“Dezinfektimi i qeveritarëve të korruptuar”
Prishtinë, 9 dhjetor 2011 ” Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Lëvizja FOL! përmes një aksioni të saj ka “dezinfektuar” qeveritarët e korruptuar. Ky aksion është realizuar para hyrjes kryesore të ndërtesës qeveritare. Përmes këtij aksioni Lëvizja FOL! ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me nivelin e lartë të korrupsionit dhe shtrirjen e gjerë të tij në institucionet publike. Sipas hulumtuesit të kësaj Lëvizje, Armend Mazreku, “është pikërisht korrupsioni qeveritar që keq-qeverisja është bërë sistem qeverisës, që vendi ynë ka varfërinë dhe papunësinë më të lartë Evropë, dhe që e ardhmja e shtetit tonë është vënë në pikëpyetje”.
Më tutje, sipas FOL arsyeja kryesore pse republika jonë vazhdon të thyejë rekorde korrupsioni është pikërisht për shkak të korrupsionit politik të kësaj qeverie. Si rezultat i aferave të tilla, qeveritari dhe i korruptuari janë bërë sinonim i njëri tjetrit, është thënë më tutje nga përfaqësuesit e Lëvizjes FOL!.
Sipas Lëvizjes FOL! sot është dita e atyre që nuk janë të korruptuar dhe që e luftojnë seriozisht korrupsionin, e jo dita e atyre që deri në palcë janë të korruptuar, por që bëhen kinse e luftojnë atë.
Me këtë rast Lëvizja FOL! ka kërkuar nga institucionet që të mos përfshihen në afera korruptive, por t”i luftojnë ato me të gjithë mekanizmat ligjorë e institucionalë. Lëvizja FOL! kërkon rezultate të prekshme dhe veprime konkrete në luftë kundër korrupsionit, e jo fjalë boshe siç jemi mësuar të dëgjojmë nga ta për çdo ditë.