Lëvizja FOL ka monitoruar publikimin e kontratave përgjatë vitit 2019

Prishtinë, 23 janar 2020 – Lëvizja FOL ka monitoruar publikimin e kontratave përgjatë vitit 2019, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e institucioneve publike, siç e parasheh KRPP në Rregullorën dhe Udhëzuesin Operativ të Prokurimit Publik A01. Monitorimi i të gjitha kontratave të nënshkruara nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2019 tregon se një numër i madh i kontratave nuk janë publikuar. Nga 4212 kontrata të nënshkruara, 726 prej tyre nuk janë publikuar.

Infografika më poshtë tregon numrin e kontratave që nuk janë publikuar për çdo muaj.

Ditëve në vijim do t’i publikojmë edhe top institucionet që nuk i kanë publikuar kontratat e nënshkruara.

 

Gjykata e Prishtinës thyen rekordin në publikimin e aktgjykimeve

Prishtinë, 17 janar 2020 – Që nga janari i vitit 2016 (kur gjykatat kanë filluar të publikojnë aktgjykime), gjykatat publikuan numrin më të madh të tyre në muajin dhjetor 2019 me gjithsejtë 2,526 aktgjykime. Kjo është një rritje e konsiderueshme dhe tregon se monitorimi i gjykatave nga FOL dhe BIRN i mbështetur nga Programi i USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë ka pasur ndikim tejet pozitiv.

Komunat paguan mbi 12 milion euro për vendimet gjyqësore në periudhën janar – tetor 2019

Prishtinë, 17 janar 2020 – Lëvizja FOL, në kuadër të projektit “Transparencë dhe llogaridhënie komunale për taksapaguesit”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, është në proces të monitorimit të pagesave komunale, të cilat rrjedhin si rezultat i vendimeve gjyqësore.

Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL tha kanë monitoruar shumën e pagesave nga vendimet gjyqësore gjatë viteve 2017, 2018 dhe për periudhën janar – tetor 2019 në të gjitha komunat e Kosovës.

“Komunat gjatë periudhës janar-tetor 2019 kanë paguar në total shumën prej 12,458,861.00€, gjegjësisht mesataren prej 2.22% të buxheteve të tyre”, tha Racaj. Sipas tij, në këtë periudhë, gjashtë komunat me më së shumti pagesa, krahasuar më buxhetet e tyre fillestare, kanë qenë:

  1. 1. Leposaviqi 1,334,356.02€ (28.74% të buxhetit komunal);
  2. 2. Ferizaj 3,726,38.85€ (10.08%);
  3. 3. Mitrovica e Jugut 1,254,422.54€ (6.33%);
  4. 4. Deçani 401,069.37€ (4.48%);
  5. 5. Gllogoci 550,829.24€ (3.63%); dhe
  6. 6. Kllokoti 40,421.92€ (3.26%).

Sa i përket vitit 2018 shuma e paguar nga komunat për vendimet gjyqësore kanë qenë rreth 16,360,705.42€ apo 3.28% të buxheteve të tyre.

Ndërkaq për vitin 2017 komunat kanë paguar shumën prej rreth 8,142,310.0€ apo mesataren prej 1.81% të buxheteve.

Sipasj Racajt, sfida kryesore, në mbledhjen e këtyre të dhënave ka qenë gjetja e të njëjtave në raportet financiare të komunave. Një pjesë e komunave nuk publikojnë raporte financiare, kurse një pjesë tjetër e komunave raportet financiare i publikojnë në formate të ndryshme dhe vështirë të lexueshme nga publiku.

Lëvizja FOL, në kuadër të mbledhjes së këtyre të dhënave, ka shfrytëzuar raportet financiare të komunave, të dhënat e ofruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

 

Rritet numri i publikimeve të aktgjykimeve gjatë muajit nëntor

Prishtinë, 23 dhjetor 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin tetor 2019.

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – nëntor 2019.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 nëntor – 30 nëntor 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 1835 aktgjykime, që i bie të jenë 28 aktgjykime më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave.

Ky dallim vie si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve në veçanti nga Dhoma e Posaçme dhe Kolegji i Apelit. Gjatë muajit nëntor, është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit nëntor.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

Qëndron Kastrati, fitues i çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2019

Prishtinë, 20 Dhjetor 2019 – Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2019, i cili në këtë vit iu nda z. Qëndron Kastrati.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se ky është viti i 11 që FOL e ndan një çmim të tillë në prezencë të miqve dhe mbështetësve të FOL-it gjatë këtyre viteve. “Të gjithë jemi të vetëdijesim për gjendjen e arsimit në Kosovë e cila fatkeqësisht është në nivel shumë të ultë. Të gjithë përmendim se duhen reforma por askush nuk nisi një reformë të mirëfilltë në këtë fushë, përveç z. Qëndron Kastrati, kryetar i komunës së Kamenicës, i cili është fituesi i Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2019”, tha ajo.  Mirëpo sipas saj, në tërë këtë rrugëtim Qëndroni nuk ishte vetëm. “Qëndroni kishte mbrapa edhe një ndihmë të madhe që i kishin ofruar Asociacionit të ish diplomuarve nga Programi i Lidershipit Transformues, të cilët përmes hulumtimeve dhe propozimeve kanë ndihmuar komunën se si të bëhet ky ri-organizim në mënyrën më të mirë”, tha ajo.

