Forumi FOL Hapur – FOL me ish-aktivistët, për shoqërinë civile

Prishtinë, 01 tetor 2019 – Lëvizja FOL dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë mbajtur sot Forumin FOL Hapur. Të ftuar në debat ishin ish-aktivistët e shoqërinë civile tani të inkuadruar në politikë; Besa Luzha – AAK/PSD, Driton Selmanaj – LDK, Hajrulla Çeku – VV dhe Valdete Idrizi – PDK.

Temë diskutimi ishin zhvillimi i shoqërisë civile dhe qytetarisë aktive.

Debati është zhvilluar me aktivist të shoqërisë civile, student/e dhe media.

Reagim ndaj Vendimit të ministrit në largim të ambientit dhe planifikimit hapësinor për zhbllokimin e proceduarave për dhënien e leje për ndërtim të hidrocentraleve

Prishtinë, 27 shtator 2019 – Pas raportimeve të medieve se z. Fatmir Matoshi, Ministër në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka zhbllokuar procedurat për dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, koalicioni Pro Open kërkon urgjentisht që të respektohet moratoriumi i vendosur në maj të vitit 2018 për pezullimin e licensave derisa të bëhet një vlerësimi i ri dhe i mirëfiltë i kapaciteteve ujore në vend si dhe ndikimit të hidrocentraleve të vogla në cilësine e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve që jetojnë në afërsi.

Në përkrahjë të qytetarëve në Deçan, Pejë dhe Shtërpcë, të cilët janë dukë protestuar ndërtimin dhe operimin ilegal të hidrocentraleve në komunat e tyre, ne kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente – Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik,  Zyra e Rregullatorit për Energji dhe komunat përkatëse – të ndalojnë menjëherë procedurat për dhënien e lejeve të reja dhe operimin ilegal të hidrocentraleve.

Qeveria e Kosovës ka vënë cak që deri më 2025 të arrijë të prodhojë 25% të energjisë përmes burimeve të ripërtëritshme, duke vënë theks në eksploatimin e burimeve ujore. Në Kosovë janë 13 hidrocentrale aktive – ndërsa planifikohen të ndërtohen edhe mbi 100 hidrocentrale të vogla – kryesisht në hapësira brenda parqeve nacionale!

Që nga viti i kaluar qytetarët kanë protestuar operimin ilegal të hidrocentraleve në grykën e Deçanit, ndërtimin e një hidrocentrali të ri në Lumbardhin e Pejës si dhe ndërtimet e hidrocentraleve të vogla në rrjedhën e lumit Lepenc në komunën e Shtërpcës. Duke cituar dëmet mjedisore dhe ekonomike, si dhe mënyrën ilegale të operimit të hidrocentravele ekzistuese pa licensat e nevojshme, qytetarët kanë kërkuar nga Qeveria e atëhershme Haradinaj ta ndalojë operimin e hidrocentraleve ekzistuese dhe lëshimin e licensave për ato të reja.

Në fund të prillit 2018, Ministrja e atëhershme e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj kishte marrë vendim për pezullimin e lëshimit të të gjitha licensave nga Ministria derisa të bëhej një vlerësim fizibiliteti i potencialit ujor të vendit. Vlerësimi i fundit i kapaciteve nëntokësore dhe sipërfaqsore ujore është bërë në master planin e ujërave në vitin 1984.

Është shqetësuese që disa ditë para zgjedhjeve të parakohshme, Ministri në largim z. Matoshi ka dhënë dritën e gjelbër për heqjen e këtij pezullimi duke thënë se Sekretari dhe departamentet përgjegjëse duhet “të fokusohen në zbatimin e kornizës ligjore”. Ky vendim e injoron situatën në të cilën është marrë vendimi i Ministres Reshitaj, pikërisht në kohën kur vendi është në fushatë zgjedhore dhe ekziston një vakuum institucional me mosfunksionimin e parlamentit. Paradoksalisht, thelbi i problemit të ndërtimit të mini-hidrocentraleve është në mos-zbatimin e ligjit – ndërtimi në hapësira të parqeve nationale dhe shkatërrimi i ekosistemeve në vendet ku ndërtohen.

