FOL: Pasuria e paligjshme nuk trajtohet me projekt-ligjin aktual

FOL: Të bëhet publike marrëveshja me shtetin e IMO-s/Nigeria

BE: Nga Qeveria e re presim rezultate reale në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë, 11 dhjetor 2014 – Lëvizja FOL ka organizuar diskutimin me temën: “Kosova sipas Raportit të Progresit 2008 – 2014”, ku është diskutuar për rolin e Bashkimit Evropian në Luftën ndaj korrupsionit, Sundimin e Ligjit, Reformimi i Administratës Publike dhe Sistemit të Drejtësisë. Panelistë të këtij diskutimi ishin: Thomas Gnocchi, Shef i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimit i Zyrës së BE-së në Kosovë si dhe Venera Hajrullahu, Drejtore Ekzekutive në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile.

Sibel Halimi nga Lëvizja FOL tha se Raporti i Progresit është instrument i Bashkimit Evropian që matë progresin e Kosovës në shumë fusha. Në të shumtën e rasteve është shkruar me një gjuhë të balancuar dhe shumë teknike. Si instrument i BE-së nuk është koherent dhe shumë herë krijon konfuzion se si është bërë matja e  progresit dhe regresit në fusha të caktuara. Përgjithësimi i disa çështjeve për bën njërin nga problemet kryesore të raporteve të përfshira në analizë (2008 -2014). Në këtë kontekst shumë konstatime janë të përgjithësuara pa qenë specifike se sa më të vërtet është arritur një progres në një fushë të caktuar. Po ashtu, raportit i mungon qartësia se si është bërë matja e progresit/regresit, gjë e cila ka paraqitur edhe sfidën kryesore gjatë analizimit të raporteve të progresit dhe studimit të fizbilitetit për gjatë kësaj periudhe. “Kjo po ashtu e vështirëson punën e institucioneve të Kosovës të cilat i referohen raportit të progresit dhe në bazë të cilit këto institucione të ndërtojnë veprime konkrete se si mund të zhvillojnë fushat në të cilat raporti i progresit konstaton ngecje apo progres të pjesshëm. Në të shumtën e rasteve institucionet për shkak të metodologjisë se si është hartuar ky raport i vetë interpretojnë këto arritjet edhe ngecjet sipas perceptimit të tyre, dhe në bazë të këtij perceptimi ata ndërtojnë prioritetet dhe objektivat e tyre”, tha Halimi.

Thomas Gnocchi, Shef i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimit i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se Raporti i progresit është një dokument që kthen mbrapa. Risi për këtë vit sipas tij është që janë munduar të theksojnë disa elemente që qeveria duhet t`i kryej. “Nga qeveria e re presim rezultate reale në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë çështje kritike. Është çështje e vullnetit politik për t’i luftuar këto dukuri. Kjo është ajo që pritet nga qeveria e re”, tha Gnocchi. Sipas tij, metodologjia e hartimit të Raportit të Progresit nuk është përdorur gjithmonë e njëjta. Prandaj, shihni ndryshime nga viti në vit, por kjo nuk do të thotë se duhet ta shihni raportin si jo profesional. “Ne i marrim të dhënat nga të gjitha burimet e mundshme në Kosovë dhe qëndrojmë prapa këtij raporti. Atë që e bëjmë zakonisht është se ne e shohim se ku kemi qenë vitin e kaluar dhe mundohemi të jemi konsistent në atë që e bëjmë. Sundimi i ligjit për disa vite ka qenë kruciale për ne në procesin para hyrjes në BE përfshirë këtu edhe Kosovën. Prioritet tona janë gjithmonë të qartësuara jo në këtë raport por në strategjinë e anëtarësimit. “Vitin e kaluar kemi ardhë me strategjinë ekonomike. Tani fokusimi i ri ka të bëjë me reformën në Administratën Publike”, deklaroj Gnocchi.

Venera Hajrullahu, Drejtore Ekzekutive në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile tha se Raporti i Progresit ndër vite ka pasur terme të përgjithësuara, balancim dhe politizim. Sipas saj, ka qenë e pamundur krahasimi me vitet e shkuara apo me vendet e rajonit. Në këtë kontekst sipas saj, po humbet mundësia për një aleancë të rëndësishme me qytetarët dhe mediat që do të duhej të kontribuonin procesit përmes një presioni konstruktiv dhe monitorimi e raportimi ditor mbi progresin e vendit në përmbushjen e standardeve të BE-së apo në përgjithësi relacioneve me BE-në. “Kosova po bën procesin e vet të integrimit në një formë ndryshe nga vendet tjera kandidate apo kandidate potenciale, që është më komplekse dhe më e vështirë”, tha Hajrullahu. Ajo shtoj se përkundër dobësive Raporti i Progresit mbetet dokumenti qendrorë i procesit të stabilizim asocimit, rreth të cilit zhvillohet dialogu politik e teknik, programohet ndihma financiare dhe vihen në funksion instrumente tjera.  Gjithashtu përkundër ambiguitetit na jep një pasqyrë mjaftueshëm të qartë se ku qëndrojmë me zbatimin e reformave që synojnë përafrimin e Kosovës me BE.

Fotografia Raporti i Progresit 2Fotografia - Raporti i Progresit 1

Forumi FOL Hapur me Ambasadorin e Britanisë në Kosovë z. Ian Cliff

Prishtinë, 10 dhjetor 2014. Lëvizja FOL, në kuadër të Forumit “FOL Hapur”, ka organizuar panel-diskutimin e radhës me Ambasadorin e Britanisë në Republikën e Kosovës, z. Ian Cliff, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL falënderojë z. Cliff për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe perspektiven e saj evropiane. Ai tha se ne kemi ftuar z. Cliff në këtë forum për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe tre çështjet më të rëndësishme sipas Ambasadorit Ian Cliff që Qeveria e Kosovës do të duhet ti ketë prioritet. Krijimi i Gjykata Speciale si sfida me e ndërlikuar e Qeverisë së re. Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe roli i Qeverisë Britanike, shembull angazhimi i Qeverise Britanike në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH si dhe procesin e MSA-së.

Ambasadori Cliff, falënderoi Lëvizjen FOL për ftesën dhe organizimin e këtij forumi. Ai tha se është lajm i mirë që më në fund pas gjashtë muajsh pritjesh dhe pa institucione, në këtë javë janë krijuar këto institucione. Sipas tij, Kosova gjatë kësaj periudhe ka stagnuar në adresimin e shumë sfidave që janë të lidhura me integrimin e Kosovës në BE, siç është procesi i MSA, dialogu, zhvillimi ekonomik dhe papunësia në Kosovë.