Ndërkaq, Leonora Kryeziu anëtare e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, tha se guximi i Qëndronit për të filluar një reformë të tillë duhet vlerësuar lartë dhe pse jo të merret si shembull edhe nga komunat tjera. “Arsimi në Kosovë ka nevojë për një reformë të mirëfilltë sic e ka bërë komuna e Kamenicës, andaj një shembull të tillë do të duhej ta merrnin të gjithë në mënyrë që sistemi arsimor në Kosovë të avancohet”, tha Kryeziu.

Qëndron Kastrati, kryetar i komunës së Kamenicës tha se ky cmim vetëm sa e motivon më shumë në drejtimin që e ka nisur për të përmirësuar sistemin arsimor në komunën e tij. “Jemi përball më shumë probleme, po një reformë e tillë ka qenë më se e nevojshme”, tha ai. Sipas tij, ndihmë të madhe në tërë proces kanë dhënë Asociacionit të ish diplomuarve nga Programi i Lidershipit Transformues pa të cilët nuk do të ishte e mundur të bëhet një gjë e tillë.

Ndërkaq, në emër të Asociacionit të ish diplomuarve nga Programi i Lidershipit Transformues foli, Alban Krasniqi i cili tha se Asociacioni që përfaqëson mbledh rreth vetës shumë të rinj profesionist që janë në gjendje që të ndihmojnë Kosovën, pas studimeve që kanë përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ka qenë kënaqësi që kemi bashkëpunu me kryetarin e Kamenicës dhe i cili na ka besu shumë në ekspertizën që ne i kemi ofru në reformave që ai kishte filluar”, tha Krasniqi.

DnV publikon raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve: Theksohet rëndësia e reformës zgjedhore në tejkalimin e sfidave të procesit zgjedhor

Ndërkaq Mexhide Demolli Nimani – prezantoi raportin e monitorimit të mediave nga DnV.  “Hapësira e dhënë për subjektet politike nga televizionet e monitoruara ka qenë përafërsisht e barabartë, me përjashtim të TV PULS dhe RTK 2 të cilat në masë të madhe kanë transmetuar për një parti të vetme, pra për Listën Serbe” tha Demolli-Nimani.  Sipas saj edhe gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur spote reklamuese në televizione të cilave nuk iu është cekur nëse kanë qenë të sponosorizuara. Po ashtu ka pasur raste që kanë figuruar të sponsorizuara mirëpo pa ndonjë të dhënë se nga kush janë sponsorizuar.

Prishtinë, 17 dhjetor 2019 – Sot, koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), ka organizuar një tryezë diskutimi ku është publikuar “Raporti i Vëzhgimit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës”, të cilat u mbajtën më 6 tetor të këtij viti. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin ligjvënës nga legjislatura e kaluar, zyrtarë të institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, subjektet politike si dhe kori diplomatik.

Të gjeturat kryesore të raportit të monitorimit të zgjedhjeve u prezantuan nga Eugen Cakolli nga DnV, i cili vlerësoi që procesi zgjedhor është zhvilluar në frymë demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për të organizimit të zgjedhjeve, përveç në komunat me shumicë serbe, ku qytetarëve iu është bërë presion të votojnë një subjekt të caktuar politik.  “Sidoqoftë, pavarësisht vlerësimit pozitiv për zgjedhjet, 88.2% e vendvotimeve i janë nënshtruar procesit të rinumërimit, kryesisht lidhur me gabimin teknik të Sekretariatit të KQZ-së në formularët e përputhjes së rezultateve, duke shkaktuar vonesën më të gjatë të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që nga viti 2010”, tha Cakolli.

Ai gjithashtu theksoi që pranimi i mbi 6 mijë pakove me fletëvotime të supozuara përmes votimit me postë jashtë vendit pas afatit ligjor dhe anulimi i mbi 3 mijë votave të ardhura nga Serbia jashtë procedurës së paraparë ligjore, janë dy nga çështjet më të ndjeshme dhe komplekse që kanë karakterizuar këto zgjedhje.

“Monitorimi i shpenzimeve të subjekteve politike gjatë fushatës tregon që në 747 aktivitete, sipas përllogaritjeve, janë shpenzuar rreth 3.6 milion Euro. Tavani i shpenzimeve për fushatën zgjedhore, siç parashihet me ligj, është tejkaluar vetëm nga LDK” shtoi ai.