Bazuar në shkrimet e mediave, koalicioni Pro Open i bën thirrje Kryeprokurorit të Shtetit z. Aleksandër Lumezit, që urgjentisht të nisë hetimin e këtij rasti, pasi që ky vendim bie ndesh me Ligjet në fuqi dhe sjellë dyshime për një ndikim të mundshëm të përfituesve te Ministri.

Pro Open kërkon që të respektohet vendimi i marrë nga Ministrja e kaluar, dhe të pezullohen lejet e reja derisa të bëhet një vlerësimi i ri dhe i mirëfiltë i kapaciteteve ujore në vend si dhe ndikimit të hidrocentraleve të vogla në cilësië e mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve.

 

Koalicioni për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik – Pro Open

Anëtarët:

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur

Luan Shllaku

Çohu

Arton Demhasaj

ERA

Fatos Lajçi

INPO

Albulena Nrecaj

KDI

Ismet Kryeziu

GAIA

Helena Poučki

KADC

Arben Lila

Instituti Riinvest

Alban Hashani

FOL!

Mexhide Demolli Nimani

Ec Ma Ndryshe

Valon Xhabali

Demokraci Plus

Valmir Ismaili

Instituti Columbus

Dardan Selimaj

 

 

Fituese e tenderit milionësh, në mënyrë të dyshimtë

Prishtinë, 30 Prill 2019 – Dy interpretime të ndryshme të Ligjit të Prokurimit Publik janë dhënë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, duke ia mundësuar kompanisë “AL TRADE” Sh.P.K, si operator ekonomik, përfitimin e tenderit prej rreth 8 milion euro për ndërtimin e klinikës emergjente në QKUK nga autoriteti kontraktues Ministria e Shëndetësisë.

Procesi i prokurimit, i cili ka zgjatur për rreth dy vite dhe në të cilin kanë marrë pjesë 13 kompani, ka përfunduar pas vendimit të OSHP-së i cili e ka cilësuar si të përgjegjshme kompaninë “AL TRADE”, pavarësisht faktit që eksperti i këtij institucioni e ka cilësuar si të papërgjegjshme të njëjtën.

Përveç kësaj edhe OSHP-ja të njëjtën kompani, për të njëjtën çështje, e kishte cilësuar si të papërgjegjshme në vendimin paraprak. Një gjë e tillë konfirmohet nga procesverbali i vendimit të OSHP-së që është i qasshëm për publikun dhe i cili është i publikuar në uebfaqen e OSHP-së me datë 26 nëntor 2015.

Në një përgjigje të ekspertit shqyrtues për panelin thuhet se operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë ka ofruar marrëveshje me operatorin ekonomik te licencuar IBMS, pra me të njëjtin laborator i cili sipas vendimit të parë të OSHP-së cilësohet si i palicencuar.

Megjithatë OSHP-ja, për herë të dytë, gjegjësisht përmes një vendimi të datës 12 maj 2016, ka bërë një vlerësim tjetër nga vlerësimi paraprak ku e kishte cilësuar si të papërgjegjshme këtë kompani. Sipas këtij vendimi: “Operatori i rekomanduar për kontrate e ka ofruar një para-kontratë me laboratorin IBMS dhe certifikatën e biznesit të këtij laboratori”. Tenderët e pa-përgjegjshëm – tender i cili nuk është në përputhje me:

  1. a) Dosjen e tenderit, duke përfshirë kërkesat teknike dhe kontraktuale;
  2. b) Kërkesat e legjislacionit relevant të Kosovës; dhe
  3. c) Ose të cilët përndryshe nuk përmbushin kërkesat e autoritetit kontraktues siç janë specifikuar në dosjen e tenderit.

Autoriteti kontraktues do të konsiderojë një tender si të përgjegjshëm vetëm nëse tenderi në fjalë është në përputhshmëri me të gjitha kërkesat e parashtruara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit.

 

Përkundër faktit që kjo kompani operon në Kosovë që 18 vite,  e njëjta vetëm në vitet e fundit është shndërruar në një prej përfitueseve më të mëdha të tenderëve publikë.

