FOL”08 kërkon zgjedhjen e shefit të sekretariatit të KQZ-së

Prishtinë, më 8 Janar 2009 – Aksioni qytetar FOL”08 përmes një deklarate për media ka reaguar ndaj mos zgjedhjes së Shefit të Sekretariatit të KQZ-së. FOL”08 i ka konsideruar të pakuptimta deklaratat e presidentit, kryeministrit dhe partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve përderisa ka më shumë se një vit që është bllokuar zgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Aksioni qytetar FOL”08 kërkon nga Kuvendi i Kosovës të jetë garantues i pavarësisë së Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë politike të mos i politizojnë institucionet e pavarura.