Sa i përket rekomandimeve që dalin nga ky raport, fillimisht u theksua që reforma zgjedhore duhet të jetë një nga prioritetet kyçe të qeverisjes së ardhshme dhe e njëjta duhet të përfshijë sfidat e evidentuara gjatë këtyre zgjedhjeve. Ndërsa, rekomandimet tjera u tha që synojnë përmirësimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë çështjen e afateve të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, numërimin, përmirësimin e kapaciteteve të trupave menaxhuese të zgjedhjeve, votimin jashtë vendit, informimin dhe edukimin e votuesve, fushatën zgjedhore, financimin e subjekteve politike gjatë fushatës, listën e votuesve, përfaqësimin gjinor në lista të kandidatëve, drejtësinë zgjedhore dhe harmonizimin e kornizës ligjore.

“Komisioni i Pavarur i Mediave edhe gjatë këtyre zgjedhjeve ka dështuar që të sanksionojë mediat gjatë fushatës për shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, Rregullores së KPM-së dhe Kodit të Etikës”,tha ajo.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se KQZ-ja nuk ka qenë në nivelin e përgjegjësive të veta.

Paneli i diskutimit në këtë tryezë u përbërë nga drejtori per Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, si dhe ish-kryetari i Komisionit Ad-hoc për Forcimin dhe Përmirësimin e Procesit Zgjedhor, Avdullah Hoti. Duke diskutuar për rëndësinë e reformës zgjedhore, si parakusht për tejkalimin e sfidave të dala nga këto zgjedhje.

Pjesëmarrësit u pajtuan që të gjithë akterët relevant duhet të japin kontributin e tyre në përmbylljen e procesit të kamotshëm të reformës zgjedhore, i cili duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të skenës politike kosovare.

Raportin e plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe raportin e monitorimit të medieve, mund ta shkarkoni më poshtë:

Raporti i vëzhgimit:

Shqip:

https://bit.ly/35yXIOQ

Serbisht:

https://bit.ly/2rUPeDd

English:

https://bit.ly/2YUJxBc

Raporti i mediave:

Shqip:

https://bit.ly/2PSMZs6

Serbisht:

https://bit.ly/2Q0vpCG 

English:

https://bit.ly/2YUaSDK

Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë gjatë periudhës e maj – 15 nëntor, 2019 ka monitoruar takimet dhe vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të vlerësuar pajtueshmërinë dhe nivelin e transparencës me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Procesi i monitorimit është bërë përmes metodës së monitorimit direkt – duke monitoruar takimet e KGJK-së dhe mbarëvajtjen e tyre dhe po ashtu përmes monitorimit të faqes zyrtare të internetit të KGJK-së – ku është monitoruar nëse procesverbalet, vendimet, dhe rregulloret janë publikuar pas takimeve të Këshillit. Monitoring of KJC Meetings_JSSP_FOL-BIRN_ALB
Monitorimi i takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Download

MONITORIMI I PUBLIKIMIT TË AKTGJYKIMEVE 2019

Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – LËVIZJA FOL me mbështetjen e Programit të USAID-it për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP) dhe në partneritet me BIRN Kosova, janë duke e zbatuar projektin “Kërkimi i Transparencës në Sistemin Gjyqësor të
Kosovës”. Në bashkëpunim të ngushtë me USAID/JSSP, përmes këtij projekti, FOL dhe BIRN synojnë të përmirësojnë
efikasitetin, transparencën dhe përgjegjshmërinë, dhe rritjen e besimit publik në sistemin gjyqësor.
Ky raport monitorues ka për qëllim të paraqes gjendjen aktuale të publikimit të aktgjykimeve duke pasur parasysh
disa elemente bazë, të cilat duhet të jenë në harmoni me ligjet, rregulloret si dhe udhëzimet administrative,
të cilat janë në fuqi. Po ashtu përmes këtij raporti synojmë të forcojmë edhe më tej sistemin gjyqësor për të
promovuar edhe më shumë transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet të punës së gjykatave përmes publikimit sa
më të madh të aktgjykimeve.

Monitoring the Publication of Court Judgments_JSSP_BIRN-FOL_ALB

Çmimin për Gjykatën më Transparente e fiton Gjykata e Ferizajt

Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Lëvizja FOL dhe #BIRNKOSOVA me mbështetjen e #USAID/#Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, kanë mbajtur sot konferencën e titulluar “Rritja e Transparencës së Gjyqësorit”.

Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet e para në lidhje me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve nga gjykatat e Kosovës si dhe për herë të parë u nda Çmimi për Gjykatën më Transparente, të cilën e fitoi Gjykata Themelore e Ferizajt.

Po ashtu, në këtë konferencë u publikuan gjetjet e para rreth monitorimit të ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve, si dhe broshura rreth monitorimit të takimeve të KGjK-së.

