshme në Rregulloren Komunale për Transparencë. Ndër të tjera kjo është edhe një nga rekomandimet e dala nga raporti ‘Indeksi i Transparencës për vitin 2012”, ku kërkohet të bëhet harmonizimi i dispozitave ligjore për komunikim dhe informim publik në nivel komunal”, tha Demolli-Nimani.

Galeria e aktivitetit

Municipalities should change their Transparency Regulations4Municipalities should change their Transparency Regulations3Municipalities should change their Transparency Regulations2Municipalities should change their Transparency Regulations

Viti 2013, vit i korrupsionit të lartë dhe efikasitet i ulët në luftimin e tij

Prishtinë, 05 prill 2014 – Lëvizja FOL sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ç’rast ka prezantuar statistikat vjetore të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave në kuadër të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion (platforma: http://www.levizjafol.org/plateforma-statistikave-anti korrupsion/?message=true&FaqeID=1) dhe gjithashtu vendimet dhe veprimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës si dhe Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit EULEX në fushën e luftimit të korrupsionit në Kosovë për vitin 2013.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se gjatë vitit 2013, Policia e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar gjithsej 57 raste, ku për 22 persona ka ngritur kallëzim penal dhe 12 persona janë arrestuar. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit ka trajtuar gjatë këtij viti 43 raste, ku për 16 persona është ngritur kallëzim penal dhe 10 persona janë arrestuar. Dhe për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare Policia e Kosovës ka trajtuar 441 raste të korrupsionit, ku për 242 persona është ngritur kallëzim penal dhe 45 persona janë arrestuar.

Ai theksojë se Prokuroria e Kosovës gjatë vitit 2013, për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pasur gjithsej në punë lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 56 persona, ku nga këto në fund të vitit ka zgjidhur gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 30 persona dhe në fund të periudhës kanë mbetur të pazgjidhura gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 26 persona. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Prokuroria ka pasur gjithsej në punë lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 59 persona, ku nga këto lëndë që kanë implikuar 36 persona i ka zgjidhur ndërsa nga këto lëndë që kanë implikuar 23 persona janë të pazgjidhura në fund të vitit 2013. Dhe për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare, Prokuroria e Kosovës ka pasur gjithsej në punë lëndë që kanë implikuar 1585 persona gjatë vitit 2013, ku nga këto vetëm janë zgjidhur lëndë që kanë implikuar vetëm 363 persona ndërsa lëndë që kanë implikuar 1222 persona kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe.

Ndërsa sipas tij, përgjatë vitit 2013, Gjykatat e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit kanë pasur gjithsej në punë lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 122 persona, ku nga këto lëndë kanë zgjidhur lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar vetëm 31 persona ndërsa lëndët ku kanë qenë të implikuar 91 persona kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 67 persona, ku lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar vetëm 23 persona i kanë zgjidhur ndërsa lëndët ku kanë qenë të implikuar 44 persona janë të pazgjidhura në fund të vitit 2013. Dhe për veprën penale të korrupsioni keqpërdorim i pozitës zyrtare, Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar 603 persona gjatë vitit 2013, ku nga këto janë zgjidhur lëndë në të cilat kanë qenë të implikuar vetëm 66 persona ndërsa lëndët ku kanë qenë të implikuar 537 persona kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe.

Fidan Kalaja shtojë se përveç tri institucioneve të përfshira në këtë platformë, Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve anti-korrupsion edhe të tri institucioneve tjera siç janë Qeveria, Kuvendi dhe EULEX-i, sa i përket aktiviteteve të tyre në luftën kundër korrupsionit.

