Numri i licencave të lëshuara gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 për kompanitë minerare, si dhe shuma e të ardhurave që kanë hyrë në Buxhetin e Republikës së Kosovës nga këto veprimtari.

Lëvizja FOL, si anëtare e koalicionit Pro Open dhe me mbështetjen e Publish What You Pay, ka analizuar numrin e licencave të lëshuara nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 për kompanitë minerare, si dhe shumën e të ardhurave që kanë hyrë në Buxhetin e Republikës së Kosovës nga veprimtaria e kompanive minerare gjatë këtyre viteve.SEKTORI 

 

Numri i licencave që janë lëshuar për kryerjen e aktiviteteve energjetike nga Zyra e Rregullatorit për Energji gjatë vitit 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019.

 
Lëvizja FOL, si anëtare e Koalicionit Pro OPEN dhe me mbështetjen e Publish What You Pay, ka analizuar numrin e licencave që janë lëshuar për kryerjen e aktiviteteve energjetike nga Zyra e Rregullatorit për Energji gjatë vitit 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019.
 
Numrin dhe llojin e licencave të lëshuara gjatë këtyre viteve mund ti shihni në inofgrafikat e mëposhtme.
 
Për më shumë detaje, shikoni raportin: SEKTORI I HIDROENERGJISË NË KOSOVË

Praktikantet e INL – INL Interns

Lëvizja FOL në bashkëpunim me Internews Kosova dhe Debate Center, në kuadër të projektit “Sektori i drejtësisë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent në Kosovë – ACT-JS”, në fazën e parë të projektit kanë angazhuar tre praktikantë. Elona, Dea dhe Raesa, përgjatë tre muajve ishin pjesë e organizatave tona, ku përfituan ekperiencë në monitorimin e sistemit gjyqësor në vend dhe jo vetëm. Lexoni më poshtë për përvojën e tyre gjatë punës praktike.

Elona:
“Profesionalisht kam fituar shumë nga përvoja e mbajtjes së praktikës brenda organizatës “Internews Kosova”.
Kjo përvojë ka bërë që unë të zgjeroj diapazonin tim, si juriste e re. Gjatë monitorimit të seancave gjyqësore, kam mësuar detaje nga rrjedha e procedurës penale dhe civile.
Kam arritur të zgjeroj njohuritë edhe sa i përket hulumtimit mbi qasjen dhe qëndrimet e përfaqësuesve institucionalë, gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme në fushën e sundimit të ligjit. Kjo praktikë po ashtu ka bërë që të krijojë kontakte me persona të rëndësishëm në procesim e zhvillimit tim profesional.”
….
Elona: Professionally I have gained a lot from the experience within the organization “Internews Kosova”. This experience has made me expand my range of knowledge as a young lawyer. During the monitoring of court hearings, I learned details from the course of criminal and civil proceedings.
I have managed to expand my knowledge in terms of research on the approach and attitudes of institutional representatives, when dealing with various cases in the field of rule of law. This internship has also made me establish contacts with important people in the process of my professional development.”

 

Raesa:
“Përgjatë tre muajve në Debate Center, kam përfituar jashtëzakonisht shumë nga ana profesionale, por njëkohësisht edhe ajo personale.
Këta muaj kam ndihmuar në përgatitjen e aktiviteteve në kuadër të projektit ACT-JS, përmes së cilit kam mësuar më detajisht rreth sistemit gjyqësor në Kosovë, e poashtu edhe rreth kapaciteteve ligjore të organizatave në vendin tonë.”
…..
Raesa: “During the three months internship at the Debate Center, I have benefited extremely professionally, but also personally.
Throughout these months I have helped in the preparation of activities within the ACT-JS project, through which I have learned in more detail about the judicial system in Kosovo, as well as about the legal capacity of the organizations in our country. ”
Dea:

“Të qenurit pjesë e Lëvizjes FOL gjatë tre muajve, ka qenë një eksperiencë tejet përmbushëse. Monitorimi I sistemit gjyqësor ishte shumë e dobishme për rrugëtimin tim profesional duke qenë se jam studente e vitit parë në Fakultetin Juridik.

Përveç kësaj, pata edhe mundësinë të punoj drejtpërdrejt me hulumtues në FOL, me të cilët arrita të fitoja njohuri të reja rreth hulumtimeve në organizata jo-qeveritare. Përfitimet e kësaj praktike do të jenë tejet të nevojshme në angazhimet e mija të ardhshme në fushën ligjore.”

