Qeveria e Kosovës ka realizuar 64% të Planit të Punës për vitin 2018

Prishtinë, 3 mars 2018 – Lëvizja FOL sot ka publikuar të dhënat statistikore të monitorimit të zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2018.

Mexhide Demolli-Nimani tha se FOL ka konsideruar se është në interes të qytetarëve që të analizohet puna dhe performanca e qeverisë andaj ka monitoruar çdo veprim të qeverisë të vendosur në planin e saj një vjeçar.

“FOL ka bërë monitorimin e Planit Vjetor të Punës së 21 Ministrive dhe Zyrën e Kryeministrit, të cilat në bazë të realizimit të planit tregojnë se ka pasur nivel të ulët të realizimit të planit të cilin e kishin paraparë ta përfundonin për një vit”, tha Demolli-Nimani. Sipas saj, nga ky monitorim del se 921 aktivitete të parapara në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2018, vetëm 594 apo shprehur në përqindje 64% janë realizuar, ndërkaq 237 aktivitete apo 26% kanë mbetur të parealizuara në afatin e përcaktuar kohor.

Ndërsa, për 90 aktivitete të 4 ministrive si: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimit Evropian nuk dihet se sa është realizuar plani i tyre një vjeçar, pasi që janë të vetmet që nuk janë përgjigjur.

“Ministria e cila ka realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në Planin Vjetor të Punës se Qeverisë është: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Më poshtë mund të shihni se sa janë realizuar aktivitetet nga 21 ministri dhe Zyra e Kryeministrit në formë statistikore. Ndërkaq për të parë më në detaje aktivitetet e realizuara dhe të parealizuar në formë të grafikoneve klikoni këtu.

Zyra e Kryeministrit– kishte paraparë të realizoj 117 aktivitete në kuadër të planit Vjetor, nga të cilat 75 janë realizuar, ndërkaq 42 kanë mbetur të parealizuara, apo shprehur në përqindje ka realizuar 64% e aktiviteteve të parapara në planin vjetor të punës 2018.

Ministria e Drejtësisë – nga 64 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës ka realizuar vetëm 34 prej tyre, apo shprehur në përqindje ka realizuar 53%.

Ministria e Financave  për vitin 2018 ka paraparë 45 aktivitete nga të cilat janë realizuar 39, apo shprehur në përqindje ka realizuar 87%.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik – nga 20 aktivitete sa kishte planifikuar të realizoj për vitin 2018, kanë mbetur 8 të parealizuara, apo shprehur në përqindje ka realizuar 60 % të aktiviteteve.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës – nga 21 aktivitete të parapara ka realizuar 19 prej tyre, apo shprehur në përqindje ka realizuar 90 % të planit.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – në planin vjetor të punës së Qeverisë kishte planifikuar 39 aktivitete dhe janë realizuar 15 nga to, apo shprehur në përqindje ka realizuar 62 % të aktiviteteve të parapara.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në planin e punës kishte paraparë të realizoj 50 aktivitete nga të cilat 5 kanë mbetur të parealizuara, apo shprehur në përqindje ka realizuar 92%.

Ministria e Punëve të Brendshme – kishte planifikuar 95 aktivitete nga to kanë mbetur të pa realizuara 26, apo shprehur në përqindje ka realizuar 73%.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – ministria në fjalë nga 18 aktivitete të parapara në planin Vjetor të punës së qeverisë për vitin 2018 ka realizuar të gjitha aktivitetet, shprehur në përqindje kjo është ministria e vetme e cila ka realizuar 100 % të aktiviteteve të parapara në planin e punës.

Ministria për Komunitete dhe Kthim – ka realizuar 13 aktivitete nga 17 sa ishin të parapara për vitin 2018, apo shprehur në përqindje ka realizuar 76%.

Ministria e Shëndetësisë – në kuadër të planit të punës ka realizuar 19 aktivitete, nga 37 sa ishin të parapara, apo shprehur në përqindje ka realizuar 51%.