Gjithashtu, më duhet të theksojë se SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së në Kosovë ka qenë të qarta gjatë procesit të krijimit të institucioneve që nuk do të ketë zarfe nga këto vende për zgjidhjen e situatës politike sepse në këtë e kemi konsideruar si një çështje të brendshme të Kosovës. Si rezultat i kësaj ne kemi institucione të krijuara pa ndihmën e akterëve ndërkombëtarë në Kosovë. Në këtë kontekst Presidentja e vendit ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka treguar maturi institucionale kur ka kërkuar sqarime nga ana e Gjykatës Kushtetuese në fillim të procesit. Në përfundim të kësaj çështje e potencojmë se Qeveria Britanike do të mbështesë institucionet e Kosovës ashtu si edhe ne të kaluarën në rrugën e integrime evropiane dhe ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ne e dimë se është sfida me e rëndësishme për Kosovën mirëpo jo e vetmja sfidë më të cilën duhet të ballafaqohen institucionet e vendit. Sa i përket kësaj çështje ne presim nga institucionet e vendit që të ndërmarrin hapa në mënyrë që krijimi i kësaj Gjykate të mos neglizhohet dhe të jetë pengesë për Kosovën. Sfidat më serioze për institucionet e posa krijuara është zhvillimi ekonomik, reformat në administratën publike dhe sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, ne presim që Kuvendi i Kosovës të tregojë përgjegjshmëri sidomos në përzgjedhjen e personave profesional në bordet e ndërmarrjeve publike, sepse e kemi parë në të kaluarën ka pasur persona të partive politike të instaluar në këto borde dhe kjo ka qenë njëra nga arsyet se pse ka dështuar për dy herë edhe privatizimi i PTK-së.

Ne si Qeveri Britanike dhe si anëtare e BE-së e kemi mbështetur Kosovën në procesin e integrimeve në BE-së dhe në shumë institucione e organizata tjera ndërkombëtare.  Kosova është në procesin e nënshkrimit të MSA-së me BE-në, mirëpo procesi i përgjithshëm i integrimeve në BE do të jetë shumë sfidues sidomos për shkak se pesë vende të BE-së ende se kanë njohur Kosovën. Ndërsa një shembull tjetër ku Qeveria dhe Ambasada Britanike në Kosovë se bashku me Lëvizjen FOL kanë punuar në anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur dhe jemi mjaft të kënaqur që Kosova tanimë ka një Plan Nacional i cili adreson çështjet që kanë të bëjnë më transparencën e institucioneve publike. Gjithashtu në fund me lejoni që të ju urojë në emër të Qeverisë Britanike për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, kjo është një arritje e madhe për sportin e Kosovës.

[av_video src=’https://www.youtube.com/watch?v=PWgh8rBAAg0′ format=’4-3′ width=’16’ height=’9′]

Fotografi Ian Cliff (2)

Forumi FOL Hapur me Ambasadorin e Holandës në Kosovë z. Robert Bosch

Prishtinë, 27 nëntor 2014 – Lëvizja FOL, në kuadër të Forumit “FOL Hapur”, ka organizuar panel-diskutimin me Ambasadorin e Holandës në Republikën e Kosovës, z. Robert Bosch, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL falënderojë z. Bosch për kontributin dhe përkrahjen që Shteti Holandezë si vend anëtare e Bashkimit Evropian ka dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe perspektiven e saj evropiane. Ai tha se ne kemi ftuar z. Bosch në këtë forum për të diskutuar për prioritet e qeverisë së re, sundimin e ligjit, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva e shtetit Holandezë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ambasadori Bosch, falënderoi Lëvizjen FOL për ftesën dhe organizimin e këtij forumi. Ai tha se pas një procesi të gjatë pritjesh Kosova pritet të bëhet me institucione brenda dhjetë ditëve. Sipas tij në Kosovë ka më shumë nevojë që të konstituohet Parlamenti se sa Qeveria sepse sipas tij nga funksionimi i Kuvendit varet edhe funksionimi i shumë institucioneve dhe agjencive tjera shtetërore që kanë pësuar ngecje gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore. Ai tha se Qeveria e re ka shumë punë dhe sfida para vetës, e ndër më të rëndësishmet është sundimi i rendit dhe ligjit dhe lufta kundër korrupsion si ndër sfidat më serioze për Kosovën. Plotësimi i sistemit të drejtësisë me numër shtesë të gjykatësve dhe prokurorëve duhet të vazhdojë dhe gjithashtu ky sistem duhet të krijojë pavarësi në funksionimin e tij në mënyrë që të ketë rikthim të besimit të qytetarëve në këtë sistem.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Ambasadori Bosch theksojë se ekonomia është e ndërlidhur me të ardhmen e qytetarëve të një vendi. Ai tha se jemi dëshmitarë ku ditëve të fundit shohim largime masive të të rinjve dhe kjo do të thotë se ata nuk shohin të ardhme në këtë vend dhe pikërisht për këtë qeveria e ardhshme e Kosovës duhet fokusuar në zhvillimin ekonomik. Unë u kam sugjeruar liderëve institucional që buxheti i Kosovës nuk duhet shpenzuar në import, mirëpo duhet të fokusohet në investimet e prodhimtarisë vendore e sidomos në sektorin e bujqësisë ku Kosova ka shumë potencial. Garantues i zhvillimit ekonomik sipas Ambasadorit Bosch është sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë. Në këtë kontekst ai potencoi edhe problemin e energjisë elektrike, i cili sipas tij është një sektor i paqëndrueshëm në Kosovë dhe i lidhur ngushtë më zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ambasadori Bosch foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Në këtë kontekst ai tha se shumë marrëveshje nuk janë zbatuar që nga arritja e tyre ndërmjet dy palëve dhe për këtë palët janë justifikuar se ka pasur zgjedhje në Serbi dhe pastaj edhe në Kosovë. Mirëpo sipas tij kjo tashmë ka përfunduar dhe se palët duhet ti përmbyllin marrëveshjet e arritura përmes zbatimit të tyre. Bashkimi Evropian i ka vendos disa kushte Serbisë që kanë të bëjnë me kapitullin 35, ku Serbia duhet të përmirësojë raportet e saj me vendet fqinje e sidomos me Kosovën, për këto arsye vazhdimi i dialogut është i rëndësishëm për Kosovën.