….
Dea: “Being part of the FOL Movement for three months has been a very fulfilling experience. Monitoring the judicial system was very useful for my professional journey as I am a first year student at the Faculty of Law.
In addition, I had the opportunity to work directly with researchers at FOL, with whom I managed to gain new knowledge about research in non-governmental organizations. The benefits of this internship will be much needed in my future legal engagements.”

 

 

FOL fokusohet në 10 reforma prioritare për luftën kundër korrupsionit në administratën publike

Prishtinë, 15 janar 2020 – Lëvizja FOL me mbështetjen e KFOS do të angazhohet në monitorimin e zbatimit të reformave në administratën publike. Reforma në administratën publike është një proces qenësore për fuqizimin e  transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, që është një parakusht për parandalimin të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën zyrtare. Në këtë drejtim, Lëvizja FOL ka identifikuar 10 masa prioritare të reformave në administratën publike për vitin 2021 që kanë rëndësi të veçantë për luftën kundër korrupsionit. Këto masa reformuese janë nxjerr nga korniza strategjike e reformave në administratën publike, kryesisht Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020 si dhe Kontrata e Reformës Sektoriale për Reformën ne Administratën Publike midis Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian. Lëvizja FOL do të avokoj për zbatimin e 10 masave prioritare të reformave si dhe do të monitoroj punën e institucioneve në zbatimin e tyre.

Secila masë prioritare e reformave do të vlerësohet nëse është zbatuar, nuk është zbatuar ose ka progres drejt zbatimit. Varësisht nga vlerësimit, i cili do të bazohet nga të dhënat që do të sigurohen nga hulumtimi i Lëvizjes FOL, organizata do të nxjerr një notë të përgjithshme të performancës së Qeverisë së Kosovës në zbatimin e reformës së administratës publike në vitin 2021.

Zhvillimi i kësaj karte monitorimit dhe vlerësimi ka për qëllim të dyfishtë, nxitjen e qeverisë të arrijë rezultate konkrete në reformat e administratës publike që kanë rëndësi të veçantë për luftën kundër korrupsionit si dhe të fokusoj punën monitoruese të shoqërisë civile në procesin e zbatimit të reformave në administratën publike.

Reformat prioritare me fokus nga Lëvizja FOL:

  1. Përqindja e zbatimit të masave afatshkurtra nga Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së
  2. Përqindja e strategjive/politikave të sektorit, koncept dokumenteve dhe ligjeve primare të miratuara nga qeveria në vitin 2020 që kanë qenë subjekt i konsultimit publik në përputhje me Standardet Minimale për Konsultimin Publik
  3. Themelimi i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme
  4. Fillimi i zbatimit të rekrutimit të centralizuar në shërbimin civil në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publik
  5. Zbatimi i të aplikimit dhe testimit elektronik për pranim në shërbimin civil të Republikës së Kosovës
  6. Miratimi nga Qeveria dhe dërgimi në Kuvend i masave të nevojshme ligjore në mënyrë që procedurat e veçanta administrative që bien ndesh me Ligjin për Procedurat e Përgjithshme Administrative janë shfuqizuar ose harmonizuar.
  7. Zbatimi i valës së parë të racionalizimit të agjencive në përputhje me planin e veprimit dhe koncept dokumentin e miratuar nga Qeveria.
  8. Pezullimi zyrtarëve publikë që janë paditur apo në hetime për vepra të lidhura me korrupsionin
  9. Largimi nga postet publike i zyrtarëve të cilët janë dënuar për vepra të lidhura me korrupsionin
  10. Publikimi i raportit për masat disiplinore të ndërmarra ndaj nëpunësve civil për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion

Konkurs për Punë Praktike me pagesë

Lëvizja FOL hap thirrjen për tre (3) praktikantë, studentë të fakultetit Juridik apo të shkencave shoqërore (Gazetari, Shkenca Politike, Sociologji, dhe të ngjajshme), të nivelit Bachelor dhe Master.

Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat 3 muaj – 30 orë punë në javë, duke filluar nga data 15 Shkurt 2021. Praktikantët do të kryejnë detyra në kuadër të monitorimeve, mbledhje të të dhënave dhe raportime mbi sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj si dhe një Letër Motivimi në gjuhën angleze në [email protected] jo më vonë se 25 Janar 2021. Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartëcekura do të ftohen për intervistë.