 

Mos hartimi i akteve nënligjore – sfidë për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Prishtinë 9 dhjetor 2019 – Lëvizja FOL si pjesë e Koalicionit të OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019 ka mabjtur sot tryezën e diskutimit: “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”, me c’rast ka publikuar edhe të gjeturat nga monitorimi i zbatimit të këtij ligji që nga hyrja në fuqi ëe tij.

Mexhide Demolli Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se tash e gjashtë muaj janë duke monitoruar zbatimin e këtij ligji. “FOL me mbështetjen e KFOS ka disa muaj që është duke bërë monitorimit e ligjit, dhe pavarësisht që themi se kemi ligjin institucionet , konkretisht Ministria e Drejtësisë ka dështuar në hartimin e akteve nënligjore brenda afatit të paraparë ligjor”. Gjatë kësaj periudhe FOL ka realizuar disa aktivitete qëllim të promovimit të Ligjit janë: publikimi i një video informuese, takime me akterë relevant në lidhje me zbatimin e ligjit, krijimi i databazës me zyrtarët e caktuar nëpër institucione për pranimin e sinjalizuesve dhe fokus grup me zyrtarë përgjegjës.

Ndërkaq Yllka Buzhala, hulumtuese në Lëvizjen FOL prezantoi të gjetura nga monitorimi i zbatimit të këtij ligji të cilat FOL ka arritur ti marr përmes kërkesave për qasje në dokumente publike. “Nga 160 institucione të kontaktuara, vetëm 87 institucione janë përgjigjur që kanë emëruar zyrtarin përgjegjës. Përderisa, të gjeturat nga fokus grupi tregojnë sfida të mëdha rreth zbatiit të këtij ligji në praktikë, në mungesë të legjislacionit dytësor”, tha Buzhala.

Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë kundër Korrupsion tha se deri më tani rreth 230 institucione publike kanë emëruar zyrtarin përgjegjës dhe AKK në bashkëpunimin me Këshillin e Evropës kanë organizuar trajnime për zgjyrtarët përgjegjës për trajtimin e sinjalizuesve. “Mungesa e akteve nënligjore ka bërë që të mos shkohet më  tutje me trajnime shtesë për të gjithë zyrtarët, përfshi këtu të gjithë punëtorët në sektorin publik”, tha Havolli.

Ndërkaq, Ardian Bajraktari, Drejtor i Departamentit Ligjor – Ministria e Drejtësisë tha se ligji është shumë i rëndësishëm, dhe garanton mbrojtje efektive të sinjalizuesve që e hasin gjatë punës së tyre. “Është njëri prej ligjeve më të avansuara. Bashkarisht me AKK dhe me PECK II,  ne kemi hartu nje draft fillestar, mirëpo ka cështje tjera na kanë vonuar zbatimin e tij. Është e vërtet që draft rregullorja nuk është hartu, dhe po besoj që e njëjta do të bëhet si të formohet qeveria”,  tha Bajraktari.

Vlora Marmullakaj, zyrtare e Lartë e Projektit PECK II në Këshillin e Evropës tha se vërtët kanë mbështët ligjin në aspektin teknik. “Rekomandimi i KE ka qenë bazë për hartimin e ligjit të ri të Sinjalizuesve. Konsideroj që ligji është mjaftë i avansuar. Për dallim nga korniza e brendshme, ligji i mbron personat zyrtarë, ofron mbrojtje të gjerë për sinjalizuesit. Ka shume probleme praktike të institucioneve dhe besoj që është fillimi, ligji ende nuk i ka bërë 1 vjet. Ligji si i tillë nuk është që nuk afron zgjidhje për sinjalizuesit. Ka shumë punë për të bërë. Me rëndësi është me qenë vullneti për zbatimin e ligjit”, tha ajo.

Ardiana Thaçi, Gazetare në KohaVision tregoi për përvojën e saj me sinjalizues duke treguar se sa ju ka ndihmuar ligji i ri sinjalizuesve përmes të cilëve ajo arriti të publikoj storie të ndryshme rreth keqpërdorimeve në shumë institucione të ndryshme. “ Më vijn informata të ndryshme brenda institucioneve, mirëpo anonime dhe me email fiktiv. Fuqizimi i këtij ligji do të ndikonte edhe në uljen e korrupsionit. Kemi pas dëshir që ne të kemi rregulloret dhe të zbatueshme. Ruajtja e konfidencialitetit është e vështirë, sepse dihet që të ne është vështirë”, tha ajo.

Faton Morina – person zyrtar për pranimin e sinjalizimeve në BQK vlerësoj punën e AKK. “Menoj që ligji i ka disa të meta, mirëpo është dukshëm ma i avansuar se ligjin e kaluar. Shpesh ligjet vec e miratojmë sa përpërmbushjen e një standardi. Është sfidë kjo pozitë për ne dhe shpresoj që aktet nën ligjore do të naj lehtsojnë punën” tha Morina.