Fotografi Robert Bosch (2)Fotografi Robert Bosch (1)

Peja kërkon financim të partive me standarde evropiane

Pejë, 5 nëntor, 2009 – Krijimi i një kornize ligjore me përfshirjen e parimeve të Këshillit Evropian për financimin e partive politike, ka qenë kërkesa e partive politike në Pejë, në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL. Në kuadër të programit ?Bazë Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mirë?, KDI dhe Lëvizja FOL, kanë shtruar në diskutim para qytetarëve të Pejës për Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke marrë kështu rekomandimet që do të duhej të përfshihen në këtë Ligj.

Në tryezën e organizuar nga KDI dhe Lëvizja FOL, me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, janë diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për Ligjin për Financimin e Partive Politike, qëllim ky i iniciativës së këtyre dy organizatave. Ramadan Ilazi nga Levizja FOL ka prezantuar Projektligjin për Financimin e Partive Politike, duke kërkuar nga pjesëmarrësit të japin idetë dhe rekomandimet e tyre për këtë ligj. Në tryezë kanë marrë pjesë edhe deputetët të Kuvendit të Kosovës. Deputetja Gjylnaze Sylaj, ka rekomanduar që baza ligjore që rregullon financimin e partive politike, duhet të jetë kompatibile me standardet evropiane dhe parimet e Këshillit Evropian. Në tryezë është kërkuar po ashtu që të ketë më shumë transparencë të partive politike sa i përket financimit të tyre. Një kërkesë tjetër e dalur nga kjo tryezë, ka qenë edhe rishikimi i çështjes së gjobave për partitë e papërgjegjshme, duke kërkuar rritjen e gjobave për partitë që nuk i kryejnë obligimet ligjore për financimin e tyre.

Rekomandimet e tryezës:

? Krijimi i një kornize ligjore është mase i nevojshëm.
? Parimet e Këshillit Evropian duhet të përfshihen në ligj.
? Partitë politike duhet të financohen nga buxheti në mënyrë që të parandalohet varësia nga donatorët që mund të kenë ndikime politike.
? Neni 5.1 i Ligjit për Financimin e Partive Politike, nuk e definon se sa duhet të paguaj brenda një viti ? anëtarësia e partive politike.
? Të qartësohet Gjykata kompetente që do të jetë përgjegjëse për ndëshkimin e shkelësve të ligjit.
? Gjobat nuk janë të mjaftueshme – të përcaktohet me një përqindje, varësisht prej buxhetit të ndarë për partinë.
? Mekanizmat mbikëqyrës duhet te jenë organe të pavarura.
? Është diskutabile nëse 1% e buxhetit duhet të ndahet për financimin e partive politike – për shkak se nëse rritet buxheti atëherë kjo shumë do të jetë shumë e madhe.
? Duhet të përcaktohet se cilat shpenzime, grupet parlamentare duhet t?i mbulojnë me këtë fond.
? Transparenca brenda partive duhet të ekzistoj – ka shumë parti të cilat nuk e din se sa fonde merr subjekti i tyre.
? Në këtë ligj duhet të përfshihen edhe ato parti të cilat kanë deputet në Asambletë Komunale
. ? Duhet të ketë limit të donacioneve.
? Është vërtetuar se donatorët hezitojnë t?i financojnë partitë e vogla (kjo për shkak se nuk kanë interes – dhe nuk mund t?ju shpaguhet donacioni nga p. e vogla). ? Duhet të specifikohet se si bëhet ndarja e mjeteve për partitë në koalicion (kjo mund të bëhet edhe me marrëveshje në mes tyre – por ndonjëherë është vështirë sepse partitë e vogla mbesin në mëshirë të grupit parlamentar-(pjesemarresit kane dhene edhe shembuj se disa deklarojnë vetëm 10 % të fondeve).
? Të bëhet një komision gjithëpërfshirës për Auditim.

Korrik-Shtator 367 lëndë të korrupsion, ndërsa Janar-Shtator mbi 28 milion pasuri e sekuestruar dhe e ngrirë

Prishtinë, 16 nëntor 2014 – Lëvizja FOL sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ç’rast ka publikuar statistikat për periudhën korrik-shtator 2014 të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave në kuadër të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion dhe gjithashtu statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë për periudhën janar-shtator 2014.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë periudhës tre-mujore korrik-shtator 2014 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 367 lëndë anti-korrupsion.

Nga këto lëndë Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese ka trajtuar gjithsej 152 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 3 raste, për dhënie të ryshfetit 12 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 137 raste. Nga këto raste Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona”, deklaroi Kalaja.

Sipas tij, Prokuroria gjatë kësaj periudhe raportuese ka pranuar në punë gjithsej 176 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 1 rast dhe ka zgjidhur 3 raste, për dhënie të ryshfetit 12 raste dhe ka zgjidhur 11 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 163 raste dhe ka zgjidhur 84 raste.

Gjykatat gjatë kësaj periudhe raportuese kanë pranuar në punë gjithsej 48 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 2 raste dhe kanë zgjidhur 4 raste, për dhënie të ryshfetit 8 raste dhe ka zgjidhur 4 raste si dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 38 raste dhe ka zgjidhur 15 raste”, tha ai.

Fidan Kalaja shtoi se Lëvizja FOL gjithashtu ka monitoruar punën dhe angazhimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë për periudhën janar-shtator 2014.

Të dhënat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike tregojnë se vlera e përafërt e pasurive të ngrira ose të sekuestruara për periudhën raportuese është prej rreth 28.9 milionë euro (28,968,000 €). Llojet e pasurisë së ngrirë ose sekuestruar janë: Para – 888.000 €, 11 shtëpi – 800.000 €, 8 vila (1 në Ulqin) – 85.000 €, 17 banesa – 1.000.000 €, 2 objekte ndërtimore – 100.000 €, 1 motel – 100.000 €,14 vetura – 135.000 €, 6 lokale afariste – 600.000 €, Pa-luajtshmëri – mbi 40 hektar tokë – 22.000.000 €, Lojëra të fatit – 50.000 €, Makineri e ndryshme – 50.000 €, Fabrika “FAN” – 2.800.000 €, Klinika “Medicus” – 100.000 €, Restorant i papërfunduar – 50.000 €, Të tjera – 110.000 €.

