Lëvizja FOL anëtarësohet në IDEA, rikthehet Debati i formatit “Karl Popper”

Prishtinë, 15 dhjetor 2009 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Iniciativën për Progres(INPO)nga Ferizaj dhe Syri i Vizionit nga Peja, kanë organizuar debatin e formatit “Karl Popper” ndërmjet dy klubeve: Klubi i Debatit nga Shkolla Amerikane e Kosovës (ASK) dhe Klubi i Debatit nga Ferizaj.

Tema e debatit ishte: “Pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë e obligueshme”, ku dy ekipet kanë prezantuar argumentet e veta për dhe kundër obligimit për të dal në zgjedhje. Ky debat njëherit shënoj edhe fillimin e programit kombëtar të debatit në Kosovë i cili do të udhëhiqet nga Lëvizja FOL dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).