 

Sipas portalit të Prokurimit të Hapur që nga viti 2010 kjo  kompani, duke përfshirë këtu edhe kompaninë “Al Trade Holding” me të njëjtin pronar,  ka përfituar me mbi 41 kontrata publike me të cilat kanë përfituar 148,960,638.00 euro nga buxheti i shtetit.

 

Nga: Violeta Blakçori, Adelina Mexhuani, Erblina Sopi.

Ky raport është shkruar nga Violeta Blakçori, Adelina Mexhuani, Erblina Sopi pas mbajtjes së punëtorisë: “Hulumtimi në prokurimin publik përmes Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”.

 

Gjykata Themelore e Prizrenit e para me publikim të aktgjykimeve, 130 të publikuara për muajin gusht

Prishtinë, 23 shtator 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin gusht 2019.

 

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – Gusht 2019.

79 prej 340 gjyqtarëve kanë aktgjykime të publikuara gjatë muajit Gusht 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Supreme – Gusht 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata e Apelit me Divizionin e saj – Gusht 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prizrenit me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjakovës me degët e saj

 

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Mtrovicës me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Pejës me degët e saj

2 prej 27 gjyqtarëve në Gjykatën Supreme kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht – 2019

13 prej 50 gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

14 prej 19 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjakovës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

13 prej 89 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

11 prej 30 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

11 prej 33 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

10 prej 24 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Ferizajt kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

3 prej 31 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Pejës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

2 prej 37 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit Gusht

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 gusht – 31 gusht 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke përfshirë edhe degët e tyre. Fokus i këtij monitorimi kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, është përcjellë publikimi edhe i aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave duke përfshirë edhe degët e tyre. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk përfshihen në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 776 aktgjykime apo 102 më shumë se sa kanë shënuar FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Kjo si pasojë e publikimit të përsëritur nga dy herë të aktgjykimeve nga ana e gjykatave si dhe publikimit të aktvendimeve. Ky dallim në numra është i shprehur më shumë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Gjykatën e Apelit si dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Po ashtu, gjatë muajit gusht është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes apo kanë dalë në pension.

 

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD

Prishtinë, 20 shtator 2019 – Lëvizja FOL ka mbajtur debatin e petstë dhe të fundit në formatin FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës t cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

I ftuari i fundit për këtë janë ishte z. Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD.

Debatet FOL Hapur do janë zhvilluar me student/e dhe media.

Diskutimet janë realizuar me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me Demokraci Plus.

FOL Hapur me Ramush Haradinaj, Kandidat për Kryeministër nga AAK-PSD

Prishtinë, 19 shtator 2019 – Lëvizja FOL ka mbajtur debatin e radhës në formatin FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës.

I ftuari i radhës ishte z. Ramush Haradinaj Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD.

Debatet FOL Hapur do të zhvillohen me student/e dhe media.

Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me Demokraci Plus.

FOL Hapur me Nenad Rasic, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda

Prishtinë, 18 shtator 2019 – Lëvizja FOL ka mbajtur debatin e radhës në formatin FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës.

I ftuari i tretë në kuadër të forumit FOL Hapur ishte ishte z.Nenad Rasic, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda.

FOL Hapur do të vazhdoj dhe me dy kandidat e tjerë, me z. Ramush Haradinaj dhe z. Fatmir Limaj.

Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me Demokraci Plus.

FOL Hapur me z. Albin Kurti, Kandidat për Kryeministër nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 17 shtator 2019 – Lëvizja FOL sot ka mbajtur debatin e radhës në formatin FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës.

I ftuari i dytë në kuadër të forumit FOL Hapur ishte ishte z. Albin Kurti, Kandidat për Kryeministër nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me Demokraci Plus.

FOL Hapur me znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre të Kosovës nga LDK

Prishtinë, 16 shtator 2019 – Lëvizja FOL sot ka filluar me serinë e debateve në formatin FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. Debatet do të zhvillohen me student/e dhe media.

E ftuara e parë në ketë cikël të debateve ishte znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

I ftuari i radhës në FOL Hapur do të jetë z. Albin Kurti.

Ky diskutim realizohet me mbështetjen e programit MATRA të Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe zbatohet në bashkëpunim me Demokraci Plus.

Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Anëtarëve të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 02 shtator 2019 – Kuvendi i Anëtarëve të Lëvizjes FOL ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt vjetore për vitin 2019.

Gjatë këtij takimi është bërë miratimi i Raportit të Punës dhe Raportit Financiar për vitin 2018. Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje Kuvendi i Anëtarëve të Lëvizjes FOL  votuan dy anëtarët e ri të Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, Leonora Kryeziu dhe Kushtrim Palushi.

Prokuroria Speciale fillon hetimet rreth kontratës për ndërtimin e auto-udhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

Prishtinë, 27 gusht 2019 – Lëvizja FOL mirëpret hetimet e filluara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për kontratën e ndërtimit të auto-udhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

FOL që nga viti i kaluar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka kërkuar të gjithë dosjen e kësaj kontrate, mirëpo përveç një pjese të dokumentacionit që na ishte ofruar pjesa tjetër, siç na kanë informuar zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk ekzistonte. FOL në vazhdimësi kishte ngritur shqetësimin për parregullsitë me të cilat ishte lidhur kjo kontratë dhe për me tepër si ishte e mundur të ndërtohet një auto-udhë pa pasur Planin e Menaxhimit të Kontratës.

FOL është informuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes një vendimi të datës 01 gusht 2019, mbi fillimin e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për kontratën e ndërtimit të auto-udhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, apo e njohur në gjuhën teknike si: “Kontrata për ndërtimin e auto-udhës A7.1 – Kryqëzimi në disnivel A6/A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë”.

Vendimi i Institucionit të Avokatit të Popullit, përmes së cilit njoftohemi se ky institucion i ndërprenë hetimet pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale, rrjedh si rezultat i paraqitjes së ankesës nga ana e Lëvizjes FOL për mos ofrim të disa dokumenteve të kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, gjegjësisht mos ofrimin e Planit të Menaxhimit të Kontratës, të cilën tashmë dihet se nuk e posedon kjo ministri.

Lëvizja FOL beson që Prokuroria Speciale do t’i dërgojë hetimet deri në fund për të vërtetuar shkeljet eventuale të cilat mund të jenë shkaktuar nga Ministria e Infrastrukturës në kuadër të procedurave për ndërtimin e auto-udhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

 

Gjykata Themelore e Ferizajt prin me publikim të aktgjykimeve edhe për muajin korrik 2019

Prishtinë, 27 gusht 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin korrik 2019.

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – korrik 2019

 

133 prej 340 gjyqtarëve kanë aktgjykime të publikuara gjatë muajit korrik 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Supreme – korrik 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata e Apelit me Divizionin e saj – korrik 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prizrenit me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjakovës me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Pejës me degët e saj

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit me degët e saj

 

 

9 prej 27 gjyqtarëve në Gjykatën Supreme kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

19 prej 50 gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

29 prej 89 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

26 prej 33 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

18 prej 24 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Ferizajt kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

14 prej 19 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjakovës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

12 prej 37 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

6 prej 31 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Pejës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit korrik

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 korrik – 31 korrik 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave duke përfshirë edhe degëve e tyre. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e Gjykatave Themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 1296 aktgjykime apo 16 më shumë se sa kanë shënuar  FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Kjo si pasojë e publikimit të përsëritur nga dy herë të aktgjykimeve nga ana e gjykatave si dhe publikimit të një aktvendimi. Ky dallim në numra është i shprehur më shumë në Gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe në Gjykatën e Apelit.

Po ashtu, gjatë muajit korrik është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes, apo kanë dalë në pension. Prandaj edhe numri i gjyqtarëve të prezantuar në të dhënat tona nuk korrespondon saktë me numrin e përcjellë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Departamenti i Administratës së Përgjithshme për gjyqtarët aktiv në sistem gjatë muajit korrik.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

63 prej 338 gjyqtarëve kanë publikuara aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

Prishtinë, 19 gusht 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin qershor 2019.