Ministria e Administratës Publike – ka planifikuar 82 aktivitete, vetëm  15 nga to kanë mbetur të parealizuara, apo shprehur në përqindje ka realizuar 82% e planit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Ka planifikuar 61 aktivitete, nga të cilat 55 prej tyre i ka realizuar, apo shprehur në përqindje ka realizuar 90% e aktiviteteve.

Ministria e Infrastrukturës – nga 23 aktivitete të parapara në planin e punës, ka realizuar vetëm 8 nga to, apo shprehur në përqindje ka realizuar 35% të aktiviteteve të parapara.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – nga 59 aktivitete të planifikuara kanë mbetur të parealizuara  28 nga to, apo shprehur në përqindje ka realizuar 53% të tyre.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike – ka përfunduar 34 aktivitete nga 45 sa kishte paraparë në planin Vjetor të punës, apo shprehur në përqindje ka realizuar 76%.

Ministria e Zhvillimit Rajonal– nga 25 aktivitete të parapara për periudhën për vitin 2018, ka realizuar 20 aktivitete, apo 80 % të planit.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – nga 13 aktivitete sa kishte për periudhën e janar-dhjetor 2018, kishte realizuar 12 aktivitete apo 92% të planit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – nuk janë përgjigjur në kërkesën e dërguar nga Lëvizja FOL. Kjo ministri kishte paraparë të realizonte 14 aktivitete po që s’dihet se a janë përfunduar.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – kishte paraparë 30 aktivitete në planin vjetor të punës 2018, FOL s’ka marrë përgjigje se sa për qind e planit është realizuar nga kjo Ministri.

Ministria e Punëve të Jashtme – s’kanë kthyer përgjigje, ministria në fjalë nga 15 aktivitete të parapara, s’dihet se sa përqind e planit ka arritur ta realizoj gjatë vitit 2018.

Ministria e Integrimit Evropian – s’kanë kthyer përgjigje, ministria në fjalë kishte paraparë 31 aktivitete dhe nuk dihet se sa për qind e planit janë realizuar.

Disa nga ministritë kanë dërguar sqarime shtesë për të gjitha aktivitetet për të cilat nuk kanë arritur ti përfundojnë sipas afatit të paraparë në planin vjetor të punës.

Realizimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2018

Prishtinë, 3 mars 2018 – Lëvizja FOL ka publikuar të dhënat statistikore të monitorimit të zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2018.

Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë

Prishtinë 27 shkurt 2019 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me KDI dhe CILC nga Holanda, kanw mbajtur sot  konferencën përmbyllëse të projektit “Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Qëllimi i këtij projekti ishte te ngrisë nivelin e integritetit dhe të fuqizojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të prokurorisë së shtetit, me fokus ndërtimin e një sistemi të fuqishëm të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut.

Trajnim për “Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë”

Prishtinë, 20 janar 2019 – Lëvizja FOL, Instituti Demokratik i Kosovës dhe Qendra për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar në kuadër të projektit “Promovimi i integritetit në sektorin e drejtësisë në Kosovë”, kanë mbajtur puntorinë me prokurorë rreth Komentarit të Kodit të Etikës. Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë u aprovua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.
Ky projekt u realizuar me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë Holandeze në Prishtinë.

Prokurimihapur.org tani lidh bizneset me pronarët e tyre

Prishtinë, 2 maj 2019 – Për të rritur transparencën në prokurimin publik dhe rrjedhimisht për të rritur llogaridhënien gjatë procesit të prokurimit publik, Lëvizja FOL me mbështetjen USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, kanë zgjeruar veprimtarinë e portalit prokurimihapur.org. Ndër funksionet e reja që janë shtuar në portal është edhe kërkimi i kontratave me emrin e pronarit të një biznesi që ka fituar kontrata publike.