Ndërsa të dhënat e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ka pranuar për ekzekutim 57 vendime ku, 42 kanë qenë vendime për pranimin e pasurisë së sekuestruar, 12 vendime për pasuri të konfiskuar, 1 vendim për administrimin e pasurisë së ngrirë dhe 2 vendime për kthimin e pasurisë së sekuestruar. Vlera e përafërt e vlerësuar e pasurive të administruara nga AAPSK është rreth 340,000.00 €.

Për më shumë rreth Platformës së Statistikave anti-korrupsion gjeni të bashkangjitur linkun: http://www.levizjafol.org/plateforma-statistikave-anti-korrupsion/?message=true&FaqeID=1

Fotografi nga Konferenca Fidan Kalaja(2)Fotografi nga Konferenca Fidan Kalaja(1)

Qeveria: Nga 367 vendime brenda 2011, vetëm 10 anti korrupsion

Rufki Suma pranon Çmimin për Guxim Qytetar 2009

Forumi FOL Hapur me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, znj. Tracy Ann Jacobson

Prishtinë, 06 nëntor 2014. Lëvizja FOL, në kuadër të Forumit “FOL Hapur”, ka organizuar panel-diskutimin me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, znj. Tracy Ann Jacobson, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL duke falënderuar znj. Jakobson për kontributin dhe ndihmën e Qeverisë Amerikane dhënë Kosovës tha se në këtë debat do të diskutohet për tre çështje: Sfidat dhe toleranca fetare në Kosovë dhe lufta kundër terrorizmit, lufta kundër korrupsionit si dhe zhvillimet e fundit politike të pas zgjedhjeve të 8 Qershorit.

Ambasadorja Jacobson, tha se Kosova ka shumë avantazhe sa i përket tolerancës ndër-fetare. Ajo tha se në Kosovë ka traditë të respektimit të diversitetit fetar ku jemi dëshmitarë se kemi dialog në mes bashkësive të ndryshme fetare në Kosovë, ku jemi edhe dëshmitarë se festat religjioze festohen bashkë nga anëtarët e bashkësive të ndryshme fetare. Sipas saj, sfidë serioze në këtë drejtim do të jetë rregullimi i bazës ligjore e cila rregullon statusin ligjor të bashkësive fetare në Kosovë. Ajo tha se Qeveria Amerikane ka falënderuar shtetin e Kosovës për angazhimet dhe veprimet ligjore dhe ato në hetimin dhe ndjekjen e të dyshuarve për terrorizëm si dhe bashkimin e Kosovës në aleancën globale për luftimin e terrorizmit. Ajo bëri thirrje për shoqërinë kosovare, që të promovojë më tuje islamin tradicional të saj duke thënë se sfidat e ideologjive radikale nuk kërkojnë vetëm veprime ligjore por gjithashtu edhe politika që adresojnë faktorët social që nxisin qytetarët të largohen nga komuniteti i tyre dhe të luftojë në lufta të huaja.

Ambasadorja Jacobson foli edhe sa i përket korrupsionit në Kosovë duke thënë se do të jetë sfida më serioze e Kosovës në aspektin afatgjatë të saj. Qeveria Amerikane ka qenë dhe do të jetë e fokusuar në ofrimin e asistencës se saj në përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve dhe krijimin e mekanizmave ligjor për të luftuar korrupsionin, mirëpo përgjegjësia kryesore bie mbi qytetarët e Kosovës dhe liderët e tyre. Korrupsioni nuk është një fenomen i vetëm një partie ose sektori dhe për këtë nevojitet ndryshim i kulturës politike dhe shoqërisë. Ambasadorja përmendi përvojën e saj në Letoni, duke thënë se shtetet dhe shoqëritë mund të ndryshojnë dhe së bashku të përballen me sfidat e luftimit të korrupsionit dhe ajo bëri thirrje drejtuar të rinjve dhe në veçanti grave të bëjnë ndryshime në politikën kosovare.

Znj. Jacobson gjithashtu foli edhe për zhvillimet politike të pas zgjedhjeve të 8 qershorit në Kosovë. Sipas saj, është koha e fundit ku duhet të veprohet rreth gjetjes së një zgjidhje të kësaj krize politike dhe të konstituohen institucionet e vendit. Ajo ndau frustrimin e saj me rrjedhën tepër të ngadalshme të formimit të institucioneve, sepse sipas saj kjo vonesë po rëndon më shumë gjendjen ekonomike dhe po çon institucionet publike drejt një krize financiare. Gjithashtu sipas ambasadores për shkak të mos funksionimit të Kuvendit kanë mbetur shumë ligje pa u miratuar nga ky institucion si dhe çështja gjykatës speciale, Forcave të Armatosura etj.

Ambasadorja theksojë se ngërçi politik është duke u karakterizuar me qëndrimet e palëve kundërshtare të pozicionuar për “gjithçka ose asgjë”, sikurse që është refuzimi i PDK-së për të thirrur seancën parlamentare apo që VLAN të organizojë protesta në rrugë, në vend që duke bërë punën e nevojshme për të arritur kompromis dhe për të arritur ndërtimin e konsensusit nga palët e involvuara. Ambasadorja Jacobson shprehu mbështetjen për përpjekjet e Presidentes Jahjaga për të sjellë së bashku krerët e partive për të gjetur një zgjidhje. Sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja, ambasadorja ka thënë se kushtet aktuale ligjore nuk japin mundësi për zgjedhje të reja, dhe vuri në dukje se një hap i tillë do të vonojë më tej veprimet e nevojshme, pa garancinë e rezultateve të qarta dhe vonesa të tilla rrezikojnë edhe më tej imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

[av_video src=’https://www.youtube.com/watch?v=k190C_iJ4cg’ format=’4-3′ width=’16’ height=’9′]

Lëvizja FOL kërkon dorëheqjen e kryetarit të OSHP-së z. Hysni Hoxha

Prishtinë, 04 nëntor 2014. Sot, Prokuroria Speciale zyrtarisht ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve të lartë të Organit Shqyrtues të Prokurimit se kanë kryer veprën penale të korrupsionit keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtarë. Ky institucion konsiderohet si gjykata e tenderëve në kuadër të sistemit të prokurimit publik dhe në mesin e të akuzuarve nga prokuroria Speciale thuhet se është edhe vet kryetari i OSHP-së z. Hysni Hoxha.