Rritet numri i gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit tetor

Prishtinë, 20 nëntor 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin tetor 2019.

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – tetor 2019.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për muajin tetor ka vazhduar të bëhet për të gjitha gjykatat e Kosovës duke përfshirë edhe degët e tyre. Fokus i këtij monitorimi kanë vazhduar të jenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, është përcjellë publikimi edhe i aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave duke përfshirë edhe degët e tyre. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk përfshihen në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 1617 aktgjykime, apo 173 më shumë se sa kanë shënuar FOL dhe BIRN në bazën e të dhënave. Ky dallim mes databazës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe databazës së FOL dhe BIRN vazhdon të vije si pasojë e publikimit të përsëritur nga dy herë të aktgjykimeve nga ana e gjykatave si dhe publikimit të aktvendimeve.

 

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

Letër publike drejtuar komunitetit ndërkombëtar në Kosovë në lidhje me emërimin e noterëve

Prishtinë, 10 nëntor 2019 – Organizatat e shoqërisë civile vazhdonjë të kundërshtojnë emërimin e noterëve të rinj nga ana e ministrit në largim të Drejtësisë z. Abelard Tahiri.

Me poshtë gjeni letrën dërguar komunitetit ndërkombëtar në Kosovë nga 11 organizatat e shoqërisë civile.

 

Të nderuar ambasadorë znj. Nataliya Apostolova, z. Christian Heldt, z. Philip S. Kosnett, z.
Nicholas Abbott, znj. Marie-Christine Butel dhe z. Piero Cristoforo Sardi,

Po ju drejtohemi në lidhje me fazën e fundit të emërimit të noterëve të rinj nga ana e Ministrit
në largim të Drejtësisë z. Abelard Tahiri.

Ashtu siç jeni të informuar, Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr një proces jashtëzakonisht të
dyshimtë në përzgjedhjen e noterëve të rinj. Procesi është zhvilluar duke mos respektuar
standardet miniminale të transparencës. Lista e kandidatëve të përzgjedhur përbëhet në masë
të madhe nga familjarë dhe njerëz të ndërlidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me
disa nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit për Noterinë, si dhe nga njerëz që nuk i
kanë plotësuar as kushtet formale. Procedura e përzgjedhjes së noterëve të rinj është zhvilluar
edhe gjatë kohës kur ministria nuk kishte legjitimitet për të zhvilluar një proces të tillë për
shkak të rënies së qeverisë.

Falë mbështetjes suaj publike, sidomos reagimeve të Zyrës së Bashkimit Europian,
ambasadorit gjerman z. Christian Heldt dhe Odës Ndërkombëtare të Noterëve dhe Odës
Gjermane të Noterëve, noterët e rinj ende nuk janë emëruar nga z. Tahiri. Ne, ju jemi
jashtëzakonisht falenderues që keni zgjedhur të mbështesni kauzën tonë për të kundërshtuar
emërimin e noterëve në këtë mënyrë.

Këto ditë, jemi informuar që z. Tahiri është duke tentuar që të emërojë rreth 30 noterë nga e
njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë. Ne kërkojmë nga ju të
nderuar ambsadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit
të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar
të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar
procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk
duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure
jashtëzakonisht të dyshimtë.

Ne shpresojmë që ju do të vazhdoni të mbështesni kundërshtimin tonë dhe presim që të luani
rol proaktiv në përzgjedhjen e noterëve nga qeveria e re. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi
noterë të pavarur, të paanshëm dhe të cilët do të gëzojnë besimin publik që është i
domosdoshëm për një profesion të tillë.

Me respekt,

Instituti EPIK
Lëvizja FOL
Çohu
Demokraci Plus
Demokraci për Zhvillim
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Instituti Demokratik i Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Iniciativa për Progres
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
Instituti Columbus

Punëtoria: “Hulumtimi në prokurimin publik përmes Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”

Prishtinë 06 nëntor  2019 – Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, sot ka mbajtur punëtorinë rreth “Hulumtimit në prokurimin publik përmes Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent” në rritjen e transparencës në shpenzimin e parasë publike.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte hulumtimi në prokurimin publik përmes portalit të https://ëëë.prokurimihapur.org. Punëtoria kishte për synim të informojë pjesëmarrësit rreth përdorimit të Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent si dhe shfrytëzimit të tij për hulumtime rreth prokurimit publik në Kosovë. Si të kenë qasje më të lehtë në informata mbi kontratat që lidhin institucionet publike me operatorë ekonomikë, informata të detajuara për operatorët ekonomik që kontraktohen nga institucionet publike por edhe informata të detajuara për prokurimet e autoriteteve kontraktuese në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin OJQ dhe media lokale.

