Monitoruesi i Korrupsionit: Nga 61 vendime të Qeverisë, vetëm 3 në sektorin kundër korrupsion
Prishtinë – Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse në muajin tetor Qeveria ka nxjerr dy vendime të fushës kundër korrupsion.
Kuvendi i Kosovës gjatë muajve shtator- tetor 2011 ka mbajtur 3 seanca plenare, nga të cilat njëra është mbajtur gjatë muajit shtator dhe dy tjerat në muajin tetor. Nga këto tri seance plenare për këto dy muaj, vetëm në seancën e muajit shtator është diskutuar për çështjen kundër korrupsion, respektivisht gjatë seancës së muajit shtator ku është zgjedhur drejtori I Agjencisë Kundër Korrupsion.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) Bazuar në statistikat e këtij institucioni për muajin gusht-shtator shohim se në kuadër të kategorisë “shpërdorim i detyrës zyrtare” 14 lëndë janë pranuar në punë, asnjë lëndë në ka qenë në shqyrtim dhe vetëm 9 lëndë janë zgjidhur. Në kuadër të kategorisë “marrje e ryshfetit” kemi 2 lëndë të pranuara në punë dhe vetëm 1 lëndë është zgjidhur në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi vetëm një lëndë të pranuar në punë dhe 1 lëndë po ashtu të zgjidhur në fund të periudhës raportuese.
Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në muajt shtator-tetor janë dërguar gjithsej 44 lëndë në Prokurori: 16 raste në muajin shtator dhe 28 raste të tjera në muajin tetor. Prej hetimeve të Policisë së Kosovës 13 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 4 në muajin shtator dhe 9 në muajin tetor. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 679,285.00 “: 398,170.00 ” në muajin shtator dhe 281,115.00 ” në muajin tetor.
Doganat e Kosovës gjatë dy muajve kanë shqiptuar gjithsej 11 masa disiplinore. Në kuadër të tyre 2 kanë qenë në muajin shtator dhe nëntë tjerat në muajin tetor. Në kuadër të këtyre masave disiplinore 9 raste janë vërejtje me shkrim, 1 rast ndalim promovimi dhe një vërejtje gojore.
Shkarko raportin:
http://monikorr.org/images/uploads/pdf/Monitoruesi_i_Korrupsionit_-_Shtator_Tetor_2011.pdf