Veturat e deputetëve

Në mbledhjen e 23 shtatorit të këtij viti, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar propozimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit z.Xhavit Haliti, sipas të cilit 120 deputetëve të Kuvendit të Republikës, do t”u lejohet një zyrë pune për kontakt me elektoratin në një shumë qiraje deri 300 “, Një asistent deri 200 “, Një makinë deri 6000 “, dhe të lirohet nga dogana ” për mandatin. (nuk ka të drejtë ta shesë pa e paguar doganën) dhe 100 ” benzinë në muaj. Kuvendi i Kosovës, duhet të akomodoj me zyre secilin deputet, mirëpo një gjë e tillë duhet të bëhet brenda ndërtesës së Kuvendit. Më tutje Kosova është një zonë elektorale dhe mbi këtë bazë Kuvendi nuk ka obligim që t`u siguroj hapësira për punë deputetëve në qytetet e tyre përkatëse. Kontakti i deputetëve me qytetarët është obligim i punës së tyre dhe nuk është angazhim shtesë.
Blerja e veturave për deputetët e Kuvendit të Kosovës në bindjen tonë të thellë është abuzim me paratë e taksapaguesve dhe abuzim i fuqisë së Kryesisë së Kuvendit. Sipas përkufizimit “veturat deputetët nuk mund t`i shesin pa e paguar doganën”, i bie që veturat do të jenë pronë e tyre, e cila gjë është skandaloze. Z. Krasniqi, duhet t`u kujtojmë që ju këto vendime po i merrni në një kohë kur spitalet ballafaqohen me mungesë të infrastrukturës së nevojshme duke përfshirë mungesën e veturave si dhe barnave esenciale.