Reagim i OSHC-ve të koalicionit Pro Open: Të pezullohen urgjentisht punimet në ndërtimin e hidrocentraleve në komunën e Shtërpcës

Prishtinë, 8 prill 2020 – Në kohën kur Kosova dhe globi po përballen me rrezikun dhe pasojat vdekjeprurëse nga pandemia e virusit korona Covid-19, qytetarët e komunës së Shtërpcës po ballafaqohen edhe me varrosjen e degëve të lumit Lepenc. Derisa, jeta dhe veprimtaria në shumë lëmi ka pushuar për shkak të pandemisë, kompanitë private janë duke vazhduar në heshtje përfundimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Ne, organizatat e shoqërisë civile të koalicionit Pro Open, shprehim zhgënjimin e thellë me qeveritë e kaluara dhe me qeverinë në detyrë, të cilat asnjëherë nuk i kanë trajtuar me seriozitet thirrjet për ndalimin e degradimit të ambientit dhe varrosjen e lumit Lepenc. Pushtetarët pa dallim, për më tepër kanë injoruar zërin e ngritur nga qytetarët përmes protestave si zërin e shoqërisë civile në mbrojtje të resurseve natyrore dhe ndalimin e abuzimit me ujin, të cilat edhe në këto ditë të pandemisë po shkatërrohen me intensitet të lartë të punimeve edhe në zonën turistike të Brezovicës, pjesë integrale e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Qytetarët e Shtërpcës dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, vazhdimisht kanë prezantuar argumente dhe fakte se si lumenjtë, ambienti dhe popullata që jeton në afërsi të tyre po shkatërrohen dhe degradohen në pakthim nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

Ne, theksojmë se i gjithë potenciali qytetarë është vënë në lëvizje për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në mjedis si dhe për të mbrojtur potencialin tonë zhvillimor, ndërkaq institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të dëgjuar vullnetin e qytetarëve me qëllim të evitimit të pasojave, mbrojtjes së ambientit dhe resurseve ujore.

Ne, ju rikujtojmë se sot po ndërtohen hidrocentrale të vogla, në hapësirat e parqeve kombëtare dhe zona turistike me potencial zhvillimor, që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, dhe shumë dëme të tjera.

Për këto arsye, ne organizatat e shënuara më poshtë kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që urgjentisht të marrin vendim që të pezullohen punimet në ndërtimin e mini hidrocentraleve dhe hidrocentraleve të vogla në zonën e komunës së Shtërpcës.

Ne, organizatat e shoqërisë civile, kërkojmë që në asnjë formë të mos ndërmirret asnjë veprim në drejtim të punimeve në këto hidrocentrale, derisa të rishikohen të gjitha dokumentet relevante të institucioneve përgjegjëse në lidhje me ndërtimin e mini hidrocentraleve dhe hirocentrale të vogla si dhe derisa të definohet qartë interesi publik në lidhje me mbrojtjen e ambientit, lumenjëve, jetës së qytetarëve dhe këtyre projekteve të hidrocentraleve.

Organizatat përkrahëse:

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Demokraci Plus (D+)

Çohu

LËVIZJA FOL

Instituti Riinvest

Ec Ma Ndryshe

Environmentally Responsible Group (ERA)

OJQ Gjethi

Kosovo Advocacy and Development Center (KADC)

“Rimëkëmbja e ndërmarrjeve publike kërkon borde profesionale, të pavarura dhe që reflektojnë diversitetin shoqëror”

