Kosova i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Veprimit Kundër Ndryshimeve të Klimës”

Prishtinë, 24 tetor 2009 – Lëvizja FOL dhe Organizata 350 organizuan performancën simbolike për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Veprimit Kundër Ndryshimeve të Klimës, me ç”rast Kosova u bë pjesë e një fushate globale kundër këtij fenomeni. Mbi 2.000 ngjarje sa janë zhvilluar sot, në më se 150 shtete, duke përfshirë edhe tubimin në Prishtinë, janë shfaqur në ekranet gjigante në Times Square në Nju Jork dhe do të jenë të qasshme edhe në uebin 350.org.