Elbasan Racaj, koordinator i projekteve në FOL, tha se portali i prokurimit gjeneron të dhëna për më shumë se 11,000 kontrata të nënshkruara nga 216 autoritete publike kontraktuese me rreth 2,591 furnizues ose operatorë ekonomik. Portali përditësohet vazhdimisht automatikisht me të dhënat e marra nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në Kosovë. “Deri më tash qytetarët, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë prokurimin publik, kanë pasur mundësinë që përmes Portalit të Prokurimit të Hapur të analizojnë kontratat e dhëna nga institucionet publike, të ndjekin paranë publike si dhe të kuptojnë më lehtë aktivitetet e prokurimit publik. Përmes vizualizimeve, FOL përmes Portalit ka ofruar mundësinë e krahasimit të institucioneve, gjetjen e kontratave më të mëdha si dhe furnizuesit që janë shpërblyer më shumë me tenderë nga institucionet publike”, tha ai, duke shtuar se që nga sot Portali është pasuruar me module të reja.

Versioni 2.0 i Portalit për Prokurim të Hapur dhe Transparent është pasuruar me modulet e mëposhtme:

  • Aktivizimi i datës së fillimit të kontratës dhe mundësia për të shtuar datën e përfundimit të aktivitetit të projektit/prokurimit. Kjo është një ndërhyrje e madhe sepse do të lejojë përdoruesit të shohin se cilat kontrata nuk po zbatohen në kohën e duhur dhe kështu fillojnë të hetojnë arsyet pse një projekt nuk është përfunduar në kohën e caktuar;
  • Moduli i abonimit është aktivizuar për kontratat e reja që hyjnë në portalin e hapur të prokurimit. Përdoruesit do të kenë mundësinë të abonohen tek një autoritet i caktuar kontraktues dhe të marrin njoftime kur shtohen kontrata të reja nga ai institucion;
  • Është aktivizuar kërkimi në bazë të emrit të pronarit. Nga tani e tutje, përdoruesit do të kenë mundësinë të kërkojnë kontrata bazuar në emrin e pronarit të kompanisë së caktuar që ka nënshkruar kontrata me institucionet publike;
  • Do të ofrohen mundësi shtesë për të krahasuar entitetet, qoftë autoritetet kontraktuese apo institucionet. Portali ofron mundësinë për të krahasuar blerësit ose furnizuesit bazuar në vlerën e kontratave tyre të përgjatë viteve si dhe të krahasojnë vlerën e kontratave për të njëjtat industri.

Levizja Fol, përmes Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent po ndihmon në hapjen e prokurimit publik dhe sjelljen e këtij procesi më afër qytetarëve.