Prishtine, 03 prill 2020 –  Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilëve, ne shohim të emëruar partiak. Gjithashtu, emërimet nuk reflektojnë diversitetin gjinor, minoritar dhe etnik të shoqërisë sonë. Kjo praktikë e qeverisjeve të kaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike duke i vënë udhëheqjet e tyre në shërbim të partive politike dhe jo të së mirës publike. Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që duke rishqyrtuar dhe ndryshuar këto vendime, të sjellë ligjshmëri dhe të shtrojë rrugën për zhvillimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.
Emërimet, në disa prej rasteve shkelin Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe pse
emërimet janë bërë të përkohshme dhe me afat prej 6 muajsh në bazë të Ligjit, ato prapë është
dashur të reflektojnë kërkesat e nenit 17. Ligji është i qartë që: “17.2 Të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka
qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.”1
Për më tepër, në emërtimet e Ligjit është sqaruar që: “I emëruar politik” nënkupton personin i cili
është emëruar ose propozuar nga subjekti politik si kandidat për një post të zgjedhur.2 Pra, me
zgjedhjen e ish kandidatëve për poste të zgjedhura që nga zgjedhjet e vitit 2017, Qeveria ka shkelur
Nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe neni 43 mbi Emërimet e
Përkohshme, nuk përjashton zbatimin e dizpozitave të nenit 17. Kërkesat nga ky nen kanë të bëjnë
drejtëpërdrejtë me profesionalizmin dhe ruajtjen e pavarësisë së ndërmarrjeve publike.
Përveç kësaj, me këto vendime, Qeveria nuk ka zbatuar kriteret e Ligjit Nr. 05/L -020 për Barazi
Gjinore. Aty është e qartë që zgjedhja e trupave udhëheqës në institucione publike duhet të bëhet në
proporcionin gjinor 50:50.
“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe
gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal

1 Republika e Kosovës, (2008), Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Neni 17 Kushtet e Kualifikimit dhe
Përshtatshmërisë Profesionale, faqe 11, i qasshëm në https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në
prill, 2020)
2 Republika e Kosovës, (2012), Ligji Nr. 04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, faqe 1, i qasshëm në https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në prill, 2020).  prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre
drejtuese dhe vendimmarrëse.”
3 Për më tepër, edhe Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike kërkon përfaqësim të barabartë në
harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore. Përbërja e bordeve të drejtorëve të NP-së duhet te jetë në
harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore.
4 Për këto arsye, ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë
vendimet e datës 02 prill 2020 dhe të përzgjedhë borde profesionale, të pavarura politikisht dhe që
reflektojnë barazinë dhe diversitetin shoqëror. Ia rikujtojmë Qeverisë se departizimi i bordeve dhe
rikthimi i kriterit profesional në zgjedhjen e tyre ishte njëri ndër premtimet elektorale dhe është pjesë
edhe e programit qeverisës.

Organizatat përkrahëse:
Balkan Green Foundation (BGF)
ÇOHU
Demokraci Plus (D+)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti D4D
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
Lëvizja FOL

3 Republika e Kosovës, (2015), Ligji Nr. 05/L -020, për Barazi Gjinore, Neni 6, paragrafi 8, i qasshëm nëhttps://gzk.rksgov.net/ActDetail.aspx?ActID=10923, (qasur në prill, 2020).
4 Republika e Kosovës, (2015), Ligji Nr. 05/L -009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për
Ndërmarrjet Publike i Ndryshuar dhe i Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111, i qasshëm nëhttps://gzk.rksgov.net/ActDetail.aspx?ActID=2547 (qasur në prill, 2020).

LETËR E HAPUR NGA ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

24.03.2020 Prishtinë

I nderuari Kryeministër dhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti,

I nderuari Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa,

I nderuari Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli,

I nderuari Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj,

I nderuari Kryetar i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj,

I nderuari Kryetar i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli,

Kosova ndodhet në fazë tejet të ndjeshme në luftën kundër shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit COVID-19. Në këto momente kritike, ne Organizatat Jo-Qeveritare nga shoqëria civile vlerësojmë që ndërmarrja e iniciativave nga subjektet politike parlamentare për shkarkimin e Qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie të re është jo në kohën e duhur. Votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ndonëse është e drejtë kushtetuese e partive politike parlamentare, rrezikon të fusë vendin në krizë politike e institucionale dhe të nxisë pakënaqësi qytetare, që tani vendit i duhen më së paku.