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – qershor 2019

63 prej 338 gjyqtarëve kanë aktgjykime të publikuara gjatë muajit qershor 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Supreme – Qershor 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata e Apelit me Divizionin e saj – qershor 2019

 

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt me degët e saj – qershor 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjakovës me degët e saj – qershor 2019

 

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prizrenit me degët e saj- qershor 2019

 

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës me degët e saj- qershor 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Pejës me degët e saj- qershor 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me degët e saj- qershor 2019

Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit me degët e saj- qershor 2019

 

8 prej 25 gjyqtarëve në Gjykatën Supreme kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

 

5 prej 48 gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

 

15 prej 26 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Ferizajt kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

 

13 prej 33 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

 

10 prej 20 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjakovës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

 

7 prej 31 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Pejës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

 

 

5 prej 87 gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit qershor 2019

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 qershor – 30 qershor 2019 është bërë për të gjitha Gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 642 aktgjykime ose 36 më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vjen si pasojë e publikimit të dyfishtë të aktgjykimeve, publikimit të një aktvendimi, si dhe probleme të tjera në ueb portalin e Këshillit kur përkthehet faqja në gjuhën serbe. Po ashtu, gjatë qershorit është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në Departamentin e Kundërvajtjes, ose kanë dalë në pension. Këto mangësi janë vërejtur gjatë verifikimit të detajuar nga FOL dhe BIRN.

 

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

OJQ-të: Ministria e Drejtësisë nuk ka legjitimitet ta shtyjë përpara procesin e konkursit publik për noterët, procesi të kthehet në pikën zero

Prishtinë, 16 gusht 2019 – Ne – organizatat e shoqërisë civile (OSHC) – reagojmë kundër vazhdimit të procesit  për zgjedhjen e Noterëve, sipas konkursit publik të shpallur nga Ministria e Drejtësisë (MD).

Ne vlerësojmë rëndësinë e përmbylljes së procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të noterëve të rinj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, drejt përmirësimit të qasjes në drejtësi për qytetarët e Kosovës, por konsiderojmë se ky proces nuk mund të shtyhet përpara pas rrethanave të reja të krijuara me dorëheqjen e Kryeministrit dhe kompromitimit të këtij procesi në publik.

Si OSHC, ia rikujtojmë MD-së se nga data 19 korrik 2019, qeveria aktuale është në largim – pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj – dhe parimet bazë të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, përcaktojnë që Qeveritë në largim nuk kanë legjitimitet të marrin vendime për udhëheqjen e proceseve të rëndësishme, sikurse është rasti konkret me procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinj.

Poashtu është i papranueshëm vazhdimi i këtij procesi në kohën kur gjatë javës së ardhshme pritet të merret vendim për shpërndarjën e kuvendit. Në këtë rast, ngutia e kësaj ministrie për të finalizuar këtë proces me integritet të kontestuar në sytë e publikut dhe kandidatëve që nuk kanë kaluar është e papranueshme. Për më tepër, kjo fazë finale e procesit është duke u përcjellur me mungesë transparence që si rezultat humb legjitimitetin e procesit në tërësi.

Rikujtojmë se rreth provimit të noterisë është zhvilluar një debat i gjerë publik me akuza të ndërsjella rreth mënyrës së udhëheqjes së këtij procesi dhe përzgjedhjes së kandidatëve të suksesshëm, prandaj ne – OSHC-të – vlerësojmë se ky proces është i kompromituar në publik dhe si i tillë nuk mund të vazhdojë tutje por duhet të kthehet në pikën zero. Për këtë arsye i bëjmë thirrje Prokurorit të Shtetit që hetimet lidhur me këtë proces të zhvillohen në mënyrë të pavarur, paanshme dhe efikase. Kompromitimi në publik i procesit të noterëve dhe mungesa e legjitimitetit të Qeverisë në largim për të marr vendime në interes të përgjithshëm, e zbehin besimin e publikut në këtë proces të përzgjedhjes së noterëve të rinj, të cilët duhet t’i shërbejnë qytetarit, ndërkohë që besimi i qytetarit në integritetin e këtij procesi nuk ekziston.