Rritet numri i aktgjykimeve të publikuara, 112 gjyqtar kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit shtator

Prishtinë, 21 tetor 2019 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova prezantojnë sot të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin shtator 2019.

Publikimi i aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës – shtator 2019.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 shtator – 30 shtator 2019 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellur publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.
Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartëpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 1185 aktgjykime që i bie të jenë 9 aktgjykime më shumë se ato që BIRN dhe FOL kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vie si rrjedhojë e publikimit të dyfishtë të aktgjykimeve si dhe publikimit të aktvendimeve.
Po gjatë muajit shtator, është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit shtator.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Monitorimi i procesit të prokurimit për tenderin Rrethrrotullimi i Lakrishtë – Rrethrrotullimi Arbëri

Prishtinë, 17 tetor 2019 – Organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Prishtinës: Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo kanë prezantuar sot gjetjet nga monitorimi i procesit të prokurimit për tenderin – Rrethrrotullimi i Lakrishtë – Rrethrrotullimi ARBËRI i cili kishte një vlerë prej 1 milionë e 149 mijë euro.

Përzgjedhja e tenderit për monitorim është bërë duke u bazuar në indikatorë automatik të përzgjedhjes siç është: “çmimi i ofertës fituese më i lartë se vlera e parashikuar e kontratës” dhe “rëndësisë që ka projekti për komunitetin”.

Gjatë fazës së monitorimit është bërë analiza cilësore e dokumenteve relevante që përmbajnë të dhëna primare zyrtare të aktivitetit të prokurimit, të cilat janë siguruar përmes kërkesave për qasje në dokumentet publike.

Ne kemi gjetur se Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk po i merr parasysh çmimet jo-normalisht të ulëta nëpër pozicione të tenderëve, ashtu siç kërkohet në Rregullën për Çmime jo-normalisht të ulëta.

Siç e dini, çmimet jo-normalisht të ulëta nëpër pozicione përdorën për manipulimin e ofertës finale, përkatësisht shpesh na pamundësojmë ta dimë koston reale të tenderëve.

Në rastin konkret- OSHP-ja, bazuar në vendimin që e ka marrë për tenderin 1 milionë 149 mijë euro, thotë se çmimi jo-normalisht i ulët vjen në shprehje vetëm në ofertën finale.

“Ne konsiderojmë që OSHP-ja e ka keq-interpretuar Rregullën për Çmime jo-normalisht të ulëta. Një mënyrë e tillë e interpretimit nga ana e OSHP-së ia pamundëson Autoriteteve Kontraktuese të parandalojnë oferta mashtruese. Vendimi i OSHP-së për të mos i marrë parasysh fare çmimet jo normalisht të ulëta nëpër pozicione të ofertës e bënë të pavlerë Rregullën e Komisionit Rregullativ të Prokurimit”, ka deklaruar Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL, një nga autorët e raportit monitorues.

Komuna e Prishtinës më 11 Maj 2018 ka hapur tenderin për zgjerimin e rrugës që lidhë lagjen ‘Lakërishtë’ me ‘Arbërinë’.

Ky projekt paraqet rrugën lidhëse në mes të Rreth rrotullimit në Lakrishtë që lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë dhe Rreth rrotullimit në Arbëri që lidh rrugët “Tirana” dhe “Ahmet Krasniqi”.

Tenderi “Rreth rrotullimi Lakrishtë – Rreth rrotullimi Arbëri” është shpallur me procedurë të kufizuar, në bazë të nenit 33 paragrafi 2 i Ligjit për Prokurim Publik.

Kjo procedurë e prokurimit mundëson që të gjitha çështjet teknike, financiare dhe administrative të zgjidhen në fazën e parë, gjë që pamundëson zvarritjen në pafundësi të procesit të prokurimit.

Në fazën e parë, ishin parakualifikuar 6 operatorë ekonomikë nga 12 sa kishin aplikuar.

Vetëm 5 Operatorë Ekonomik kishin dorëzuar ofertat financiare, nga gjashtë operatorë të parakualifikuar.

Komisioni Vlerësues gjatë fazës së vlerësimit të ofertave financiare kishte kërkuar sqarime nga tre operatorë ekonomikë duke u bazuar në rregullat për çmime jo-normalisht të ulëta. Pas pranimit të sqarimeve, Komisioni e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë RSM, e cila kishte ofertuar me 1 milion e 149 mijë e 998 euro.

Por, Udhëheqësi i Departamentit të Prokurimit në Komunën e Prishtinës, Zekë Bardhaj, nuk e ka miratuar raportin e Komisionit Vlerësues që e rekomandonte për kontratë kompaninë RSM.

Refuzimin i raportit të Komisionit Vlerësues, të bërë me 18 shtator 2018, Bardhaj e ka mbështetur në kompetencën që ia jep neni 40.11 dhe 40.13 i Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik.

