Lëvizja FOL dënon mënyrën jotransparente të shkarkimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale
Prishtinë, 2 tetor 2026 – Lëvizja FOL dënon mënyrën jotransparente në të cilën Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendimin për shkarkimin e z. Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Një veprim i tillë në mbledhje me dyer të mbyllura, pa i bërë të qarta për publikun faktet, arsyet dhe procedurën e ndjekur, cënon rëndë besimin në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe në vet pavarësinë e sistemit prokurorial.
FOL e konsideron të papranueshme që publiku të informohet për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë Speciale vetëm përmes një komunikate, pa pasur mundësi të kuptojë bazën faktike dhe arsyetimin e këtij vendimi.
FOL thekson se mundësia ligjore e bazuar në nenin 22 paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për mbylljen e takimeve për çështje të caktuara nuk e përjashton detyrimin e KPK-së për transparencë dhe arsyetim. Mbyllja e mbledhjes duhet të shpjegohet me rrethana konkrete, duke sqaruar edhe pse nuk ka qenë e mundur që vetëm pjesët që përmbajnë informacion të mbrojtur të trajtohen pa praninë e publikut.
Për këto arsye, Lëvizja FOL kërkon nga KPK publikimin pa vonesë të vendimit të plotë dhe të arsyetuar, në mënyrë që të siguron se ka ndjekur një proces të drejtë, të paanshëm, transparente dhe të bazuar në dispozita ligjore