“Udhë pa Krye” – Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

“Udhë pa Krye” – Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Prishtinë 29 janar 2019 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot tryezë diskutimi me ç ‘rast ka publikuar raportin “Udhë pa Krye”, nga monitorimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Mexhide Demolli Nimani, Drejtore e Lëvizjes FOL theksoi se ndërtimi i kësaj autostrade që nga fillimi është përballë me mungesë të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve relevante. “Përderisa shumë dokumente nuk janë publikuar në lidhje me ndërtimin e kësaj autostrade, FOL ka marrë të gjitha veprimet e dala nga Ligji për Qasje në Dokumente Publike” në mënyrë që fati i 88 milionëve për ndërtimin e kësaj autostrade dhe shumë milionave të tjerë që do të shkojnë në shpronësim, të bëhet publik”, tha ajo. Ndërkaq, Elbasan Racaj- koordinator i projekteve në FOL prezantoi të gjeturat e raportit ‘Udhë pa Krye’. Sipas tij, procesi i planifikimit dhe fillimi i ndërtimit të autostradës ka qenë i mbyllur nga ana e institucioneve të Republikës, të cilat nuk kanë qenë të gatshme t’i ofrojnë publikut të dhënat dhe detajet e ndërtimit të së njëjtës autostradë. “Autostrada nuk ka qenë e paraparë me plan të prokurimit nga Ministria e Infrastrukturës. Mungon plani i menaxhimit të kontratës për këtë autostradë. Gjithashtu procesi i shpronësimit të parcelave ka filluar pas nënshkrimit të kontratave nga Ministria e Infrastrukturës. Procesi i vlerësimit të pronave të paluajtshme nuk ka përfunduar në tërësi”, tha ai duke shtuar se Ministria e Financave, ka refuzuar të ofrojë të dhënat mbi shumat financiare të vlerësimit të deritanishëm të pronave të paluajtshme, duke e bërë këtë proces të mbyllur.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit tha se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të jenë llogaridhënëse dhe duhet të përgjigjen në bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike. “Secili institucion i cili prodhon një dokument duhet të klasifikohet në atë moment se a është dokument për qasje apo dokument i klasifikuar, e jo në momentin që kanë një kërkesë të dalin me përgjigje si në rastin e Lëvizjes FOL”, tha Jashari, duke shtuar se kjo do të lehtësonte punën e institucioneve si dhe palëve të interesuara. Sipas tij, në rastet e shpronësimeve nuk është problemi veç me ligjin  për qasje por edhe me Ligjin e Shpronësimit. “Qytetarët e pakënaqur me vlerësimin e pronave të shpronësuar kushtëzohen me pesë kopje të ankesave që i dërgojnë në MMPH përveç padisë që duhet ta bëjnë në Gjykatë”, tha ai. Sipas Jasharit, Institucioni i Avokatit të Popullit së shpejti do të del me një rekomandim sa i përket ankesës së Lëvizjes FOL, ngase mendojmë se shpenzimet e parasë publike duhet të jenë publike për qytetarët.

Ndërkaq z.Kushtrim Musatafa nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tha se pas marrjes së kërkesave nga Ministria e Financave dhe Avokati i Popullit, janë shqyrtuar të dyja dhe se Agjencia javën që vjen do të dal me vendim përfundimtar sa i përket çështjes së publikimit të vlerave të parcelave të shpronësimit. “Siç e dimë, Lëvizja FOL ka kërkuar vetëm numrin e parcelës dhe çmimin e vlerësuar. Në anën tjetër e kemi vendimin përfundimtar të Qeverisë të publikuar në gazetën zyrtare ku janë edhe emrat e përfitueseve dhe numrat e parcelave, andaj nuk kemi vërejt që një gjë e tillë cenon të dhënat personale”, tha Mustafa.

Besim Kelmendi, Prokuror tha se nuk mund të flas rreth hetimeve, për shkak se mund të pengohen fazat e grumbullimit të informatave dhe hetimeve. “Ju inkurajoj që të vazhdoni këtë punë në kërkim të llogaridhënies së institucioneve. Ky raport do përcillet tek prokurori. Mos transparenca shkel barazimin e çdo qytetari, kjo do të ishte keq nëse qytetarët nuk paguhen njëjësoj  sa i përket shpronësimit të pronës së tyre”, tha ai.

Ky projekt u financua nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur-KFOS.

Punëtoria “Diskutimi i Komentarit të Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë”

Prishtinë, 17 janar 2019 – Lëvizja FOL, Instituti Demokratik i Kosovës dhe Qendra për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar në kuadër të projektit “Promovimi i integritetit në sektorin e drejtësisë në Kosovë”, kanë mbajtur puntorinë me prokurorë rreth Komentarit të Kodit të Etikës. Kodi i Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë u aprovua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.
Ky projekt u realizuar me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë Holandeze në Prishtinë.

