Ligjëratë me kryeredaktorin e gazetës online insajderi Vehbi Kajtazi

Prishtinë, 15 shtator 2016 – Lëvizja FOL po vazhdon me ciklin e ligjëratave në fushën kundër korrupsion, ku këtë herë i ftuar ishte kryeredaktori i gazetës online insajderi.com Vehbi Kajtazi. Disa nga temat që z.Kajtazi i shtjelloj ishin Roli i Mediave në luftën kundër Korrupsionit; Publikimi i Dosjes së shefave; Rreziku nga raportimi i korrupsionit si dhe çështje të tjera.

Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjerate ishin studentë nga Universiteti Publik dhe Privat.

Qendra për Edukim AntiKorrupsion është themeluar me ndihmën e Ambasadës Holandeze me qëllim të ofrimit të mundësive për edukim të të rinjve për politikat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie. Ndërkaq ky aktivitetet u mundësua nga UNDP në Kosovë.

Ligjërata të tilla në fushën antikorrupsion Lëvizja FOL do të organizoj edhe në të ardhmen.

img_0373-1 img_0374 img_0387 img_0389