Fëmijët larg fushatës parazgjedhore

Prishtinë, 19 Tetor 2009 – Lëvizja FOL ka reaguar ndaj përdorimit të fëmijëve në fushatën parazgjedhore, akt ky i cili bie ndesh me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës në Nenin 50, alineja 3 ku ndalohet eksploatimi i fëmijëve.

FOL i ka kërkuar partive politike të cilat synojnë të drejtojnë një shtet ligjor, që të respektojnë jo vetëm Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, por edhe etikën perëndimore ku Kosova aspiron të arrij.