Lëvizjen FOL e vizituan rreth 20 studentë nga vende të ndryshme të botës

Prishtinë, 16 janar 2018 – Lëvizjen FOL e vizituan sot rreth 20 studentë nga vende të ndryshme të botës të cilët janë duke kryer studimet e Magjistraturës në programin evropian për të drejtat e njeriut dhe demokraci – në Venedik dhe Vjenë.
Elbasan Racaj Koordinator i Projekteve në Lëvizjen FOL, prezantoi para studentëve punën e FOL-it gjatë këtyre 10 viteve si dhe foli për situatën politike në vend.
Gjatë këtij takimi studentët u njohën më afër me hapësirat dhe me punën që ka bërë dhe po bën aktualisht FOL-i.

Vasfije Krasniqi Goodman fituese e çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018

Prishtinë, 17 Dhjetor 2018 – Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018, i cili në këtë vit iu nda znj. Vasfije Krasniqi Goodman.
znj.Krasniqi – Goodman përfaqëson shembullin më të mirë të gruaje guximtare. Znj. Krasniqi Goodman ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila rrëfeu para publikut Kosovarë dhe më gjerë tmerret dhe torturat e përjetuara gjatë luftës por edhe procesin tutje nëpër Gjykatat e Kosovës.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se ky është një çmim që ne si FOL e ndajmë me shumë privilegj dhe kënaqësi. “Këtë vit çmimin për guxim e ndajmë për një grua cila me guximin e saj u bë edhe model guximi për të gjithë qytetarët të cilët nga frika e kërcënimeve dhe paragjykimeve në vendin tonë, vendosi që 20 vjet pas luftës ti jep fund heshtjes së saj dhe të bëhet zëri i të gjitha rasteve viktima të dhunës seksuale në Kosovë, e ajo është Vasfije Krasniqi-Goodman” tha ajo, duke shtuar se është koha shteti i Kosovës, duhet të punoj më shumë me këtë kategori të shoqërisë dhe të lë anash burokracitë rreth realizimit të së drejtës së tyre sipas ligjit dhe të mos mbetët vetëm në vullnetin e njerëzve.

Ndërkaq, Leonora Kryeziu anëtare Bordit këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha  se “ Znj. Krasniqi-Goodman është gruaja e parë shqiptare në Kosovë që ka dalë hapur për të folur mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë gjatë luftës në Kosovë”. Andaj, me plot meritë dhe kënaqësi FOL i ndan Çmimin në shenjë mirënjohje dhe guximi për të ndarë një histori kaq të dhimbshme për të.

znj. Vasfije Krasniqi-Goodman falënderoi Lëvizjen FOL për çmimin dhe inkurajoj të gjitha ato që patën fatin e njëjtë si ajo që të flasin hapur, “Faleminderit  në  emër  të  të  gjithëve. Me  këto  dekorata  ndihem  e  obliguar  t’iu  ndihmoj  të  gjitha  viktimave  të  flasin  për  çfarë  ju  ka  ndodhur”, tha Krasniqi-Goodman.

Ndërkaq z. Nafi Krasniqi, vëllau i znj. Krasniqi-Goodman falënderoi Lëvizjen FOL për mirënjohjen e dhënë. “Faleminderit të gjithëve, shfrytëzoj rastin me i përshëndet të gjitha ato qe patën fatin e njëjtë sikurse Vajsfija dhe s’kanë pas guxim te dalin publikisht duke ju bërë thirrje familjeve që ti mbështesin dhe të bëhen zëri i tyre, ngase shumë nga to për shkak të mos kurajës dhe mos mbështetjes së familjes tashmë edhe nuk gjenden në mesin tonë”.

Hupja fijen Korrupsionit!

Prishtinë, 09 dhjetor 2018 – Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID-it Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë, sot në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion ka paraqitur performancën artistike CorruptiON/OFF, përmes së cilës është shfaqur pikëpamja e jonë lidhur me nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore e Lëvizjes FOL, tha se në vitin 2018 në Kosovë kanë ndodhur përmirësime, veçanërisht në fushën e prokurimit publik me rastin e hapjes së kontratave publike. Megjithatë, ka ende punë për t’u bërë, sidomos në fushën e llogaridhënies.

