Zhvillohet Debat Publik për zhvillimin e Platformës për Luftimin e Korrupsionit në Sistemin e Edukimit në Kosovë

Prishtinë, 13 nëntor 2015. Lëvizja FOL në kuadër të projektit “Përfshirja e të Rinjve në Promovimin e Luftës Kundër Korrupsion në Sistemin e Edukimit” që mbështetet nga Programi për Angazhim dhe Barazi (E4E) e i financuar nga USAID/ATRC, ka organizuar debatin publik i cili për qëllim ka pasur zhvillimin e platformës për luftimin e korrupsionit në sistemin e edukimit në Kosovë s’edukorrupsionin.org.

Ky debat publik ka pasur për qëllim diskutimin rreth plotësimit të platformës s’edukorrupsionin.org , për luftimin e korrupsionit në sistemin e edukimit në Kosovë e cila do të shërbente ekskluzivisht si burim i specializuar për informim/edukim, raportim, hulumtim, avokim dhe diskutim rreth luftës kundër korrupsion në sektorin e edukimit.
Pjesëmarrës në këtë debat kanë qenë përfaqësues nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID zyra në Kosovë, përfaqësues të Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me promovimin e luftës kundër korrupsion përmes shfrytëzimit të teknologjisë informative, studentë universitarë nga Kosova dhe jashtë saj.

Platforma s’edukorrupsionin.org do të përfshijë këto seksione:

Seksioni i informimit/edukimit i kësaj platforme do të tentoj të edukojë të rinjtë me informata të përgjithshme rreth korrupsionit në sistemin e edukimit në Kosovë, shkaqeve dhe pasojave, formave të ndryshme të korrupsionit në sistemin e edukimit dhe më e rëndësishmja se si të adresohet/raportohet korrupsioni në sistemin e edukimit.
Seksioni i raportimit të korrupsionit në sistemin e edukimit do të ju mundësojë të rinjve që kur të përballen me ndonjë rast të korrupsionit në këtë sistem mundet që përmes platformës përmes kompjuterit ose telefonave të mençur mund të raportojnë aferat korruptive në sistemin e edukimit
Seksioni i hulumtimit do të mundësoi realizimin e anketimit online, në baza 6 mujore ku rezultatet e këtij anketimi do të shfrytëzohen për përcaktimin e trendit të nivelit të korrupsionit në sistemin e edukimit në Kosovë.
Seksioni i avokimit dhe diskutimit rreth luftës kundër korrupsion, ku kjo do të shërbente si dritare e vetme për të diskutuar rreth nivelit të korrupsionit, me, shpërndarjen e ideve dhe propozimeve të ndryshme, ku të rinjtë do të mobilizoheshin për të ndërmarrë aktivitete të përbashkëta në luftë anti-korrupsion dhe ku do të ofroheshin rekomandime për përmirësimin e gjendjes aktuale.

Lëvizja FOL mbështet në kuadër të Programit #engagementforequity – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.