Duke vlerësuar që aktualisht shëndeti publik dhe qetësia qytetare duhet të jenë imperativ për tërë spektrin politik, kërkojmë nga ju që deri në mbajtjen eventuale të seancës, të bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për arritjen e një marrëveshje politike për tejkalimin e situatës së tanishme, duke pasur në konsideratë pikat si në vijim:

  1. Kjo marrëveshje duhet të bazohet në parimin e funksionimit të pandërprerë të punës së ekzekutivit deri në tejkalimin e kësaj sfide, respektimin e të drejtës së deputetëve për votimin e mocionit pas një periudhe optimale, përfshirjes aktive të të gjitha partive në luftën kundër pandemisë nëpërmjet ofrimit të ekspertizave përkatëse, por edhe vazhdimin e mbikëqyrjes efektive të vendimeve tjera të ekzekutivit;
  2. Marrëveshja duhet të parashohë modalitete që respektojnë detyrimet kushtetuese që rrjedhin nga iniciativa e ndërmarrë nga më shumë se 40 deputetë për mbajtjen e seancës, por që nuk rezultojnë me votim të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë;
  3. Subjektet politike parlamentare mund të merren vesh që mocioni të hidhet në rend të ditës por që i njëjti të mos votohet së paku deri në një periudhë 90 ditore osë derisa të kalojë gjendja emergjente. Duke u siguruar që pas kësaj periudhe kur të krijohen rrethanat e përshtatshme për një veprim të tillë që respekton vullnetin e shumicës së deputetëve në Kuvend.

Fokusi i tërë spektrit politik, e në veçanti institucioneve ekzekutive, duhet të jetë në ndërmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi. Qeveria poashtu duhet t’i raportojë Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të Grupeve Parlamentare në mënyrë të rregullt për të gjitha zhvillimet që janë në kompetencë të ekezekutivit dhe për t’i mundësuar kështu Kuvendit ushtrimin e detyrave mbikëqyrëse.

Të gjitha kapacitetet profesionale e humane të subjekteve politike duhet të orientohen në funksion të ofrimit të ekspertizës së nevojshme për institucionet në tejkalimin e kësaj situate, por edhe krijimin e një situate qetësie dhe shprese tek qytetarët e Kosovës. Ne konsiderojmë që një veprim i tillë, i bazuar edhe në praktikat e vendeve evropiane të bashkimit të spektrit politik në kohë krizash, do të përçonte mesazh pozitiv dhe inkurajues për qytetarët e Kosovës në përballimin e kësaj situate.

Mbesim me shpresën që ju do të merrni në konsideratë shqetësimin tonë lidhur me situatën, që është edhe reflektim i kërkesës së vazhdueshme të qytetarëve për lënien anash të kalkulimeve politike në këtë situatë dhe fokusimin e tërësishëm në luftën kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Përkrahur nga:

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK)

Instituti KIPRED

Instituti GAP

Lëvizja “Fol”

Organizata “Çohu”

KFOS

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)

Gjykata Themelore e Prishtinës për muajin e tretë me radhë prinë në publikimin e aktgjykimeve

Prishtinë, 24 mars 2020 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova me mbështetjen e USAID-Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë prezantojnë të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin shkurt 2020.

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 shkurt – 29 shkurt 2020 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Në fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 2,110 aktgjykime, që i bie të jenë 19 aktgjykime më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vjen si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve si dhe aktgjykimeve të dublifikuara.

Edhe gjatë muajit shkurt është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Këto mangësi janë vërejtur pas një verifikimi të detajuar nga BIRN dhe FOL.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jodomosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Qeveria të hartojë plan emergjent për përballimin e pasojave ekonomike të COVID-19

Prishtinë, 23 mars 2020 – Republika e Kosovës është duke kaluar nëpër një gjendje të rëndë si rezultat i pandemisë COVID-19. Përveç pasojave shëndetësore, kjo gjendje është duke shkaktuar edhe pasoja të rënda ekonomike.