Në funksion të një hetimi të pavarur dhe të pa ndikuar si dhe në përgjegjshmëri institucionale, kërkojmë nga z. Hoxha që të jap dorëheqje nga pozita aktuale në OSHP deri në momentin që të përfundoj rasti i nisur sot nga Prokuroria Speciale. Kjo përpos që do të ishte një sjellje normale nga ana e kryetarit të OSHP-së, në të njëjtën kohë do t’i ndihmonte edhe vet institucionit për adresimin e problemeve dhe dyshimeve për korrupsion e keqpërdorime që kanë ekzistuar që nga themelimi i këtij institucioni.

Lëvizja FOL inkurajon dhe kërkon nga organet e hetuesisë së policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit që të rrisnin angazhimin e tyre në ndërmarrjen dhe realizimin e hetimeve rreth aferave korruptive dhe keqpërdorimeve që kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur në sektorin e prokurimit publik. Nuk ka asnjë fije dyshimi që ky sektor është duke u përballur me nivel të lartë korrupsioni e angazhim shumë të ultë të institucioneve në parandalimin e tij, mbikëqyrjen, hetimin dhe gjykimin e zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive në këtë sektor. Këtë gjendje e kanë konstatuar shumë raporte vendore e ndërkombëtare, ku në këtë kontekst Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për këtë vit ka theksuar nivelin e lartë të korrupsionit në prokurimin publik dhe masat që duhet të ndërmerren nga organet e hetuesisë së Kosovës për luftimin e tij në këtë sektor.

Ne, besojmë që cilido që do të ishte formati i institucioneve të ardhshme, nëse këto institucione nuk do të adresonin dhe nuk do të merreshin seriozisht dhe në baza ditore me sundimin e rendit dhe të ligjit, qytetarëve të Kosovës do t’u përforcojnë arsyet e mosbesimit në funksionalitetin e shtetit dhe institucioneve tona.

Përditësimi i Platformës për Deklarimin dhe Krahasimin e Pasurisë për 307 zyrtarë publikë për vitet 2010-2014

Kryetarëte Komunave të zgjedhur në 2013 janë 30% më të pasur, Kabineti qeveritar 15% mei pasur se parapraku dhe Deputetët 2014 janë 2.2% më të pasur
Prishtinë, 31 tetor 2014-Lëvizja FOL ka zhvilluar një konferencë për media ku ka prezantuar të dhënat e përditësuara të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik për vitet 2010-2014, në kuadër të Platformës së Deklarimit dhe Krahasimit të Pasurisë (http://deklarimi.levizjafol.org/).

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se në këtë Platformë është përfshirë pasuria e gjithsej 307 zyrtarë të lartë që nga viti 2010 e deri më sot. Totali i pasurisë së deklaruar nga zyrtarët e lartë publik të përfshirë në këtë platformë në vitin 2010 ka qenë 15,977,344€, ndërsa totali i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të përfshirë në këtë platformë për vitin 2014 është 407,386,440 € ose 2449.78% më lartë se ajo e vitit 2010.

Krerët e Shtetit

Në këtë kategori janë përfshirë krerët e shtetit, përkatësisht pasuria e deklaruar nga Presidentët e vendit, Kryeministrat dhe zëvendës kryeministrat e periudhës 2008-2010 dhe të periudhës 2011-2014. Totali i pasurisë së krerëve të shtetit në periudhën 2008-2010 ka qenë 1,042,827 €, ndërsa pasuria e krerëve të shtetit për periudhën 2011-2014 është 215,937,139 € përkatësisht rreth 20606.90 % me lartë se ajo e periudhës paraprake.

Në këtë kategori prinë pasuria e zëvendës kryeministrit z. Behxhet Pacolli prej 215,108,975 €, i dyti në këtë kategori është pasuria e kryeministrit z. Hashim Thaçi prej 694,153 € dhe e treta pasuria e Presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga me total të pasurisë prej 134,011 €.

Kuvendi

Në kuadër të platformës për krahasimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është përfshirë pasuria e deputetëve të tre legjislaturave, pra pasuria e deputetëve të legjislaturës së viteve 2008-2010, legjislaturës së viteve 2011-2014 dhe legjislaturës së re të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2014. Shuma totale e pasurisë së deputetëve të legjislaturës së viteve 2008-2010 ka qenë162,554,589 €, e legjislaturës së viteve 2011-2014 ka qenë143,529,289 €, ose -9.73 %me ulët se totali i pasurisë në krahasim me legjislaturën e kaluar, ndërsa pasuria e deputetëve të legjislaturës së re është146,743,636€ ose 2.23% më e lartë se pasuria e legjislatura e kaluar.

Në legjislaturën e re prinë deputeti z. Ramiz Kelmendi me pasuri në total prej 46,566,512 €, i dyti është deputeti z. Hamza Balje me total të pasurisë prej 4,905,580 €, ndërsa deputeti i tretë me radhë është znj. Blerta Deliu-Kodra me total të pasurisë së deklaruar prej 2,857,711 €.

Ministrat dhe zëvendësministrat e Kabineteve Qeveritare

Gjithashtu në këtë platformë janë të përfshirë pasuria e deklaruar nga ministrat dhe zëvendës ministrat e kabineteve qeveritare të ministrave të viteve 2008-2011 dhe të kabinetit qeveritar të viteve 2011-2014. Totali i pasurisë së ministrave dhe zëvendës ministrave të kabinetit qeveritar të viteve 2008-2011 ka qenë 20,772,836 €, ndërsa pasuria e ministrave dhe zëvendës ministrave të kabinetit qeveritarë të viteve 2011-2014 është 23,907,667€, ose 15.09% më e lartë se pasuria e ministrave dhe të zëvendës ministrave të kabinetit të kaluar.

Në këtë kategori prinë sa i përket pasurisë së deklaruar zëvendës ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik z. Ramadan Hasani me totalin e pasurisë prej 2,551,396 €, i dyti është zëvendës ministri i Ministrisë së Administratës Publike z. Nexhmedin Kastrati me totalin e pasurisë prej 2,065,000 €, ndërsa i treti me radhë është ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Dardan Gashi me totalin e pasurisë prej 1,159,400 €.

