Organizat e shoqërisë civile realizuan një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa R. Osmani

Prishtinë, 19 shkurt 2020 – Përfaqësues të Lëvizjes FOL, së bashku përfaqësues të organizatave Organizata Çohu / Preportr, Instituti GAP Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova Democracy for Development (D4D) , KCSF , realizuan një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa R. Osmani Qëllimi i këtij takimi ishte shqetësimi i organizatave të shoqërisë civile rreth mungesës së emërimit së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pozitë kjo e cila ka rëndësi të veçantë në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

FOL, së bashku me ÇOHU, GAP, KDI, D4D, KCSF, kishin monitoruar procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisioner, megjithatë si pasojë e shpërbërjes së Kuvendit vitin e kaluar ky proces është ndaluar. Kryeparlamentarja Osmani premtoi se do ta kërkojë një opinion ligjor nga Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës për t’u informuar mbi mundësinë e vazhdimit të procesit të emërimit të Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.