“Përmes kësaj performance FOL ka paraqitur dy botë kundërthënëse të cilat janë duke u shfaqur në Kosovë. Në një anë ne pamë botën e qytetarëve të thjeshtë, kurse në anën tjetër pamë botën e politikanëve në Kosovë. Paralelisht me skeçin, dhe përmes grafiteve, ne paraqitëm Kosovën aktuale dhe Kosovën të cilën duam ta kemi”, tha Demolli-Nimani.

Ajo tha se korrupsioni tashmë nuk është çështje perceptimi por është shndërruar në një realitet politik në të gjitha institucionet publike.

“Me mijëra raste korrupsioni janë duke u mbajtur nga prokuroritë dhe gjykatat, kurse proceset janë duke u zvarritur me vite të tëra”.

Sipas saj, Qeveria në asnjë rast nuk duhet të tolerojë ministra apo anëtarë të Kuvendit, të cilët një pjesë të kohës e kalojnë në gjykata duke u përballur me akuza për korrupsion, kurse pjesën tjetër të kohës duke marrë vendime në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre si ministra apo anëtarë të Kuvendit.

“Mobilizimi i shoqërisë në luftën kundër korrupsionit nuk është më çështje pritjesh por një nevojë urgjente. Nuk jemi më në nivelin e vetëdijesimit, por në nivel ku duhet të ndërmarrim veprime konkrete drejt forcimit të ligjit dhe denoncimit të korrupsionit. Nuk duhet të presim nga politika të rregullojë këtë fushë, por secili nga ne duhet të jetë i përgjegjshëm duke filluar të bëjë ndryshimin nga vetja e tyre”, tha ajo.

Ndërkaq, Stephen Carpenter, drejtor i programit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në USAID, tha se qytetarët dhe shoqëria civile duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit.

“Hapja e kontratave është një moment i mirë në rrugën drejtë transparencës dhe llogaridhënies. Me këtë rast qytetarët thirren që të shohin dhe të vlerësojnë kontratat e nënshkruara nga shteti dhe operatorët ekonomik. Të shfrytëzojnë këtë moment në ndihmë për luftën kundër korrupsionit dhe të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet e vendit”, tha Carpenter.

Ndryshimi po ndodh: bëhu pjesë e transformimit dhe bashkohu me luftën kundër korrupsion. #meLetraQelë.

#meLetraQelë 
#CorruptiON/OFF
#FOLagainstcorruption

Zbatimi i Ligjit, lufton korrupsionin

Prishtinë 07 dhjetor 2018 – Lëvizja FOL dhe Democracy Plus në kuadër të Javës Kundër Korrupsion kanë organizuar  diskutimin e radhës me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij.
Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për Legjislacion, kishte biseduar me studentët rreth Ligjeve  në Kosovë dhe sa do të ndikonte zbatimi i tyre në luftimin e korrupsionit.
Diskutimi është mbajtur, në Qendrën për Edukim Antikorrupsion tek Lëvizja FOL.

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.

Auditimi i Korrupsionit

Prishtinë 26 nëntor 2018 – Lëvizja FOL dhe Democracy Plus sot kanë mbajtur debatin e radhës në kuadër të sezonit vjeshtor të diskutimeve me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij.

Sot në FOL Driton Selmanaj- Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, diskutoi me studentë rreth temës së “Auditimit të Korrupsionit”, në Qendrën për Edukim Antikorrupsion.

Përmes këtyre diskutimeve për korrupsion synojmë të arrijmë rritjen e angazhimit të rinjve në luftimin e korrupsionit.

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.

