FOL Hapur me kryetarin e komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi

Breznicë, 21 Prill 2016 – Lëvizja FOL me përkrahjen e Charles Stewart Mott Foundation, ka mbajtur sot debatin e radhës në formatin FOL Hapur me kryetarët e Komunave. Debati sot është mbajtur në fshatin Breznicë, komuna e Obiliqit.

Petrit Zogaj, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL prezantoi të gjeturat e hulumtimit që FOL ka bërë gjatë kësaj periudhe për investimet kapitale që komuna e Obiliqit ka bërë gjatë dy viteve të fundit, në katër fshatra me numrin më të madh të banorëve të kësaj komune si dhe të kërkesat e banorëve për investime. Sipas tij, pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë katër fshatra: Plemetin, Breznicë, Mazgit dhe Milloshevë dhe se këto kërkesa do të dërgohen në komunë në mënyrë që të shihet mundësia e investimeve me rishikim të buxhetit apo edhe vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, shpalosi investimet e bëra nga komuna deri më tani dhe premtoj se me rishikimin e buxhetit por edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm do të shikohen mundësitë e për investime të reja në këtë fshat.

IMG_7232 IMG_7297 IMG_7302 IMG_7314 IMG_7324 (1) IMG_7346