Ndarja e ndihmave sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muajt e ardhshëm, duke e falur pagesën e dytë, është një hap i Qeverisë që duhet vlerësuar, sikurse edhe paralajmërimi i ekzekutimit të hershëm të pagave për të punësuarit në sektorin publik. Por, Qeveria duhet të jetë shumë më e pranishme në trajtimin e pasojave ekonomike duke marrë masa shtesë e me shtrirje më të gjerë, me theks të veçantë në minimizimin e pasojave për të punësuarit në sektorin privat dhe rastet sociale. Në anën tjetër, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet e kufizuara të Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me këtë armik të padukshëm.

Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile të renditura më poshtë, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të hartojë dhe zbatojë një plan emergjent ekonomik, me qëllim të vënies në dispozicion të të gjitha burimeve shtetërore dhe mobilizimit të burimeve tjera për përballimin e kësaj situate të rëndë. Ndër të tjera, i propozojmë Qeverisë së Kosovës që:

  1. Në pajtim me ligjet e aplikueshme të shfrytëzojë mundësitë e hyrjes në kredi, dhe të bëjë rishikimet e nevojshme buxhetore dhe të prioriteteve programore, për të krijuar fonde që përdoren për masa sa më universale mbështetëse ekonomike, me prioritet sektorin privat;
  2. Të themelojë një Fond të solidaritetit që menaxhohet dhe administrohet nga Qeveria e Kosovës, ku të gjithë të interesuarit brenda dhe jashtë Kosovës të mund të ofrojnë ndihmë financiare sipas vullnetit të mirë. Të gjitha mjetet e gjeneruara të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës rreth COVID-19, duke u dhënë përparësi përballimit të nevojave emergjente të rasteve më të rrezikuara. Menaxhimi dhe administrimi i Fondit të bëhet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, me raporte të detajuara gjatë dhe pas tejkalimit të kësaj situate.

Gjithashtu, i rikujtojmë Qeverisë së Kosovës kërkesat tona që së bashku me Bankën Qendrore të Kosovës të hyjnë në dialog urgjent me sektorin bankar në Kosovë për të pezulluar pagesat e kredive për të gjithë kredi-marrësit në një afat të paktën 3 mujor. Kjo, pa aplikuar kamatë-vonesat për këtë periudhë pezullimi.

Në fund, kërkojmë nga ministrat përkatës të ekonomisë dhe financave dhe zyrtarët tjerë përgjegjës që të ofrojnë informata të vazhdueshme dhe të detajuara, për t’u ofruar qytetarëve sigurinë e nevojshme që përveç aspektit shëndetësor, shteti është plotësisht i përkushtuar të udhëheqë edhe përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga shpërthimi i COVID-19.

Organizatat e shoqërisë civile mbesin të gatshme që të mbështesin Qeverinë e Kosovës në dizajnimin ose zbatimin e çfarëdo mase në të cilat kapacitetet tona vlerësohen të dobishme.

Organizatat përkrahëse:

  • Demokraci për Zhvillim (D4D)
  • Demokraci Plus (D+)
  • Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
  • Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
  • GWY/YMCA
  • Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
  • Instituti GAP
  • Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
  • Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK)
  • Instituti Kosovar pёr Hulumtim dhe Zhvillim tё Politikave (KIPRED)
  • Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
  • Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNj)
  • KW4W – Kosova Women 4 Women
  • Lëvizja FOL
  • Let’s Do It Kosova
  • Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!
  • Organizata “INTEGRA”
  • Organizata “POLIS”
  • Organizata “VKBIK”
  • Organizata “PLEJADA”
  • Organizata “RROGRAEK”
  • Organizata “NOPM”
  • Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
  • Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)
  • Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)
  • Qendra Kosovare për Studime Gjinore
  • Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)
  • Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, Deçan
  • Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

FOL takon kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci

Prishtinë, 2 mars 2020 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL kanë takuar sot kryetarin e komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me të cilin u diskutuan disa nga politikat komunale dhe bashkërendimi i agjendës për diskutimet FOL Hapur që do të fillojnë së shpejti.