………

Ky program realizohet nga Lëvizja FOL në bashkëpunim me Internews Kosova dhe Debate Center, në kuadër të projektit “Sektori i drejtësisë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent në Kosovë – ACT-JS” të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).

 

SEKTORI I MINIERAVE DHE MINERALEVE

SEKTORI-I-HIDROENERGJISË

Korrupsioni – KURRË OPSION

Prishtinë, 9 dhjetor 2020 – Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsion për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, do të duhej të ishte një ditë në të cilën do të numëroheshin sukseset në luftën kundër korrupsion. Fatkeqësisht sukseset ndaj kësaj dukurie janë në një nivel të papërfillshëm.

Të dhënat nga raportet kredibile kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat specifikojnë pjesë të korrupsionit, janë alarmante. Sipas raportit të UNDP-së qytetarët e Kosovës kanë renditur papunësinë, korrupsionin dhe varfërinë si tre problemet themelore me të cilat përballet Kosova aktualisht.

Sipas, studimit të Odës Ekonomike Amerikane për vitin 2019, i cili ka matur aspektet kritike të korrupsionit, tregon se 72% e bizneseve e shohin korrupsionin si një çështje shumë të rëndësishme në Kosovë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre e konsiderojnë korrupsionin në Kosovë si sistematik.

Raporti i vendit për Kosovën për vitin 2020 tregon se Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit, në konfiskimin e pasurive si dhe përmes krijimit të departamenteve speciale që trajtojnë me prioritet rastet në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë, të korrupsionit (dhe krimin e organizuar) në gjykata.

Deri më tash, institucionet si Prokuroria dhe Gjykatat nuk kanë ndërmarrë dhe nuk po ndërmarrin veprimet e nevojshme me të cilat do të dëshmonin përkushtimin e tyre ndaj luftës kundër korrupsionit.

Andaj, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsion Lëvizja FOL kërkon rezultate të matshme dhe veprime konkrete në luftën kundër korrupsion, e jo fjalë boshe siç jemi mësuar të dëgjojmë zyrtarët shtetërorë për çdo ditë.

Shpresa Loshaj, fituese e Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2020

Prishtinë, 04 dhjetor 2020 – Lëvizja FOL edhe këtë vit ka ndarë Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2020, i cili në këtë vit iu nda znj. Shpresa Loshaj nga Deçani.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore e Lëvizjes FOL tha se këtë çmim, FOL e ndanë për herë të 12-të, në shenjë vlerësimi për personalitetet më të angazhuara në mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave të njeriut të vendit tonë. “Shpresa ka dëshmuar se vërtet mund të bëhet punë e mirë nëse ke guxim dhe nuk ke frikë nga pushtetarët që tentojnë të të heshtin, por në të njëjtën kohë Shpresa ka dhënë shembull për të gjithë se duhet të ketë vendosmëri që gjërat të shkojnë deri në fund. Ajo sot dorëzoi tri padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe Ministrinë e Ambientit për lejet e Kelkosit”, tha Demolli-Nimani.

Leonora Kryeziu, kryesuese e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha se është nder i veçantë që edhe kësaj radhe me nda këtë Çmim i cili ka të bëjë me një temë shumë të veçantë, siç është mbrojta e ambientit, ”Ajo çka ka bërë Shpresa ka kaluar të  gjitha iniciativat të cilat janë marrë deri më sot, dhe ka zgjuar vetëdijen e secilit për mbrojtje të ambientit” tha ajo.

znj. Shpresa Loshaj fituese e çmimit falënderoi Lëvizjen FOL për çmimin dhe tha se ky sukses i‘u atribuohet të gjithë pjestarëve të shoqërisë civile të cilët më kanë mbështetur në këtë iniciativë.

Shpresa Loshaj gjatë tërë këtij viti u angazhua për mbrojtjen e lumit në grykë të Deçanit dhe shkatërrimet në Zallin e Rupës përmes reagimeve të shumta duke shkruar letra politikanëve të Kosovës, duke avokuar në media në mbrojte të Grykës së Deçanit nga kompania Kelkos. Ajo ka ngritur këtë çështje në Asamble Komunale të Deçanit, në Komisionin Hetimor Parlamentar, në mënyrë që të ngritët si çështje në parlamentin e Carinthia të Austrisë, nga vjen Kompania Kelkos. znj. Loshaj, përmes angazhimit të saj e ka ngritë çështjen e shkatërrimeve në Zallë të Rupës në media si vendore edhe ndërkombëtare. Shpresa me angazhimin e saj ka arritur të dërgojë në vend të ngjarjes Kryeparlamentaren e Kosovës, Grupin e Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës, Komisionin Hetimor Parlamentar, ekspert nga vendi dhe rajoni si dhe shoqërinë civile nga Austria dhe Kosova.