Kryetarët e Komunave

Në bazë të krahasimit të pasurisë së kryetarëve të komunave të periudhës 2009-2013 dhe kryetarëve që kanë marrë pushtetin në vitin 2013 del të jetë 30.70% më lartë përkatësisht pasuria e kryetarëve të komunave të viteve 2009-2013 në total pasuria e tyre ka qenë 15,912,373€ ndërsa pasuria e kryetarë të komunave që janë zgjedhur në vitin 2013 është 20,797,998 €.
Prinë kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri me total 7,685,000€. I dyti kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri me total 2,418,400€. I treti është kryetari i Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi me total të pasurisë prej 2,010,612€.

Gjithashtu ai deklaroi se ne kemi vërejtur se në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk është publikuar pasuria e deputetëve të rinj: Adem Hodza, Besa Baftija, Labionte Murtezi-Demi, Fisnik Ismajli, Nezir Çoçaj, Pal Lekaj, Raif Qela, Sevdije Halimi, Shpejtim Bulliq (nuk hapet formulari). Kryetarët e komunave të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë: Sami Lushtaku, Burim Berisha, Muharrem Svarqa, Vucina Jankovic (Zveçan) dhe kryetaret të cilët nuk e kanë deklaruar pagën e Komunës: Begzad Sinani, Svetislav Ivanovic (Novobërdë), Imri Ahmeti (Lipjan), Dragan Nikolic (Partesh), Idriz Vehapi(Rahovec).

Poashtu në edhe tek kategoria e anëtareve të kabinetit qeveritar ne kemi vërejtur se Avni Kastrati (zv. ministër i Tregtisë dhe Industrisë) nuk e ka deklaruar pasurinë.
Fidan Kalaja tha se gjatë procedimit të të dhënave të pasurisë së zyrtarëve të lartë ne kemi vërejtur se disa shifra të formularët e agjencionit nuk kanë qenë në rregull dhe kërkojmë nga Agjencioni Kundër Korrupsion që të jap sqarime për disa shifra të pasurisë së këtyre zyratërve: Lutfi Haziri në formularë i është prezantuar paga për 2013 në vlerë prej 96 000 euro, Fadil Ismajli paga prej 7 000 euro, Begzad Sinanit shtëpia në vlerë prej 8640 euro, Gani Kocit banesë në vlerë prej 5912 euro dhe Biserka Kostiq e cila në vitin 2014 ka deklaruar pagat vjetore për 4 vitet e fundit, e të cilat nuk janë të njëjta me formularët e viteve të kaluara.

Kërkesë për sqarime shtesë nga OSHP rreth tenderit Furnizim me Automjete të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 26 gusht 2014. Lëvizja FOL, sot i ka dërguar letër Organit Shqyrtues të Prokurimit – OSHP me anë të së cilës ka kërkuar sqarime shtesë rreth dy vendimeve të OSHP-së në lidhje me tenderin “Furnizim me Automjete” të Policisë së Kosovës.

Në vendimin e parë Paneli Shqyrtues i OSHP-së me datën 30 korrik 2014 aprovon pjesërisht si të bazuar ankesat e tre operatorëve ekonomik dhe lënda duhet të kthehet në ri-tenderim. Ndërsa Kryetari i OSHP-së me datën 08 gusht 2014, merr vendim tjetër ku shpallë këtë vendimin e Panelit Shqyrtues të OSHP-së si pa efekt juridik duke potencuar se Paneli Shqyrtues ka marrë vendim nën masën e ndikimit në kundërshtim Ligjin e Prokurimit.

Në këtë kontekst Lëvizja FOL, ka kërkuar nga ana e OSHP-së sqarime shtesë rreth konkluzionit të kryetarit të OSHP-së se vendimi i parë i Panelit Shqyrtues është marrë nën masën e ndikimit, atëherë:
1. Bazuar sidomos në nenin 130 të LPP-së specifikisht nën çfarë ndikimi kanë rënë anëtarët e Panelit Shqyrtues.
2. Nëse Kryetari i OSHP-së ka konkluduar se ky vendim është marrë nën ndikim atëherë çfarë masash janë marrë nga ana e OSHP-së për anëtarët e këtij Paneli Shqyrtues.
3. A është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme rreth kësaj situate dhe a ka dhe çfarë janë rezultatet e MPB-së rreth kësaj çështje në përputhje me nenin 130 pika 3 të Ligjit të Prokurimit.
Letrën dërguar OSHP-së mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë link

Në gjashtë mujorin e këtij viti, rreth 1800 lëndë korrupsioni të pazgjidhura nga Gjykatat dhe Prokuroria

Prishtinë, 03 gusht 2014 – Lëvizja FOL sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ç’rast ka publikuar statistikat për periudhën gjashtë mujore të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave në kuadër të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion dhe gjithashtu vendimet dhe veprimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit në Kosovë përgjatë kësaj periudhe.

Fidan Kalaja, nga Lëvizja FOL tha se përgjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014, Policia e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar gjithsej 19 raste, ku për 6 persona ka ngritur kallëzim penal dhe 6 persona janë arrestuar. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka trajtuar 30 raste, ku për 10 persona është ngritur kallëzim penal dhe 6 persona janë arrestuar. Ndërkaq, për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare Policia e Kosovës ka trajtuar 236 raste të korrupsionit, ku për 106 persona është ngritur kallëzim penal dhe 34 persona janë arrestuar.

Ai më tutje theksojë se Prokuroria e Kosovës gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014, për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pasur gjithsej në punë lëndë ku kanë qenë të implikuar 53 persona, ku nga të gjitha këto ka zgjidhur 13 prej tyre, ndërkaq lëndë të pazgjidhura për në fund të periudhës kanë mbetur gjithsej 19. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Prokuroria ka pasur në punë gjithsej lëndë ku kanë qenë të implikuar 55 persona, ku 24 nga këto lëndë i ka zgjidhur ndërsa 16 prej tyre kanë ngelur të pazgjidhura në fund të gjashtë mujorit të parë 2014. Dhe për veprën penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare, Prokuroria e Kosovës ka pasur gjithsej lëndë në punë ku kanë implikuar 1244 persona, ku nga këto vetëm 372 lëndë janë zgjidhur ndërsa 1065 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura gjatë periudhës së parë gjashtë mujore të vitit 2014.