BANKAT TË ZGJEROJNË PLANET PËR PEZULLIMIN E PAGESAVE TË KREDIVE, NDËRSA QEVERIA TË NDIHMOJË QYTETARËT NË NEVOJË

Prishtinë, 17 mars 2020 – Numri i personave të prekur nga pandemia e Coronavirusit (COVID-19) vazhdon tё rritet, ndërsa masat e ndërmarra duhet të jenë në përputhje me shkallën e rrezikut dhe dëmeve anësore. Ne, organizatat e shoqërisë civile të listuara në fund, përshëndesim veprimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit, duke besuar se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme parandaluese për të zvogëluar efektet e kësaj emergjence shëndetësore, dhe jo vetëm. Ne, po ashtu i mirëpresim përpjekjet e qeverisë dhe institucioneve kompetente në sektorin financiar për masat lehtësuese fiskale e financiare, me qëllim që të lehtësojnë përballjen e qytetarëve me pandeminë.

Situatat e jashtëzakonshme si kjo prekin më së shumti shtresat më të lëndueshme të popullsisë, në veçanti ata me gjendje ekonomike më të rënduar. Qysh në ditët e para të kufizimeve të aktiviteteve afariste, qytetarët kanë raportuar për largime nga puna, detyrim për të marrë pushim pa pagesë apo pasoja tjera të cilat drejtpërdrejtë e ndikojnë gjendjen ekonomike të tyre. Edhe ata me të ardhura më të rregullta kanë raportuar shpenzime të mëdha në ushqim e barna. Mirëpo edhe përgjatë një viti të zakonshëm pa kriza si kjo, ekonomitë familjare në Kosovë shpesh hasin në vështirësi që të paguajnë në kohë detyrimet e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth gjysma e familjeve kosovare nuk munden të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 euro. Në përgjithësi, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe qytetareve të Kosovës veçse kanë filluar t’i ndjejnë efektet ekonomike të kësaj situate. Probleme të ngjashme pritet të paraqiten edhe te një pjesë e konsiderueshme e sektorit privat, në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në anën tjetër, sektori bankar në Kosovë është mjaftë stabil, e që në masë të madhe vjen nga vet sjellja e qytetarëve kreditorë. Përkundër problemeve të vazhdueshme me sundim të ligjit në njërën anë dhe me gjendjen e rënduar ekonomike në anën tjetër, qytetarët e qytetaret e Kosovës vazhdojnë të paguajnë kreditë me rregull. Shkalla e kredive joperformuese në Kosovë është ndër më të ulëtat në Europë.

Paralajmërimet për dhënie të mundësisë për pezullim të pagesave të kësteve të kredisë bazuar në kërkesat e veçanta janë hap i mirë, përfshirë lehtësimin e procedurës administrative për këtë. Megjithatë, mund të jenë të pamjaftueshme në raport me situatën. Nga rreth 300,000 qytetarë që kanë kredi aktive, shumë prej tyre hyjnë në kategorinë e atyre që ndikohen nga kriza të tilla. Për më tepër, për shkak të vet natyrës së funksionimit të ekonomisë kosovare, shumë prej tyre do ta kenë shumë të vështirë të dëshmojnë vështirësitë financiare si rezultat i rënies së të hyrave personale apo biznesore.

Duke marrë parasysh këto, i ftojmë bankat komerciale dhe institucionet tjera financiare që në vazhdimësi të masave fillestare të rrisin përgjegjësinë e tyre shoqërore duke ndërmarrë veprime më të guximshme në lehtësimin e barrës financiare të qytetarëve të Kosovës këtë periudhë të vështirë.

Konkretisht, i ftojmë që:

1️⃣ Ta konsiderojnë ndryshimin e qasjes duke e bërë pezullimin e pagesave të kredive si rregull të përgjithshëm, ndërsa pagesat e kredive të kryhen vetëm nga ta që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë; si dhe

2️⃣ Zgjatjen e afatit të pezullimit të pagesave për të paktën tre muaj.

Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga të ardhurat dhe fitimi, por vetëm shtyrje e arkëtimit të një të ardhure e fitimi të tillë për shkak të situatës së jashtëzakonshme dhe pamundësisë objektive të një pjesë të madhe të kredimarrësve. Me qëllim të zbatimit të këtyre masave, kërkojmë që Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) si rregullator, të hyjë në dialog urgjent me sektorin bankar në Kosovë për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për të gjitha palët.

3️⃣ Në anën tjetër, ftojmë Qeverinë e Kosovës që në kuadër të masave të ndërmarra t’u jap më shumë vëmendje qytetarëve dhe qytetareve në gjendje të vështirë ekonomike, qoftë nëpërmjet sigurimit të ushqimit, barnave e shërbimeve bazike, ashtu edhe nëpërmjet stimujve tjerë financiarë e jo-financiarë për ta. Situata e rënduar të cilën po e kalojmë nuk guxon të jetë shkatërruese për askënd. Vetëm në këtë mënyrë, Kosova do të tregojë që është shtet i të gjithëve pa përjashtim, sidomos në situata të krizave.

Organizatat e shoqërisë civile:

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Demokraci Plus (D+)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK)

Instituti Kosovar pёr Hulumtim dhe Zhvillim tё Politikave (KIPRED)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Lëvizja FOL

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!

FOL Hapur në Komunën e Gjilanit për rolin e sinjalizuesve

Gjilan, 11 mars 2020 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe në bashkëpunim me komunën e Gjilanit ka organizuar diskutimin FOL Hapur për rolin e sinjalizuesve në Kosovë. Qëllimi i këtij diskutimi ishte promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit në praktikë që hasin zyrtarët komunal dhe asambleistëve në këtë komunë.

FOL Hapur në Komunën e Prizrenit për rolin e sinjalizuesve

Prizren, 10 mars 2020 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe në bashkëpunim me komunën e Prizrenit ka organizuar diskutimin FOL Hapur për rolin e sinjalizuesve në Kosovë.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit në praktikë që hasin zyrtarët komunal dhe asambleistëve në këtë komunë.

FOL Hapur në Komunën e Mitrovicë për rolin e sinjalizuesve

Mitrovicë, 3 mars 2020 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës ka organizuar diskutimin FOL Hapur për rolin e sinjalizuesve në Kosovë.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit në praktikë që hasin zyrtarët komunal dhe asambleistëve në këtë komunë.

FOL takon kryetarin e komunës së komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj

Prishtinë, 2 mars 2020 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL, kanë vazhduar takimet me kryetarë të komunave. Gjatë javës së kaluar FOL ka takuar kryetarin e komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, me të cilin u diskutuan disa nga politikat komunale.

FOL së shpejti do të fillojë serinë e debateve me kryetar të komunave.

FOL takon kryetarin e komunës së Ferizajt z. Agim Aliu

Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Lëvizja FOL së shpejti fillon me një seri të debateve në formatin FOL Hapur me kryetarë të Komunave, ku do të diskutohen disa nga politikat komunale.

Me qëllim të bashkërendimit për organizimin e këtij debati, përfaqësues të FOL-it, të Martën, kanë mbajtur një takim me Kryetarin e Komuna e Ferizajt, z. Agim Aliu, me të cilin u diskutua bashkërendimi për mbajtjen e këtij debati në një të ardhme të afërt.

Gjatë takimit Kryetari Aliu deklaroi se mirëpret monitorimet e shoqërisë civile dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe më tutje në sferat të cilat bien në domen të kompetencave të tija dhe të politikave Komunale.

FOL Hapur në Komunën e Ferizajt për rolin e sinjalizuesve

Ferizaj, 25 shkurt 2020 – Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe në bashkëpunim me komunën e Ferizaj ka organizuar diskutimin FOL Hapur për rolin e sinjalizuesve në Kosovë.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe sfidat e zbatimit në praktikë që hasin zyrtarët komunal dhe asambleistëve në këtë komunë.