Dështimet e Kuvendit në Funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Prishtinë, 2 dhjetor 2020 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin online, me ç’rast ka publikuar raportin “Dështimet e Kuvendit në Funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”. FOL ka monitoruar dhe analizuar tërë procesin e përzgjedhjes së Komisionerit për Informim dhe Privatësi, i cili nuk ka arritur të zgjedhet për tri herë me radhë nga Kuvendi, dhe ka paraqitur të dhëna në lidhje me mbarëvajtjen e të tri konkurseve si dhe janë dhënë rekomandime për çështjet përkatëse.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore e Lëvizjes FOL tha se FOL së bashku me organizatat si Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Instituti GAP, Instituti D4D, Grupi për Studime Politike dhe Juridike, Çohu, Instituti Demokratik i Kosovës dhe aktivistja Flutura Kusari kanë monitoruar tri proceset e dështuara për zgjedhjen e Komisionerit. “Ne si koalicion ad-hoc kemi monitoruar të tri konkurset sa i përket zgjedhjes së Komisionerit dhe fatkeqësisht po bëhen dy vite dhe Kuvendi ende nuk ka arrit ta zgjedh komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”, tha Demolli Nimani.

Ndërkaq Albana Hasani nga Lëvizja FOL prezantoj gjetjet nga ky monitorim, ku përveç detajeve nga tri konkurset e këtij procesi, tha se “edhe përkundër faktit se Komisioneri i Agjencisë për Informim dhe Privatësi nuk është zgjedhur ende, Agjencia për Infomim dhe Privatësi ka vazhduar të sjellë vendime, këshilla dhe opinione ligjore“. Sipas Hasanit, gjatë periudhës korrik 2019 – korrik 2020  Agjencia për Infomim dhe Privatësi kishte dhënë 10 këshilla ndaj zyrtarëve përgjegjës të institucioneve dhe kishte sjellur 28 vendime, vendime këto të nënshkruara nga zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, në mungesë të komisionerit.  Në fund, Hasani tha se ndryshimi i ligjit sa herë që shfaqen vështirësi në zbatimin e tij në praktikë paraqet anomali juridike dhe si e tillë nuk duhet të përvetësohet.

Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se ndër problemet evidente është çështja e përvojës menaxheriale meqenëse nuk është theksuar mirë në konkurs dhe nuk është definuar qartë se çfarë përvoje duhet të ken, ndërsa unë kam kërkuar edhe interpretim ligjore. Ndër të tjera, Kollçaku tha “asnjëherë nuk kam marr vendim vet, dhe me është thënë se vetë ligji ekzistues është ne kundërshtim me Kushtetutën sepse vetëm në disa raste duhet të shkohet me 2/3 të votave, dhe jo edhe për zgjedhjen e Komisionerit”.

Agim Maraj nga Ambasada Britanike në Prishtinë tha se Ambasada Britanike që katër vite është e angazhuar në shumë procese rekrutuese dhe të gjitha janë zhvilluar me ndihmën e eksperteve britanik të cilët kanë sjellë një përvojë të re.  Maraj ndër të tjera tha se “ne kemi vendosur që të tërhiqemi dhe të mos marrim pjesë në konkursin e katërt kurdo që bëhet dhe ky mos votim kam frikën që do të paraqes sinjal negativ për profesionistet e ardhshëm që do të aplikojnë”.

Jarmo Feliks Helppikangas, Këshilltar Ligjor në Zyrë e BE-së në Kosovë tha se ne kemi vëzhguar tërë procesin e përzgjedhjes së komisionerit dhe e kemi pritur me shqetësim vendimin për ndryshimin e ligjit.  Sipas Helppikangas roli i shoqërisë civile në tërë këtë proces ka qenë tejet i madh dhe këtë e karakterizon një shoqëri demokratike.