Sipas të gjeturave të Lëvizjes FOL, Qeveria e Kosovës përgjatë vitit 2013 ka nxjerrë gjithsej 427 vendime ku vetëm 4 vendime janë marrë në kuadër të luftës kundër korrupsion në krahasim me vitin 2012 ku 5 vendime kanë qenë në luftë kundër korrupsionit.
Ndërkaq Kuvendi i Kosovës nga 23 seanca plenare sa ka mbajtur gjithsej për vitin 2013, vetëm në 6 prej tyre kanë diskutuar për luftën kundër-korrupsion në krahasim me vitin 2012 ku në vetëm 3 seanca Kuvendi ka diskutuar për luftën anti-korrupsion.
Ndërsa sipas statistikave anti-korrupsion për vitin 2013 nga EULEX-i, gjykatat e EULEX kanë shpallur vetëm 9 aktgjykime për raste të korrupsionit ndërsa prokuroria e EULEX gjatë vitit 2013 ka trajtuar 9 raste të reja, ka zhvilluar 29 hetime paraprake, ka pasur 15 hetime në vazhdim, ka ngritur 5 aktakuza, ka ndryshuar 2 aktakuza, dhe i janë konfirmuar 2 aktakuza.

Galeria e aktivitetit

 

The year 2013, a year of high corruption and low efficiency of fighting it3The year 2013, a year of high corruption and low efficiency of fighting it2The year 2013, a year of high corruption and low efficiency of fighting it

Vestibulum tincidunt malesuada est

Cras eu mi et ipsum vehicula viverra

Nullam nec facilisis enim. In quis ante ac nisl porttitor bibendum. Mauris ut malesuada nisl, eu pellentesque nulla. Aliquam eget lorem vulputate, venenatis massa vitae, scelerisque neque.

Vestibulum tincidunt malesuada est, efficitur dignissim quam consectetur eget. Aliquam dignissim, mi sed blandit mollis, risus lectus viverra enim, vitae fringilla metus risus id diam. Fusce iaculis dolor dolor, non pretium mi pulvinar eu. Ut vitae placerat sem, vitae elementum nisi. Aenean non molestie tellus. Phasellus maximus mi aliquam, placerat est non, rhoncus erat. Nunc ante lectus, porta ut nunc placerat, porttitor elementum augue.

Suspendisse ultrices semper congue. Etiam quis porttitor metus, at sodales felis. Pellentesque sit amet ante vel est tempor condimentum. Praesent tempus felis gravida, vestibulum diam in, tincidunt velit. Praesent vitae arcu nulla. Maecenas ornare neque ligula, eu scelerisque nunc feugiat at. Sed eu pellentesque lorem. Proin ac lacinia turpis. Nunc suscipit at sem ut rhoncus. Fusce ornare libero ac nulla porttitor, sit amet luctus ante accumsan. Etiam ac tellus massa. Nullam fermentum, ex sed ultrices rutrum, nunc tellus faucibus libero, eget imperdiet diam velit non mauris. Aliquam a lobortis ipsum, ut congue dui.

Quisque tincidunt molestie eros non gravida. In tempus turpis sed nisi maximus, et vulputate eros congue. Etiam sed pharetra erat. Nulla tincidunt faucibus metus, sit amet placerat erat porttitor id. In ut tincidunt odio, eu consectetur neque. Aliquam quis felis placerat, malesuada nunc in, posuere massa. Phasellus fringilla fermentum urna, in varius dui accumsan a.

Vestibulum tincidunt malesuada est, efficitur dignissim quam consectetur eget. Aliquam dignissim, mi sed blandit mollis, risus lectus viverra enim, vitae fringilla metus risus id diam

Nullam fermentum, ex sed ultrices

Quisque tincidunt molestie eros non gravida.

In tempus turpis sed nisi maximus, et vulputate eros congue. Etiam sed pharetra erat. Nulla tincidunt faucibus metus, sit amet placerat erat porttitor id.

Donec eleifend posuere dolor, nec fermentum tortor pretium eget. Pellentesque sed sapien orci. Curabitur mi libero, tempus ut imperdiet sodales, malesuada sit amet odio. Aenean pretium mauris nec erat hendrerit commodo. Proin sed venenatis purus. In id augue mi. Mauris diam tortor, semper vitae velit interdum, rutrum porttitor leo. Curabitur ac dui et odio fermentum efficitur. Sed in turpis sed lorem scelerisque aliquam non blandit urna. Sed consequat sed neque id scelerisque.