Mostransparenca rrit dyshimet për keqpërdorime në autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Prishtinë 15 nëntor 2018 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot tryezë diskutimi me ç ‘rast ka publikuar të dhënat e monitorimit të procesit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
Mexhide Demolli Nimani, Drejtore e Lëvizjes FOL theksoi se duke pasur parasysh problemet që kanë përcjellë këtë proces kanë bërë që FOL të monitoroj këtë proces nga fillimi, duke filluar nga procesi i planifikimit e deri tek procesi i shpronësimi Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. “FOL e ka parë si të domosdoshme që të bëhet një monitorim i tillë me qëllim që të hedhë dritë mbi shpenzimin e 88 milionë eurove të buxhetit të Kosovës, duke ndikuar kështu edhe në hapjen e të dhënave dhe ngritjen e llogaridhënies së institucioneve”.

Elbasan Racaj – koordinator i projekteve në FOL tha se FOL përmes kërkesës për qasje në dokumente publike kishte kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës qasje në këtë kontratë në vitin 2017, mirëpo në atë kohë kjo kërkesë ishte refuzuar me arsyetimin se lënda gjendet ende në Organin Shqyrtues të Prokurimit. “Kërkesa e njëjtë e bërë në korrik të vitit 2018 ka hasur në përgjigje të pjesshme vetëm pas paraqitjes nga ana e FOL të ankesën pranë Avokatit të Popullit. Me arsyetimin e mungesës së dokumenteve, Ministria e Infrastrukturës nuk ka ofruar planin e prokurimit në mënyrë që të shihet nëse ndërtimi i kësaj autostrade ka qenë i planifikuar. Gjithashtu, në listën e dokumenteve që Ministria nuk na ka lejuar qasje është edhe plani i menaxhimit të kontratës, pa të cilën mund të monitorohen punimet në terren”, tha z.Racaj.

Sipas tij, ofrimi i pjesshëm i dokumenteve të kërkuara nga Ministria e Infrastrukturës në kuadër të ndërtimit të autostradës, shton dyshimet për keqpërdorime të mundshme gjatë realizimit të kësaj kontrate, sidomos mos qasja në Planin e Menaxhimit të Kontratës. “Përderisa kontratat janë nënshkruar gjatë muajt shkurt, dhe në kontratë parashihet se punimet duhet të fillojnë 5 ditë pas nënshkrimit të kësaj kontrate një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ngase punime kanë filluar gjatë muajit Maj. Gjithashtu, ka dyshime edhe rreth kohëzgjatjes së punimeve nëse janë 30 muaj në total siç shkruan në kontratë apo janë 30 muaj ditë pune, siç thonë kompanitë e kontraktuara”, tha Racaj.

Ndërkaq sa i përket procesit të shpronësimit, z. Racaj tha se vonesat në vendimet e Qeverisë së Kosovës për Shpronësim, ka bërë që të rritet numri i shitblerjeve të këtyre parcelave nëpër të cilat kalon autostrada.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit z. Sadudin Berisha, theksoi se është e rëndësishme që në zonën ku shtrihet auto-udha në komunën e Gjilanit kryesisht kanë qenë zona të boshatisura dhe si proces për shpronësim ka qenë më lehtë të bëhet shpronësimi i pronave. “Deri tani procesi ka qenë në rregull kemi pas kryesisht kërkesa për rregullim të pronësisë, që kanë të bëjnë me trashëgimi. Deri në kohën kur ka ardh vendimi përfundimtar ne kemi bërë punën tonë dhe ndryshimet e pronareve për prona janë kryer në bazë të kërkesave të banorëve”, tha Berisha.

Ndërkaq, Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Lipjanit Z. Tasholli, theksoi se këtë komunë e kanë përcjellë shumë probleme gjatë procesit të shpronësimit. “Më vjen keq që nuk janë prezent përfaqësuesit e ministrive përkatëse, pasi që sot kishin mujt me na ndihmu që në komunat tona me kry punën më lehtë, sepse pavarësisht se bartëse e projektit është Ministria, puna e pronave bie mbi komunat”.