Organizat e shoqërisë civile realizuan një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa R. Osmani

Prishtinë, 19 shkurt 2020 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL, së bashku përfaqësues të organizatave Organizata Çohu / Preportr, Instituti GAP Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova Democracy for Development (D4D) , KCSF , realizuan një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa R. Osmani Qëllimi i këtij takimi ishte shqetësimi i organizatave të shoqërisë civile rreth mungesës së emërimit së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pozitë kjo e cila ka rëndësi të veçantë në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

FOL, së bashku me ÇOHU, GAP, KDI, D4D, KCSF, kishin monitoruar procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisioner, megjithatë si pasojë e shpërbërjes së Kuvendit vitin e kaluar ky proces është ndaluar. Kryeparlamentarja Osmani premtoi se do ta kërkojë një opinion ligjor nga Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës për t’u informuar mbi mundësinë e vazhdimit të procesit të emërimit të Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

Gjykata e Prishtinës dhe Gjykata e Prizrenit prijnë në publikimin e aktgjykimeve për muajin janar

Prishtinë, 18 shkurt 2020 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova me mbështetjen e USAID-Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë prezantojnë të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin Janar 2020.

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 janar – 31 janar 2020 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 2,181 aktgjykime, që i bie të jenë 8 aktgjykime më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vjen si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve.

Edhe gjatë muajit janar është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët, të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit janar.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jodomosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

FOL ka monitoruar kontratat me procedurë të negociuar për vitin 2019

Prishtinë, 12 shkurt 2020 – Lëvizja FOL në kuadër të monitorimit të prokurimit publik në Kosovë, ka bërë monitorimin e të gjitha kontratave të nënshkruara gjatë vitit 2019 përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Në infografikën në vazhdim janë paraqitur numri dhe vlerat e kontratave për secilin lloj të prokurimit përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Ndërkaq për të parë më shumë rreth të gjitha kontratave të nënshkruara ndër vite nga institucionet vizito portalin ëëë.prokurimihapur.org.

Raporti mbi monitorimin e publikimit të aktgjykimeve

Ankesat Disiplinore ndaj Gjyqtarëve

Ky monitorim realizohet në kuadër të Projektit të BIRN dhe FOL mbështetur nga Programi i USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP). Monitorimi ka për qëllim të vlerësojë efikasitetin në trajtimin e ankesave disiplinore të iniciuara ndaj gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave në Republikën e Kosovës përgjatë periudhës 4 mujore, 1 korrik deri më 1 nëntor 2019.

FOL kërkon ndërprerjen e procedurave tenderuese për tenderin prej 110 milion euro të vazhdimit të autoudhës për Gjilan  

Prishtinë, 6 shkurt 2020 – Lëvizja FOL, bazuar në shkrimin e të përditshmes Koha Ditore, të datës 5 shkurt 2020, me titull “Shkelje në tenderin 110-milionësh – MI-ja vazhdon procedurat tenderuese”, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të ndalojnë procedurat tenderuese për ndërtimin e kësaj autoudhe.

Ndalimi i këtyre procedurave tenderuese bëhet i domosdoshëm kur kemi parasysh se këto procedura kanë filluar nga një qeveri në dorëheqje dhe gjithashtu pa u miratuar buxheti i vitit 2020, e aq më shumë edhe pse i njëjti projekt nuk ka qenë i paraparë as me buxhetin e vitit 2019.

Gjithashtu, ky projekt nuk ka qenë i paraparë as me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2020, dhe si tillë nuk do duhej të procedohet më tutje, pasi që edhe në vetë vlerësimet e buxhetit për vitin 2020 shuma e mjeteve financiare për ndërtimin e autostradave nuk është paraparë të tejkalojë 21.1 milionë euro.

Lëvizja FOL kërkon nga ministri i Infrastrukturës z. Abdixhiku, që të ndalojë procedurat tenderuese të këtij projekt, pasi që në të njëjtin projekt, në pjesën e tij të parë, ka pasur shkelje ligjore të cilat janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Projekti në fjalë, në pjesën e tij të parë, është përcjellë me shkelje ligjore dhe me mungesë të dokumentacionit. Mungesa e Planit të Menaxhimit të Kontratës, përmes së cilit plan bëhet edhe monitorimi i punimeve në terren, ka qenë një ndër shkeljet tjera ligjore.