Sipas tij, përgjatë periudhës gjashtë mujore të vitit 2014, Gjykatat e Kosovës për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit kanë pasur gjithsej në punë lëndë që kanë implikuar 171 persona, ku nga këto lëndë kanë zgjidhur vetëm 20 prej tyre, ndërsa 77 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe. Për veprën penale të korrupsionit dhënie e ryshfetit Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë ku kanë qenë të implikuar 87 persona, ku 8 nga këto lëndë i kanë zgjidhur ndërsa 44 nga këto lëndë janë të pazgjidhura në fund të gjashtë mujorit të parë 2014. Dhe për veprën penale të korrupsioni keqpërdorim i pozitës zyrtare, Gjykatat e Kosovës kanë pasur në punë gjithsej lëndë ku kanë implikuar 619 persona gjatë periudhës së parë gjashtë mujore të vitit 2014, ku nga këto vetëm 93 lëndë janë zgjidhur ndërsa 573 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura në fund të kësaj periudhe.

Gjithashtu Fidan Kalaja tha se Lëvizja FOL, përveç tri institucioneve të përfshira në këtë platformë për periudhën këtë periudhë gjashtë mujore, ka monitoruar edhe vendimet e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës nga 15 seanca plenare sa ka mbajtur në gjashtë mujorin e parë të vitit 2014, në vetëm një prej tyre ka diskutuar për luftën kundër-korrupsion. Ndërsa Qeveria e Kosovës në 6 mujorin e parë të vitit 2014 nga 169 vendime sa ka miratuar vetëm një ka qenë në fushën kundër korrupsion.

Për më shumë rreth Platformës së Statistikave anti-korrupsion gjeni të bashkangjitur linkun; http://www.levizjafol.org/plateforma-statistikave-anti-korrupsion/?message=true&FaqeID=1

Galeria e aktivitetit

Ne gjashte mujorin e ketij viti - rreth 1800 lende korrupsioni të pazgjidhura nga Gjykatat dhe Prokuroria2Ne gjashte mujorin e ketij viti - rreth 1800 lende korrupsioni të pazgjidhura nga Gjykatat dhe Prokuroria

 

Tryezë diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik në Mitrovicë

Mitrovicë, 01 gusht 2014 – Lëvizja FOL ka organizuar sot në Mitrovicë tryezën e gjashtë dhe të fundit në serinë e tryezave të diskutimit me kryetar të komunave me temën “Aktivitetet e prokurimit publik në periudhën e parë 6 mujore të vitit”. Në këtë tryezë është prezentuar një raport me përmbledhje të statistikave mbi aktivitetet e prokurimit të inciuara nga Komuna e Mitrovicës.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, shefi i prokurimit Haxhimet Ferati, asambleist të partive të ndryshme politike si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet mbi problemet dhe parregullsitë e mundshme që i shoqërojnë zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në komunën e Mitrovicës. Ai më tutje vazhdoi me të gjeturat e raportit për këtë komunë duke theksuar se gjatë periudhës së parë 6 mujore të këtij viti Komuna e Mitrovicës i ka shpallur 16 njoftime kontrate, 14 njoftime për dhënie të kontratës, 5 njoftime anulimi dhe asnjë anulim të dhënies së kontratës, kurse OSHP nuk ka marrë asnjë vendim kundër komunës së Mitrovicës. Për sa i përket problemeve që në përgjithësi janë prezente në prokurimin publik ai theksoi problemin e mos-standardizimit të procesit të hartimit të dosjes së tenderit, çmimeve jo-normalisht të ulëta, mos-koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe jo-profesionalizmit të komisioneve të vlerësimit.

Pastaj kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, në fjalën e tij tha se që nga marrja e detyrës si kryetar është angazhuar për ruajtjen nga keqpërdorimet të parasë publike. Ai tha se “Kjo është djersë e të gjitë bashkë-qytetarëve të mi, dhe unë jam angazhuar maksimalisht që të ruaj cdo cent nga keqpërdorimet dhe shpenzimin e parasë publike do ta orientoj aty ku është e nevojshme.” Ai vazhdoi duke thënë se të gjitha parregullsitë dhe problemet e cekura nga Lëvizja FOL ja prezente edhe komunën e Mitrovicës dhe se shumë shqetësuese për të vazhdonë të jenë kontratat kornizë të nënshkruara para ardhjes së tij në pushtet dhe në të cilat ka çmime jo-normalishtë të ulëta por edhe jo-normalishtë të larta për produkte të caktuara. Sipas kryetarit ai është duke punuar me stafin e tij që të gjejnë rrugën ligjore për zgjidhjen e problemit dhe po tregojnë kujdes maksimal ndaj çmimeve të tilla në tenderët që po i shpallin tani.

Fadil Veseli- asambleist i PDK-së në komunën e Mitrovicës tha se ekzekutivi deri më tani ka realizuar vetëm 1% të planifikimeve për invetimet kapitale. Po ashtu Veseli ngriti edhe çështjen e blerjes së disa produkteve apo shërbimeve nga ana e komunës pa i respektuar procedurat ligjore në këtë periudhë kohore.

Mirëpo shefi i prokurimit Haxhimet Ferati tha se të gjitha procedurat janë respektuar dhe më tutje vazhdoi duke potencuar se komuna e Mitrovicës përballet me të gjitha problemet e cekura nga FOL dhe se shumë shqetësues janë çmimet jo-normalishtë të ulëta dhë të larta.
Asambleisti i Vetëvendosjes Faruk Mujka tha se ligji do të duhej të ndryshohej dhe ti jepet më shumë përparësi kriterit ekonomikisht më të favorshëm në përzgjedhjen e fituesit për arsye se kjo do të garantonte më shumë kualitet në kryerjen e punëve.

Galeria e aktivitetit

Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Mitrovice2Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Mitrovice

Keqpërdorimet bëhen politikëbërje në prokurimin publik

Prishtinë, 31 Korrik- Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin e saj “Monitoruesi i Prokurimit” për periudhën Mars-Qershor 2014.
Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se ky raport pasqyron parregullsitë gjatë procedurave të tenderimit në ministri, komuna dhe ndërrmarrje publike të Republikës së Kosovës. Ai më tutje vazhdoi duke sqaruar se raporti përbëhet nga dy pjesë, ku në pjesën e parë përshkruhen procedurat e monitoruara me pjesëmarrje direkte të FOL-it në institucione të ndryshme publike kurse në pjesën e dytë përshkruhen vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit në këtë periudhë 4 mujore.