Cras eu mi et ipsum vehicula viverra. Nullam nec facilisis enim. In quis ante ac nisl porttitor bibendum. Mauris ut malesuada nisl, eu pellentesque nulla. Aliquam eget lorem vulputate, venenatis massa vitae, scelerisque neque. Proin nec lacus non orci dapibus imperdiet. Donec tincidunt diam nulla, sit amet interdum nisl rhoncus at. Cras fringilla velit eu congue rutrum. Vestibulum ac velit egestas, posuere nulla ac, auctor felis.

Integer mollis ligula diam, ut scelerisque dolor porttitor ut. Vestibulum dictum, odio non efficitur ultricies, turpis quam consequat diam, at vestibulum erat lectus at ante. Duis dignissim consectetur nisi, at posuere mauris. Proin pretium ligula nec augue sollicitudin, et tempor diam feugiat. Vivamus condimentum bibendum purus nec rhoncus. Nam elementum libero eu pretium mollis. Sed quis accumsan orci.

Bord-i i OSHP-së të shqyrtojë 279 ankesat e deponuara prej Gushtit të 2013

Prishtinë, 26 mars 2014 – Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, pas një periudhe gati 8 mujore është ri-funksionalizuar me emërimin e anëtarëve të rinj të Bord-it nga ana e Kuvendit të Kosovës në seancën e datës 20 Mars 2014. Gjatë periudhës 01 Gusht 2013 – 20 Mars 2014, kur OSHP nuk ka kryer funksionin e tij për shqyrtimin e ankesave në procedura të prokurimit publik, në këtë institucion janë deponuar gjithsej 279 ankesa në lidhje me procedura të ndryshme.

Mirëpo, sipas informacioneve të fundit që kanë dal në opinionin publik edhe nga vet udhëheqësit e këtij institucioni, Bord-i i OSHP-së përveç 24 ankesave, të cilat janë deponuar pas datës 14 Shkurt 2014, 255 ankesa të tjera nuk do t’i shqyrtojë fare me arsyetimin se të njëjtave ju ka skaduar afati ligjor për shqyrtim. Këto procedura të prokurimit do të mbesin që të vendosen nga zyrtarët përkatës të prokurimit në autoritetet kontraktuese relevante.

Lëvizja FOL vazhdimisht ka shprehur shqetësimin se mos-funksionimi i OSHP-së ka krijuar mundësi për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe korrupsion në prokurim publik.

FOL vlerëson se mos shqyrtimi i ankesave të deponuara gjatë periudhës kur OSHP ka qenë jo-funksionale dhe lënia e tyre për vendimmarrje në gjykimin e zyrtarëve të prokurimit publik do të krijojë:

1. Mundësi për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe korrupsion në prokurim publik.
2. Dëmton interesin e operatorëve ekonomik, dhe
3. Krijojë precedent për raste të tjera ku organet që janë të obliguara me ligj të ndajnë drejtësi të refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Prandaj, Lëvizja FOL kërkon që Bordi i OSHP-së të mos delegojë përgjegjësinë e tij tek zyrtarët e prokurimit, por të gjejë mundësi që ankesat e deponuara t’i shqyrtojë qoftë edhe me procedurë të përshpejtuar dhe të vendosë ashtu siç edhe obligohet me ligj. Ne, konsiderojmë që çdo formë tjetër e të vepruarit është tejet e rrezikshme dhe mund të krijojë mundësi abuzuese nga autoritetet kontraktuese.

Konsultim publik për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 19 mars 2014 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me CBM në Mitrovicë si anëtare të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneritetin për Qeverisje të Hapur sot kanë organizuar konsultimin publik në Komunën e Mitrovicës me qëllim përgatitjen e Planit Nacional të Veprimit 2014-2016. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve komunale, të shoqërisë civile, media dhe qytetarë të interesuar.