Ai ka vlerësuar se disa pozicione të ofertës së kompanisë RSM janë me çmime jo-normalisht të ulëta.

Një çmim jo-normalisht i ulët sipas Bardhajt ishte çmimi i gërmimit të kategorisë III dhe IV që ishte 0.80 euro, ndërsa bazuar në çmimi referent të publikuar nga KRPP ky çmim do të duhej të ishte rreth 4.00 euro, ndërsa vete çmimi i dhënë në parallogarinë e Njësisë së Kërkesës është 2.50 euro.

Pastaj, Pozicioni 1.3 te kanalizimi fekal është pranuar oferta me çmim prej 1.00 euro, kurse ne parallogarinë e Njësisë së Kërkesës kemi çmimin 3.5 euro, ndërsa çmimi referent i KRPP është nga 3.83-4.36 euro.

Udhëheqësi i Prokurimit në Prishtinë e ka eliminuar nga gara kompaninë RSM dhe ka rekomanduar kompaninë ‘R & Rrukolli’ për kontratë. Pas kësaj, Kompania RSM e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Eksperti shqyrtues, i caktuar nga OSHP-ja, i kishte rekomanduar që të lë në fuqi vendimin e Komunës së Prishtinës që për kontratë të rekomandohet kompania “R & Rukolli”.

Por, Paneli Shqyrtues i OSHP-së në përbërje prej Blerim Dina-Kryetar, z.Nuhi Paçarizi-Referues dhe z.Goran Milenkovic-Anëtar, kishin vendosur ndryshe prej rekomandimit të ekspertit.

OSHP-ja kishte konstatuar se që Komuna e Prishtinës nuk e ka zbatuar nenin 3 të Rregullat për Çmime Jo/Normalisht të Ulëta, sipas tabelës se dhënë në ketë rregullore.

Sipas OSHP-së, Komuna e Prishtinës mund të vazhdojë me procedurat e nenit 4 vetëm nëse plotësohen tri kushtet e kësaj tabele të nenit 3.

Grupi Monitorues i ka kalkuluar ofertat e operatorëve për të parë nëse plotësohen këto tri kushte që oferta e operatorit RSM të konsiderohet “tender me çmim jo-normalisht të ulët”, por nuk plotësohen këto kushte për t’u konsideruar çmimi jo-normalisht i ultë.

Por, e njëjta rregullore i jep të drejtë Komunës së Prishtinës të kërkojë sqarime shtesë edhe nëse nuk plotësohen tri kushtet për kalkulimin e çmimeve jo-normalisht të ulëta.

Madje, paragrafi 2 i nenit 4 shprehimisht thotë:

“Në rast se një tender (apo një pozicion i tenderit) duket të jetë abnormalisht i ulët, Autoriteti Kontraktues duhet të kërkojë me shkrim nga operatori ekonomik i cili ka dorëzuar tenderin që duket të jetë jo-normalisht i ultë, një deklaratë me shkrim e cila përfshinë një zbërthim të detajuar të pjesëve relevant të tenderit dhe e cila përfshin një shpjegim për çmimin e ultë duke përdorur formularin standard të miratuar nga KRPP-ja “Shkresa standarde për tenderët jo-normalisht të ulët”.

Kjo pikë nuk është marrë parasysh nga OSHP-ja, e cila në sugjerimet për Komunën e Prishtinës për fazën e rivlerësimit ka thënë se duhet të plotësohen tri kushtet e vendosura në këtë rregullore.

Autoriteti kontraktues për çdo tender që dyshohet për çmim jo-normalisht të ulët, përkatësisht për pozicionet për të cilat dyshohet, duhet të kërkoj nga operatori ekonomik që ta bëjë të besueshëm, respektivisht ta argumentoj të kundërtën lidhur me dyshimet për çmimin jo-normalisht të ulët.

Në vendimin e OSHP-së është injoruar fakti që pozicionet e caktuara të ofertës kanë pasur çmime jo-normalisht të ulëta, sipas vlerësimit të Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit. OSHP-ja e ka rekomanduar Komunën e Prishtinës që ofertën e ‘RSM Company’ të testojë vetëm në bazë të nenit 3 të rregullores, duke e injoruar tërësisht nenin 4, pika 2.

Grupi monitorues rekomandon që:

• KRPP të amandamentojë ‘Rregullat për Çmime Jo Normalisht të Ulëta’, pasi amandamentimi i saj është bërë i obligueshëm pas vendimit të OSHP-së.

• Në Rregullën e re duhet të specifikohet saktë që çmimi jo normalisht i ulët mund të konsiderohet edhe për pozicione dhe jo vetëm çmimi total.

Shoqëria civile mirëpret thirrjet ndërkombëtare për mos emërim të noterëve

Prishtinë 14 tetor 2019 – Ne, organizatat e shoqërisë civile të listuara më poshtë, mirëpresim reagimet ndërkombëtare rreth procesit të përzgjedhjes së noterëve të rinj, të udhëhequr nga ministri në largim i drejtësisë Abelard Tahiri.