Flutura Kusari, aktiviste dhe juriste e të drejtës së mediave, ndër të tjera tha se “duhet të falënderoj për bashkëpunim dhe mikpritjen Kryetaren e Komisionit, znj Kollçakun, dhe Kuvendin në tërësi, Ambasadën Britanike dhe Zyrën e BE-së dhe gjithë ky bashkëpunim ka ndiku që ne me e kry punën më mirë”. Kusari gjithashtu tha se ky Agjencion i ka dy role, rolin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe në anë tjetër roli i saj në transparencën publike prandaj shoqëria civile ka interes që ky institucion me funksionu si duhet. Në fund Kusari tha se nëse ndryshohet ligji dhe zgjedhja e komisionerit bëhet me shumicë të thjeshtë të votave, kapja e Agjencionit do të vazhdoj, veçse nuk dihet nga cila parti politike dhe si rezultat do të kemi një institucion që nuk do të ketë mbështetjen e të gjitha partive politike.

Dështimet e Kuvendit në Funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Gjykatat e Kosovës kanë publikuar 2503 aktgjykime për muajin tetor 2020

Prishtinë, 30 nëntor 2020 – Lëvizja FOL ka vazhduar me monitorimin e publikimit të aktgjykimeve nga gjitha gjykatat e Kosovës. Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për muajin tetor 2020 janë publikuara 2503 aktgjykime.

Për muajin nëntor, gjykata me më së shumti aktgjykime të publikuara është Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka publikuar në total 658 aktgjykime. Kjo gjykatë (bashkë me degët Lipjan, Podujevë, Gllogovc, Graçanicë) ka publikuar 116 lëndë civile, 418 penale, 22 ekonomike dhe 102 administrative.

Lëvizja FOL poashtu ka monitoruar edhe gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara për secilën gjykatë.

Në gjykatën Themelore të Prishtinës, gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Gazmend Bahtiri (39 aktgjykime), Minir Hoti (35 aktgjykime), Selman Salihi (33 aktgjykime), Avdirrahman Gashi (27 aktgjykime), Ertan Sejfulla (26 aktgjykime).

Gjykata Supreme (përfshirë Dhomën e Posaçme dhe Kolegjin e Apelit) ka publikuar në total 237 aktgjykime, nga to 156 janë civile, 18 penale dhe 63 administrative.

Pesë gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Sabri Halili (40 aktgjykime), Hajrie Shala (32 aktgjykime), Teuta Ibrahimi (29 aktgjykime), Beshir Islami (24 aktgjykime) dhe Sahit Sylejmani (20 aktgjykime);

Gjykata e Apelit (bashkë me Divizionin e Apelit të Mitrovicës) ka publikuar gjithsej 149 aktgjykime: 70 civile, 20 penale, 6 ekonomike dhe 53 lëndë administrative.

5 gjyqtarët që kanë publikuar më së shumti aktgjykime në këtë gjykatë janë: Delushe Halimi-Konushevci (36 aktgjykime), Lumni Sallauka (13 aktgjykime), Hasan Shala (13 aktgjykime), Faton Ademi (12 aktgjykime), Milena Deric (9 aktgjykime);

Gjykata Themelore e Ferizajt (bashkë me degët Kaçanik dhe Shtërpce) kanë publikuar gjithsej 189 aktgjykime: 46 civile dhe 143 penale.

5 gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara ishin: Fitore Daci (19 aktgjykime), Mimoza Shabani (19 aktgjykime), Ilir Bytyqi (15 aktgjykime), Imri Sejda (14 aktgjykime), Zarjete Muhaxhiri (14 aktgjykime);

Gjykata Themelore e Gjakovës (bashkë me degët Malishevë dhe Rahovec) ka publikuar gjithsej 200 aktgjykime: 66 civile dhe 134 penale.

Diana Sina (23 aktgjykime), Drilon Haraçia (22 aktgjykime), Mizahir Shabani (17 aktgjykime), Ahmet Idrizaj (15 aktgjykime), Besarta Doli (15 aktgjykime) ishin 5 gjyqtarët që kanë publikuara më së shumti aktgjykime në këtë gjykatë.

Gjykata Themelore e Gjilanit (bashkë me degët Viti, Kamenicë dhe Novobërdë) ka publikuar gjithsej 95 aktgjykime: 19 civile dhe 76 penale.

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit 5 gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë Veli Kryeziu (19 aktgjykime), Rilind Sermaxhaj (12 aktgjykime), Behar Ymeri (9 aktgjykime), Sabedin Mushica (9 aktgjykime), Gazmend Ajvazi (9 aktgjykime);

Gjykata Themelore e Prizrenit (bashkë me degët Dragash dhe Suharekë) ka publikuar një total prej 141 aktgjykimeve: 28 civile dhe 113 penale.

Gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Raima Elezi (17 aktgjykime), Robert Tunaj (17 aktgjykime), Sebahate Kurteshi (15 aktgjykime), Luan Berisha (11 aktgjykime), Shpresa Emra (11 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Pejës (bashkë me degët Istog, Deçan dhe Klinë) ka publikuar një total prej 318 aktgjykimesh: 58 civile dhe 260 penale.

Gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Shaqë Curri (98 aktgjykime), Sulltan Dobraj (64 aktgjykime), Arben Mustafaj (38 aktgjykime), Sejdi Blakaj (24 aktgjykime), Migjen Kastrati (22 aktgjykime).

Gjykata Themelore e Mitrovicës (bashkë me degët Vushtrri, Skenderaj, Leposaviç, Zubin Potok) ka publikuar një total prej 516 aktgjykimeve: 227 civile dhe 289 penale.

Gjyqtarët me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Agron Maxhuni (74 aktgjykime), Gëzim Ademi (45 aktgjykime), Sladjana Gabic (38 aktgjykime), Vesna Milic (37 aktgjykime), Milos Markovic (32 aktgjykime).

FOL, Internews Kosova dhe Debate Center nënshkruan memorandum mirëkuptimi me KPK

Prishtinë, 25 nëntor 2020 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Internews Kosova dhe Debate Center sot kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Ky memorandum ka për qëllim qasjen sa më të lehtë të  realizimin e aktiviteteve që parashihen me me projektin “Sistemi i Drejtësisë në Kosovë i Përgjegjshëm, i Besueshëm dhe Transparent”, i cili financohet nga INL (Byroja e Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit).

T’FLASIM me gazetarë hulumtues për prokurimin publik

Prishtinë, 19 nëntor 2020 – Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse ka mbajtur diskutimin online me temën T’FLASIM me gazetarë hulumtues.

Qëllimi i këtij eventi ishte bashkëbisedimi me gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile të cilët kishin ndarë storiet e tyre dhe punën e tyre hulumtuese e deri te botimi i storieve/raporteve në lidhje me prokurimin publik.

Panelistë në këtë diskutim ishin Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Besnik Krasniqi nga Koha Ditore.

Ky bashkëbisedim do të shërbejë për të zgjeruar njohuritë e juaja për prokurimin publik në Kosovës dhe gjithashtu do të promovojë Portalin Porkurimi i Hapur dhe Transparent.

Reagim: Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile lidhur me grantin e performancës komunale

Prishtinë, 18 nëntor 2020 – Organizatat e shoqërisë civile kanë ndjekur me shqetësim, përpjekjet për ndërhyrje në procesin e vlerësimit të grantit të performancës komunale, i cili bashkëfinancohet nga fondet e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Qeverisë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze.

Granti i performancës komunale është e vetmja skemë qeveritare, e cila që nga viti 2017, ka ranguar komunat dhe ka ndarë fondet mbi baza meritore, duke evituar një praktikë të keqe të investimeve të Qeverisë mbi preferenca partiake.

Granti i perfomancës është vlerësuar si skema më kredibile edhe në kuadër të raportit të Komisionit Evorpian për Kosovën duke vlerësuar skemën e grantit, “si një skemë të pa-politizuar, të bazuar në transparencë dhe rregulla”. Prandaj organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile vlerësojnë se përpjekjet e vazhdueshme të motivuara politikisht, për të interferuar në një proces kredibil të vlerësimit ku janë të përfshirë edhe vet akterët e shoqërisë civile në cilësinë e monitoruesve si dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, është një përpjekje për të dëmtuar të vetmen skemë qeveritare, e cila ndër vite ka dëshmuar kredibilitet duke ndikuar në rritjen e performancës së shërbimeve komunale dhe respektimin e parimeve të qeverisjes në nivelin lokal të qeverisjes.