Në këtë drejtim, si organizata të shoqërisë civile që monitorojmë dhe japim kontribut të vazhdueshëm në ngritjen e standardeve të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, ftojmë Ministrinë e Drejtësisë të reflektoj mbi situatën e krijuar dhe të ri-shikoj vendimin për konkursin publik të noterëve, duke kthyer atë në pikën zero për ta vazhduar tutje një qeveri, e cila ka legjitimitet.

Organizatat e shoqërisë civile

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti Columbus
Grupi për Studime Juridike e Politike
Inciativa për Progres (INPO)
Lëvizja Fol
Instituti EPIK

Letër deputetëve: Kuvendi i Kosovës të procedojë me përzgjedhjen e Komisioneres për Informim dhe Privatësi

Prishtinë, 07 gusht 2019 – Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, në takimin e mbajtur me datë 11 korrik 2019, ka rekomanduar kandidatët Krenare Sogojeva Dërmaku, Agron Behrami dhe Enver Bujari për Komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Komisioner do të emërohet kandidati i cili arrin të marrë 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Nga këta tre kandidatë, Krenare Sogojeva Dërmaku ka arritur që të vlerësohet si kandidatja me më së shumti pikë nga anëtarët e Panelit Përzgjedhës i përbërë nga anëtarët e Komisionit për Siguri dhe anëtarët e projektit të Ambasadës Britanike.

Edhe sipas monitorimit tonë, për dallim nga procesi i kaluar në të cilin asnjë kandidat nuk i ka plotësuar kushtet që të rekomandohet për votim nga Kuvendi, kësaj radhe ka pasur të tillë. Për këtë arsye ju bëjmë thirrje juve, deputetë të Kuvendit të Kosovës, që të merrni parasysh vlerësimet e Panelit Përzgjedhës dhe votën e tuaj ta bazoni në këtë vlerësim profesional e jo në preferencat politike apo partiake.

Duke pasur parasysh të gjithë procesin e zhvilluar deri tani ne kërkojmë që në seancën e fundit të legjislatures aktuale të Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet më 22 gusht 2019, të futet në rend të ditës përzgjedhja e Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Me përzgjedhjen e Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi do të fillojë edhe zbatimi i dy ligjeve shumë me rëndësi siç janë Ligji për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Andaj, pozita e Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi është shumë më e rëndësishme për qytetarët dhe institucionet e vendit sesa preferencat ditore politike. Nëse kësaj i shtojmë edhe mundësinë e përftimit të rreth 2 milion eurosh nga projekte binjakëzimi të financuara nga Bashkimi Evropian, atëherë përzgjedhja e Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi bëhet e domosdoshme në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Lëvizja FOL

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Instituti GAP

Instituti D4D

Grupi për Studime Politike dhe Juridike

Çohu

Instituti Demokratik i Kosovës

Flutura Kusari

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha Gjykatat e Kosovës, maj 2019

Prishtinë, 2 gusht 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova janë duke monitoruar publikimin e aktgjykimeve në të gjitha gjykatat e Kosovës.

Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin maj 2019.

1.Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha Gjykatat e Kosovës

2. 91 prej 337 gjyqtarëve kanë aktgjykime të publikuara gjatë muajit maj 2019

 

3. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Supreme

4. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata e Apelit me divizionin e saj

5. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës me degët e saj

6. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt me degët e saj

7. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Prizrenit me degët e saj

8. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Pejës me degët e saj

9. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjakovës me degët e saj

10. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me degët e saj

11. Aktgjykimet e publikuara nga Gjykata Themelore e Gjilanit me degët e saj

12. Gjykata e Apelit 34 prej 47 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019

13. Gjykata Themelore Prishtinë, 15 prej 108 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019

14. Gjykata Themelore e Prizrenit, 13 prej 33 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019

15. Gjykata Themelore Pejë, 12 prej 30 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019

16. Gjykata Themelore Ferizaj, 10 prej 24 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019

17. Gjykata Themelore Gjakovë, 5 prej 19 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019

18. Gjykata Supreme, 1 prej 25 gjyqtarëve kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj 2019

 