Florentina Hajdari – Hajra nga CBM pas një prezantimi të shkurtër të historikut të krijimit Partneritetit për Qeverisje të Hapur – PQH (për më shumë ju lutem referojuni historikut të PQH-së: http://www.ogpkosova.org/what-does-open-government-mean/), tha se ne si organizatë e kemi mbështetur këtë iniciativë. Ajo tha se sot përmes këtij debati tentojmë të identifikojmë problemet me të cilat përballen qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës sa i përket qasjes në institucione publike.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL, prezantojë shkurtimisht hapat që janë ndërmarrë dhe që duhet ndërmerren nga Kosova me qëllim anëtarësimin e saj në Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Ai tha se është themeluar Grupi Koordinues i cili është i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit privat, i cili Grup ka për mision hartimin e Planit Nacional të Veprimit për Kosovën. Ai tha se Grupi Koordinues ka vendosur që Plani të fokusohet në 4 sfidat kryesore të parapara dhe sugjeruara nga PQH, gjegjësisht: Përmirësimi i shërbimeve publike, Rritja e integritetit publik, Menaxhimin e burimeve publike në mënyrë më efikase dhe Rritja e llogaridhënies korporatave. Ai gjithashtu tha se kjo fushatë e konsultimeve publike do të shërbejë për rritjen e gjithpërfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces dhe gjithashtu për mbledhjen e propozim aktiviteteve konkrete, e që do të përfshiheshin në Planin Nacional të Veprimit të Republikës së Kosovës.

Hajrullah Mustafa, nga OJQ ‘Shtëpia e Shokut’ tha se duke e parë se kemi probleme të mëdha të shkëputjes nga politika mbahet ky plan krejtësisht të pavarur nga ndikimet politike. Ai tha se institicionet e pavarura nuk po mund të funksionojnë si të tillë. Sipas tij, Kosova në aspektin legjislativ ka arrit shumë, por në atë ekzekutiv punë është ndryshe, pikërisht për arsye të ndërhyrjes së politikës.

Skender Kerolli, nga Shoqata e të Vërberëve tha se qasja në komunë është shumë e vështirë. “Ka dy muaj që nuk kemi arrit ta realizojmë një takim me kryetarin përkundër kërkesave të shumta. Po ashtu problem i madh është edhe punësimi i të verbërve të cilët edhe nësë kanë përfunduar fakultet nuk arrijnë të punësohen”.

Ragip Hyseni nga KVRL deklaroi se fokusi duhet të jetë te seleksionimi i punëtoreve. “Siç është tani punësimet në baza partiake dhe kjo bënë që ai person i caktuar do ti kryejë shërbime partisë. Duhet të ketë transparencë më të madhe sa i përket punësimit, dhe kriteret e konkurseve të jetë të qarta, sepse tani për tani konkursi është sa për sy e faqe, madje ka raste kur shpallen pas punëtori ka filluar punën”

Florentina Hajdari – Hajra nga CBM theksoi se është mirë nëse përbrenda komunës formohen komisione gjithëpërfshirëse, ku do të ishte edhe shoqëria civile por edhe expert të asaj fushe, për cilën është hapur konkursi.  Sipas saj, planifikimi buxhetor i bërë vitin e kaluar ka qenë i hapur, por në këto takime nuk janë bërë analiza paraprake se cilat janë nevojat më emergjente për qytetarët e asaj pjese ku takohen. Po ashtu është vërejtë se nuk bëhen analiza as të kostove të atyre projekteve. ‘Ka ndodh që ato projekte që janë premtu gjatë planifikimeve buxhetore, realizimi i tyre nuk është përfshi në buxhet të komunës por tek donacionet e huaja”.

Lulzim Hakaj, Iniciativa qytetare për të drejtat e njeriut, kërkoj që të ketë më shumë vëmendje tek specifikimet e kriteteve të konskurseve të veçanta.

Ramadan Uka nga OJQ  ‘Eko-Trepca’ tha se zakonisht bëhet emërimi i drejtorëve pas asnjë përvojë pune paraprake andaj duhet rregulluar kjo çështje ngase edhe pse janë staf politik, kryetarët duhet të kenë kujdes në emërimet e tyre.