Ai theksoi se komuna e Lipjanit përballet ende me problemet nga autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, dhe poashtu edhe duke qenë se edhe pjesa nga kalon autostrada Prishtinë-Gjilan _ Dheu i Bardhë është tokë bujqësore sërish pritet t’iu shkaktohen pakënaqësi te bujqit”, tha Tasholli. Ai tha se ende zyrtarisht nuk ka pranuar trasenë e autostradës nga do të kaloj kjo autostradë, dhe se kanë vërejtur që ka pas parregullsi gjatë shpronësimit e tokave.

Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin dhe përfaqësues të kompanive të cilët theksuan se vonesat e procesit të  shpronësimit ka ndikuar në punën e tyre.

  1. Sadik Sadiku, përfaqësues i kompanisë për Lot 6 – Kag Asphalt Company & Beni Com sh.p.k tha se procesi i shpronësimit po ndikon në punën tyre dhe në një mënyrë po varen nga ky proces.
  2. Arsim Ramaj, përfaqësues nga kompania GJOKA KONSTRUKSION– tha se punimet janë duke vazhduar dhe duke qenë se gjysma e territorit është tokë shtetërore dhe gjysma është private kanë pasur më të lehtë realizimin e punimeve.

FOL do të vazhdoj me monitorimin e procesit të shpronësimit dhe do të dal me të gjeturat nga vizitat në teren dhe takimet të cilat do të zhvillohen me akter kyç.

Historia e korrupsionit

Prishtinë 14 nëntor 2018 – Lëvizja FOL dhe Democracy Plus sot kanë filluar sezonin vjeshtor të diskutimeve me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij. Këto diskutime do të zhvillohen me deputetë, profesorë, gazetarë si dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Këtë seri të diskutimeve e kemi filluar sot, i ftuar i parë ishte Erblin Hoxha Menaxher i Programeve në Center of Enterpreneurship and Executive Development.
Ku është biseduar me studentët për temën “Historia e korrupsionit”, në Qendrën për Edukim Antikorrupsion tek Lëvizja FOL.
Përmes këtyre diskutimeve për korrupsion synojmë të arrijmë rritjen e angazhimit të të rinjve në luftimin e korrupsionit.

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.

FOL Hapur ”Portali i Prokurimit të Hapur dhe Transparent” – Prishtinë

Prishtinë 24 shtator 2018 – Lëvizja FOL ka mbajtur debatin e fundit “FOL Hapur” në Prishtinë ku ka bërë prezantim dhe diskutim rreth përdorimit të ”Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent” i cili synon që të rris transparencën në shpenzimin e parasë publike. FOL ka mbajtur takime të tilla dhe në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan dhe Vushtrri. Portali: https://prokurimihapur.org/.

Mbështetur nga USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

FOL Hapur ”Portali i Prokurimit të Hapur dhe Transparent” – Vushtrri

Vushtrri 20 shtator 2018 – Lëvizja FOL po vazhdon me mbajtjen e debatit ”FOL Hapur” në komuna, qëllimi i këtij mbajtjes së këtyre prezantimeve është përdorimi i Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent i cili synon që të rris transparencën në shpenzimin e parasë publike; https://www.prokurimihapur.org/.

Takime të tilla janë mbajtur në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan ndërkaq ditët në vijim FOL do të mbaj takim për prezantim të portalit në Prishtinë.

Mbështetur nga USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

FOL Hapur ”Portali i Prokurimit të Hapur dhe Transparent” – Gjilan

Gjilan 18 shtator 2018 – Lëvizja FOL sot ka mbajtur  ”FOL Hapur” në komunën e Gjilanit, qëllimi i këtij diskutimi ishte prezantimi dhe përdorimi i Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent i cili synon që të rris transparencën në shpenzimin e parasë publike.

Takime të tilla janë mbajtur në Gjakovë dhe Ferizaj ndërkaq ditët në vijim FOL do të mbaj diskutimet e radhës në Vushtrri dhe Prishtinë.

Mbështetur nga USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.