Kërkojmë nga përfaqësuesit e komunave dhe akterët tjerë, të ndërpresin menjëherë çdo ndërhyrje në procesin e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës, për t’i hapur rrugë finalizimit të këtij procesi në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

Nëse komunat apo palët tjera të interesuara kanë vërejtje në ndonjërin nga indikatorët e grantit të performancës, shqetësimet e tyre duhet t’i ngrisin tek MPL, mirëpo jashtë ciklit të vlerësimit në mënyrë që ndryshimet eventuale të bëhen me kohë dhe të gjitha komunat të jenë të informuara me kohë. Ne si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të japim kontributin tonë në avancimin e mëtutjeshëm të mënyrës së organizimit të grantit të performancës nëse paraqitet nevoja për një gjë të tillë.

INPO

D+

BIRN

Internews Kosova

D4D

KLGI

Syri i Vizionit

Lëvizja FOL

POLIS

Instituti GAP

KDI

Lipjan Youth Center

GLPS

Ec Ma Ndryshe

KCSF

PROGRAMI PËR FUQIZIMIN E SISTEMIT TË DREJTËSISË MONITORIMI I PUBLIKIMIT TË AKTGJYKIMEVE nëntor 2019 – gusht 2020

MONITORIMI I TAKIMEVE TË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS dhjetor 2019-gusht 2020

Reagim i OSHC-ve të koalicionit Pro Open: Të publikohen të gjitha lejet mjedisore të lëshuara dhe të bëhet transparent i gjithë procesi i pajises më leje mjedisore të kompanisë Kelkos

Prishtinë, 12 nëntor 2020 – Ne, organizatat e shoqërisë civile të koalicionit Pro Open, shprehim indinjatë të thellë rreth mungesës totale të transparëncës dhe llogaridhënies së Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe autoriteteve të tjera përgjegjëse në raport me licensimin dhe legjitimimin e ndërtimit dhe operimit të hidrocentraleve të vogla dhe mini, veprimtaria e së cilave tashmë është dëshmuar se ka ndikime direkte në mjedis.

Në kohën kur i gjithë potenciali qytetarë dhe shoqëria civile është vënë në lëvizje për të kundërshtuar ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve të vogla dhe mini, të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në mjedis si dhe për të mbrojtur potencialin tonë zhvillimor, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të dëgjuar vullnetin e qytetarëve me qëllim të evitimit të pasojave, mbrojtjes së ambientit dhe resurseve ujore si dhe për të bërë transparent gjithë procesin administrativ rreth dhënies së lejeve, autorizimeve dhe dokumentacionit tjetër relevant.

Për më tepër, në vazhdën e territ informativ rreth ligjshmërisë dhe arsyeshmërisë së ndërtimit dhe operimit të hidrocentraleve të vogla dhe mini, sot ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit përmes medieve ka deklaruar se ministria që udhëheqë ai nuk ka lëshuar asnjë leje mjedisore për kompaninë Kelkos, të cilës sot Zyra e Rregullatorit të Energjisë i’a miratoi licenën për prodhimin e energjisë për 40 vjet.

Në këtë kuptim, shteti i Kosovës ka dëshmuar së është i paaftë për të ofruar transparencë dhe llogaridhënie për publikun në lidhje me këtë problematikë dhe këto sjellje përbëjnë dyshim të bazuar se institucionet relevante, në veçanti Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë shkeluar autorizimet e tyre ligjore dhe i shërbejnë grupeve të ngushta të interesit, duke dëmtuar resurset natyrore të Kosovës dhe potencialin turistik dhe zhvillimor.

Ne, ju rikujtojmë se sot po ndërtohen hidrocentrale të vogla, në hapësirat e parqeve kombëtare dhe zona turistike me potencial zhvillimor, që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, dhe shumë dëme të tjera.

Për këto arsye, ne organizatat e shënuara më poshtë kërkojmë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit që të publikojë të gjitha lejet mjedisore të lëshuara dhe të bëjë transparent gjithë procesin e pajises më leje mjedisore të kompanisë Kelkos, duke mos u kufizuar në kushtet dhe kriteret që janë përmbushur për t’u pajisur me këtë leje.

 

Organizatat përkrahëse:

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Demokraci Plus (D+)

Çohu

FOL

Instituti Riinvest

Ec Ma Ndryshe

Environmentally Responsible Group (ERA)

OJQ Gjethi

Kosovo Advocacy and Development Center (KADC)

 

 

 

Suksesi i Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë

Lëvizja FOL dhe BIRN Kosovo me mbështetjen e USAID Kosovo -Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë për 17 muaj kanë realizuar projektin për ngritjen e transparencës në sistemin gjyqësor të Kosovës. Përmes inforgrafikës në vijim është prezantuar në numra suksesi i këtij projekti.