Më pas, me prezentimin e të gjeturave të raportit vazhdoi Sibel Halimi e cila tha se Lëvizja FOL në kuadër të periudhës katër mujore ka monitoruar 12 procedura të ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve. Në vazhdim ajo tha se nga 12 tenderët e monitoruar, 8 kanë përfunduar me shpallje të fituesit, 3 janë anuluar me rekomandim të komisionit vlerësues për shkak se është pranuar vetëm një ofertë e përgjegjshme, kurse 1 është kthyer në Ri-tenderim me vendim të OSHP-së.

Sipas Halimit të gjeturat kryesore nga monitorimet e realizuara nga Lëvizja FOL për sa i përket parregullsive që janë prezente në procedurat e tenderimit janë si në vijim:
• Mos-standardizimi i procesit të hartimit të specifikacioneve dhe kërkesave në Njoftim për Kontratë, gjegjësisht në dosjen e tenderit;
• Çmimet jo-normalishtë të Ulëta që shpesh janë prezente për artikuj të ndryshëm në ofertën e Operatorëve Ekonomik;
• Mos-koordinimi në mes të institucioneve publike siç janë p.sh Administrata Tatimore e Kosovës dhe institucioneve tjera publike që tenderojnë shpesh shkakton konfuzion se cili dokument është valid apo për cilën periudhë;

Një problematikë tjetër që ka qenë prezente në prokurimin publik për një periudhë gati 8 mujore ka qenë mos-funksionimi i OSHP-së, gjë e cila ka dëmtuar edhe paranë publike edhe interesin e operatorëve ekonomik.
OSHP, pas ri-funksionalizimit në muajin Mars, gjatë periudhës Mars – Qershor që mbulon ky raport, ka marrë gjithsejt 28 vendime, ku i ka gjetur fajtore për mos-zbatim të dispozitave ligjore të LPP-së gjatë procedurave të tenderimit institucione të ndryshme publike siç janë: Komunat, Ministritë dhe Ndërmarrjet Publike.

Nga këto 28 vendime, 17 vendime kanë kthyer tenderët në Ri-vlerësim. Së këndejmi, nga 2 tender të iniciuar nga Komuna e Deçanit, Ferizajt, Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga 1 tender i iniciuar nga Komuna e Malishevës, Kamenicës, Gjakovës, Pejës, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Postë – Telekomi i Kosovës janë kthyer në Ri-vlerësim.

Përderisa, 8 vendime janë marrë për Ri-tenderim. Derisa, nga 1 tender i iniciuar Ministria e Shëndetësisë, e Diasporës, e Punëve të Brendshme, e Drejtësisë, e Infrastrukturës, e Financave, si dhe nga 1 tender i iniciuar nga KEK dhe PTK janë kthyer në Ri-tenderim.
Organi Shqyrtues i Prokurimit me dy vendime të ndara, ka anuluar 1 tender të iniciuar nga KEK dhe 1 nga Komuna e Rahovecit, dhe me 1 vendim tjetër ka dënuar me gjobë dhe marrje të certifikatës së zyrtares kryesore të prokurimit në MAPL.
Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link

Galeria e aktivitetit

Keqperdorimet behen politikeberje ne prokurimin publik3Keqperdorimet behen politikeberje ne prokurimin publik2Keqperdorimet behen politikeberje ne prokurimin publik

Tryezë diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik në Gjilan

Gjilan, 24 Korrik 2014 – Lëvizja FOL ka organizuar sot tryezë diskutimi me temën “Aktivitetet e Prokurimit Publik në periudhën e parë gjashtë (6) mujore të vitit”, në të cilën është diskutuar përmbledhja e të dhënave statistikore në lidhje me aktivitetet e prokurimit në komunën e Gjilanit.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet mbi problemet dhe parregullsitë e mundshme që i shoqërojnë zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në komunën e Gjilanit. Ai më tutje vazhdoi me të gjeturat e raportit për këtë komunë duke theksuar se gjatë periudhës së parë 6 mujore të këtij viti Komuna e Gjilanit ka shpallur gjithsejt 23 Njoftime Kontrate, 30 Njoftime për Dhënie të Kontratës, 3 Njoftime Anulimi, 9 Anulime të Dhënies së Kontratës. Në këtë periudhë kohore Organi Shqyrtues i Prokurimit, nuk ka marrë asnjë vendim kundër komunës së Gjilanit. Për sa i përket problemeve që në përgjithësi janë prezente në prokurimin publik, ai theksoi problemin e mos-standardizimit të procesit të hartimit të dosjes së tenderit, çmimeve jo-normalisht të ulëta, mos-koordinimit në mes të institucioneve të ndryshme dhe jo-profesionalizmit të komisioneve të vlerësimit.

Fjalën e mori drejtori i i departamentit të prokurimit Nazmi Halili, i cili tha se problemet e evidentuara nga FOL pjesërisht qëndrojnë edhe për komunën e Gjilanit. Ai vazhdoi duke thënë se si zyre e prokurimit kanë ende mangësi edhe në vënien e kontakteve me KRPP-në dhe se zbrazëtirat që ekzistojnë në Ligjin e Prokurimit Publik po shkaktojnë vështirësi në implementimin e procedurave. Për sa i përket presioneve nga jashtë ai tha se deri më tani nuk kanë përjetuar një gjë të tillë dhe se po mundohen të jenë sa më transparent karshi qytetarëve dhe palëve të interesuara.

Kurse, kryesuesja e asamblesë komunale Valentina Bunjaku-Rexhepi-asambleiste nga radhët e LDK-së theksoi se për pushtetin e ri janë tejet sfiduese borxhet e trashëguara nga pushteti i kaluar dhe se po bëjnë përpjekje maksimale për mirë menaxhimin dhe ruajtjen e parasë publike. Ndërsa sa i përket dërgimit të disa dosjeve në prokurori nga ana e asambleistëve të opozitë, gjegjësisht PDK-së, ajo tha se kjo ka qenë më shumë për marketing politik se sa që ka pasur përmbajtje.

Në anën tjetër Sami Hoxha- përfaqësues i PDK-së në Gjilan tha se si parti opozitare po e bëjnë më të mirën e mundshmë që duke i përdorur të gjitha instrumentet demoktratike të bëjnë opozitë të mirëfilltë dhe të ndihmojnë pushtetin për qeverisje sa më të mirë të komunës. Më tej ai tha se është shumë herët për të bërë vlerësim për punën e pushtetit të ri të Gjilanit.

Galeria e aktivitetit

Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Gjilan2Tryeze diskutimi mbi aktivitetet dhe problemet e prokurimit publik ne Gjilan