Tryezë mbi Vlerësimin e Zbatimit të Planit Nacional Të Veprimit OGP/PQH

Prishtinë, 3 dhjetor 2014 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe përkrahur nga Ambasada Britanike në Kosovë ka organizuar tryezën me temë: “Roli dhe rëndësia e Planit Nacional të Veprimit 2014 – 2016 – Partneriteti për Qeverisje të Hapur”– Vlerësimi i Zbatimit të Planit Nacional të Veprimit nga Institucionet e Republikës së Kosovës.

Qëllimi kësaj i tryeze është prezantimi i të dhënave të dala nga hulumtimi i realizuar nga Lëvizja Fol mbi “Niveli i Zbatimit të Planit Nacional të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur”, diskutimi mbi hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të planit nga ana e ministrive si dhe unifikimi i metodologjisë së monitorimit nga ministritë dhe Lëvizja FOL.