THIRRJE PËR APLIKIM PËR PRAKTIKË

Prishtinë, 30 shtator 2016 – Lëvizja FOL hap konkurs për praktikantë në Qendrën për Edukim AntiKorrupsion.

Kërkojmë praktikantë që plotësojnë këto kushte:

  1. Studentë të Fakultetit Juridik, Shkenca Politike dhe Gazetari
  2. Mosha – 19-26 vjec
  3. Njohja e gjuhës angleze është përparësi

 

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese jo më të gjatë se 300 fjalë – në email adresën: [email protected] deri të enjten me 6 tetor 2016 në ora 16:00.

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistim.

 

Shënim: Qendra për Edukim AntiKorrupsion është krijuar nga Ambasada Holandeze në Kosovë. Qëllimi i Qendrës është të ofrojë mundësi për zhvillim për studentët e rinj dhe hapësirë për hulumtim në fushat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie. Qendra mbështetet gjithashtu edhe nga UNDP.

                                                                            

thirrja-2-shqip