“Reforma e pushtetit lokal dhe zgjedhjet”.

 Prishtinë 3 dhjetor 2009 – Lëvizja FOL, Instituti Ballkanik i Politikave si dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, kanë mbajtur sot tryezën “Reforma e pushtetit lokal dhe zgjedhjet”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte nxitja e diskutimit në mes të shoqërisë civile dhe politike për reformat në pushtetin lokal dhe mundësisë së krijimit të më shumë zonave zgjedhore.

Ramadan Ilazi drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL deklaroj: “Reforma në pushtetin lokal ka marr hov me krijimin e këtyre pilot-njësive në komuna të cilat sipas Pakos së Ahtisarit parashohin krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, që me ligjin e ri për Qeverisje lokale parashohin kompetenca më të mëdha për komunat. “Ligj për zgjedhjet lokale parasheh dy palë zgjedhje në nivel të komunave: Zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Zgjedhjet për Kryetar të komunave. Reformat e Pushtetit lokal për bashkimin e njësive administrative të veçanta; hapja e listave të kuvendeve komunale ku nuk votohet bartësi i listës; krijimi u kuotave për përkrahje gjeografike të kandidatëve etj”.