Pas disa reagimeve të shoqërisë civile, javën e kaluar një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare ishin shumë të qarta në thirrjet e tyre ndaj Ministrit në largim z. Tahiri për të mos emëruar noterët që dalin nga procesi i fundit i përzgjedhjes.

Fillimisht reaguan Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale e Noterëve të Gjermanisë, ndërsa sot erdhi edhe thirrja eksplicite e Zyres së BE-së në Kosovë dhe reagimi i Ambasadorit Gjerman në Kosovë z. Heldt.

Duke qenë të shqetësuar nga deklaratat e Ministrit në largim të drejtësisë Abelard Tahiri që përkundër të gjithave planifikon të përmbyllë këtë proces, ne përsërisim kërkesat tona që:

  1. Ministri në largim Abelard Tahiri të mos emërojë asnjë noter nga lista aktuale e kandidatëve për noterë;
  2. Ministri i ri i drejtësisë urgjentisht të fillojë rishikimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve;
  3. Policia dhe prokuroria të fillojë hetimet për veprime të mundshme kriminale në procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinjë.

 

 

COHU!

Columbus

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Demokracia Plus (D+)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti EPIK

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Lëvizja FOL

 

Reagim nga Shoqëria Civile – Ministri Abelard Tahiri të Mos Emërojë Asnjë Noter

Prishtinë, 8 tetor 2019 – Ne, organizatat e shoqërisë civile të listuara më poshtë, reagojmë përsëri në lidhje me procesin jashtëzakonisht të dyshimtë të përzgjedhjes së noterëve të udhëhequr nga ministri në largim i drejtësisë Abelard Tahiri.

Procedura e përzgjedhjes së noterëve të rinjë është zhvilluar edhe gjatë kohës kur qeveria nuk kishte legjitimitet për të zhvilluar një proces të tillë. Përzgjedhja është bërë duke mos respektuar standardet minimale të transparencës për të bindur publikun dhe opinionin e gjerë së ky proces është i drejtë, i paanshëm, i pavarur dhe i bazuar në meritokraci të kandidatëve.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka rezultuar në një listë të përbërë nga familjarë dhe njerëz të ndërlidhur me Partinë Demokratike të Kosovës, anëtar i së cilës është vetë ministri në largim Tahiri, si dhe të partive tjera politike nga i gjithë spektri politik. Lista po ashtu përmban persona të ndërlidhur ngushtë me disa nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit për Noterinë, duke nxitur edhe më shumë dyshime rreth konfliktit të interesit në mes të anëtarëve të komisionit dhe kandidatëve për noterë dhe mundësisë së rrjedhjes së informatave për të favorizuar disa kandidatë.

Ne, po ashtu i besojmë raportimeve në media që disa nga kandidatët nuk i kanë plotësuar as kushtet formale për t’iu nënshtruar provimit të noterisë. Zgjedhja e noterëve pa meritë rrezikon jo vetëm sistemin administrativ dhe gjyqësor në Kosovë por edhe atë të vendeve të Bashkimit Europian, në të cilat vende diaspora jonë përdorë dokumentet e noterizuara në Kosovë.

Është me rëndësi të theksohet se në këtë proces pritet që noterë të zgjedhen edhe nga ana e komuniteteve pakicë në Kosovë. Mirëpo, duke i zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, ministri në largim i drejtësisë do t’i shkaktojë dëm të pariparueshëm komuniteteve, të cilave zakonisht iu alokohet numër më i vogël i noterëve.

Në fund, ministri në largim Tahiri nuk ka legjitimitet që të marrë vendim kaq të rëndësishëm me pasoja afatgjate në ditët e fundit të mandatit të tij.

Për arsyet e lartëpërmendura kërkojmë që:

  1. Ministri në largim Abelard Tahiri të mos emërojë asnjë noter nga lista aktuale e kandidatëve për noterë;
  2. Ministri i ri i drejtësisë urgjentisht të fillojë rishikimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve;
  3. Policia dhe prokuroria të fillojë hetimet për veprime të mundshme kriminale në procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinjë;
  4. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shtetet e Quintit dhe komuniteti ndërkombëtar të reagojnë dhe të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së noterëve për shkak të pasojave në vetë shtetet e tyre.

Legjislacioni aktual për noterinë thotë se shërbimi i noterisë është shërbim publik dhe noterët duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm në ushtrimin e shërbimit të noterisë. Noterët e përzgjedhur në këtë procedurë do të njihen si ‘noterët e PDK-së’ dhe asnjëherë nuk do të gëzojnë statusin e të qenit të pavarur dhe të paanshëm.

COHU!

Columbus

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Demokracia Plus (D+)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti EPIK

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Lëvizja FOL