Shkeljeve ligjore në këtë rast i shtohet edhe nënshkrimi i katër aneks kontratave nga ana e qeverisë Haradinaj në dorëheqje, pa pasur Plan të Menaxhimit të Kontratave, dhe përmes së cilave aneks kontrata kompanitë do duhet të kryejnë punë dhe shërbime shtesë në këtë autoudhë.

Këto aneks kontrata, si të tilla, e rrisin për 4.4 milion euro apo në një total prej rreth 93 milion euro koston e përgjithshme financiare të ndërtimit të kësaj autoudhe në pjesën e saj të parë prej 22 kilometrash.

 

Aneks Autoudha Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë rreth 5 milion euro më shumë

Prishtinë, 30 Janar 2019 – Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e të gjithë procesit të ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Gjilan Dheu i Bardhë, i cili që nga fillimi është përcjellë me shumë parregullsi e që buxhetit të shtetit i ka kushtuar 88, 618,511.95 euro.

Nga monitorimi që FOL ka bërë, së fundmi kemi hasur në katër aneks kontrata që Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar me 4 operator ekonomikë që ishin fitues në tenderin për ndërtimin e mbi 22 kilometrave të kësaj autoudhe. Gjatë vitit 2019, e deri më tani kjo autoudhë e paplanifikuar financiarisht po i kushton buxhetit të shtetit mbi 93 milion euro, pa shtuar këtu edhe miliona të tjerë që kanë shkuar për shpronësime.

Nga kontratat përmes procedurës me negocim pa publikimin e njoftimit për kontratë, kanë nënshkruar aneks kontrata këta operator:

“GRANIT sh.p.k me 1, 843, 392.24 Euro

Companya Eskavatori Sh.p.k me 1,743, 107.70 euro

Gjoka Konstruksion me 438,190.20 euro

AL TRADE HOLDING L.L.C. me 372,660.42 euro

Vlenë të theksohet se operatorët ekonomik AL TRADE HOLDING L.L.C dhe Companya Eskavatori Sh.p.k në kontratat e më hershme ishin në konsorcium me operatorë të tjerë, e që në këto aneks kontrata nuk figurojnë emrat e tyre.

Ajo që është më shqetësuese tri nga këto aneks kontrata janë nënshkruar pas dorëheqjes së qeverisë Haradinaj.

Është me rëndësi të ceket fakti që Ministria e Infrastrukturës nuk ka pasur Plan të Menaxhimit të Kontratës, e i cili parashihet të jetë dokument në procesin e prokurimit, që përfshin në vete aspektet organizative, ekonomike, teknike dhe ligjore të menaxhimit dhe përmes së cilit plan bëhet monitorimi i punimeve në terren. Andaj, në si Lëvizje FOL, kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës, si autoritet kontraktues, të sqarojë se mbi çfarë baze të vlerësimit ka nënshkruar këto aneks kontrata me operatorët ekonomikë të lartpërmendur kur mungon ky plani i menaxhimit. Punët dhe shërbimet shtesë, përmes këtyre aneks kontratave, i kanë kushtuar buxheti i shtetit plus 4, 397, 065.32 euro.

Lëvizja FOL, në muajin gusht 2019 është informuar nga IAP se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet në kuadër të ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Ne, në këtë rast, kërkojmë nga Prokuroria Speciale të tregojë së në çfarë pike kanë arritur hetimet në ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Gjithashtu, FOL mirëpret pezullimin e tenderit 110 milionësh për vazhdimin e ndërtimit të kësaj autoudhe në një kohë kur vendi ende nuk ka buxhet të miratuar për këtë vit dhe nuk kemi zotim të mjeteve për vazhdimin e ndërtimit të kësaj autoudhe.