Sqarim:
Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 maj deri më 31 maj 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të vendimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartëpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 753 aktgjykime ose 22 më shumë se ato që BIRN dhe FOL kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim është si rrjedhojë e publikimit të dyfishtë të aktgjykimeve, aktgjykimeve boshe apo ka raste kur aktgjykimet mungojnë në tërësi. Këto mangësi janë vërejtur gjatë verifikimit të detajuar nga BIRN dhe FOL.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbatja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvërshtrimet e Agjencisë së Shtetëve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

 

 

Sqarim për opinionin publik dhe palët e interesuara

Prishtinë 26 korrik 2019 – Lëvizja FOL dje me datë 25 korrik 2019 ka lansuar Platformën për Krahasimin e Pasurisë.  Platforma ka pas interesim të madh dhe klikueshmëri të lartë. Si rezultat i kësaj gjatë ditës së djeshme platforma në mënyrë jo të saktë ka prezantuar të dhëna për disa nga zyrtarët publik, e tërë kjo si rezultat i gabimeve teknike dhe algoritmike.

Programerët e pavarur të angazhuar për zhvillimin e platformës kanë identifikuar dhe kanë zgjidhur këtë problem dhe tani platforma është plotësisht funksionale.

Për hirë të korrektësisë Lëvizja FOL shpreh keqardhje për këto gabime që kanë qenë plotësisht teknike dhe algoritmike, dhe që kanë të bëjnë me procesin e programit dhe formulave të përgatitura nga programerët, dhe jo me saktësinë dhe procesin e futjes së të dhënave në platformë. FOL ju kërkon falje zyrtarëve të prekur nga ky gabim i paqëllimshëm dhe teknik.

 

FOL lanson Platformën e Krahasimit të Pasurisë për zyrtarët publikë nga viti 2010-2019

Prishtinë, 25 korrik 2019 – Lëvizja FOL ka lansuar sot Platformën e përditësuar për Krahasimin e Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019 www.deklarimi.org

Platforma për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë përfshin rreth 500 zyrtarë të lartë publik, ku për secilin në mënyrë individuale qytetarët e Kosovës mund t’i krahasojnë rritjen e pasurisë së tyre ndër vite, pra gjatë periudhës që kanë pasur një post publik.

Mexhide Demolli – Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se kjo platformë do t’i mundësojë gazetarëve, qytetarëve dhe hulumtuesve të bëjnë krahasimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në mënyrë automatike, nga viti 2010 deri në vitin 2019.

“Përmes filtrave të ndryshëm kjo platformë ofron mundësinë e krahasimit të pasurisë për secilin zyrtar apo edhe krahasimin e pasurisë në mes të tri legjislaturave të Kuvendit të Kosovës, krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të qeverisë nga Qeveria Thaçi 2, Qeveria  Mustafa dhe Qeveria Haradinaj”, tha ajo.

Kjo platformë ju mundëson që të shihni se cilët janë 10 zyrtarët me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit.

Përveç kësaj, Platforma ju shërben hulumtuesve për identifikimin e zyrtarëve të cilët kanë më shumë se një burim të të ardhurave. “Këtu vlen të theksohet se një numër i madh i zyrtarëve publikë deklarojnë se kanë aksione në kompani të ndryshme, mirëpo nuk i deklarojnë të hyrat që i marrin nga to. Njësoj vlen të theksohet edhe për shumë zyrtarë të tjerë që deklarojnë se kanë funksione në parti politike por nuk deklarojnë të ardhura nga pozitat që i kanë në parti” tha Demolli-Nimani.

Në këtë Platformë të gjithë zyrtarët janë ndarë në katër kategori: Krerët e shtetit ku hyjnë: Presidentët, Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrat dhe zëvendëskryeministrat që kanë qenë nga viti 2010 deri në vitin 2019.

Në kategorinë Deputet hyjnë të gjithë deputetet e tri Legjislaturave të fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në kategorinë Ministra hyjnë të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e tri Qeverive të fundit në Kosovë.

Dhe kategoria e fundit është kryetarët e komunave ku hyjnë të gjithë kryetarët e komunave që kanë qenë në këtë pozitë gjatë viteve 2010 – 2019.

 

Të dhënat e prezantuara në platformën www.deklarimi.org janë marrë nga formularët e deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsion.

 

THIRRJE PËR PUNË PRAKTIKE NË KUVENDIN E KOSOVËS